Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlore

Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlore "Qasja në dije është akti madhështor, suprem i qytetërimeve të mëdha.

Nga të gjitha institucionet që pretendojnë ta bëjnë, bibliotekat publike janë praktikisht të vetmet që ia arrijnë"
Toni Morrison

Dita Ndërkombëtare e Rinisë 2026"Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta", është tema e Ditës Ndërkombëtare të Ri...
13/08/2026

Dita Ndërkombëtare e Rinisë 2026

"Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta", është tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, që ka si mesazh mënyrën si të rinjtë, pavarësisht realiteteve të ndryshme lokale, ndajnë të njëjta aspirata për mirëqenien, arsimin, punën e denjë, pjesëmarrjen dhe dinjitet për një të ardhme të qendrueshme.

Në këtë ditë të veçantë, institucionet që punojnë me dhe për rininë në Vlorë u mblodhën së bashku për të diskutuar shërbimet shëndetësore, ndihmën ligjore, përfaqësimin rinor dhe kohën e lirë për të rinjtë e qytetit.

Në këtë ditë ne festojmë lidhjet që sjellin të rinjtë më afër njëri-tjetrit dhe zbulojnë prespektiva të reja që sfidojnë realitete të ndryshme që u përkasin.

Së bashku për të rinjtë e Vlorës! 💪🇦🇱



🤝 Pjesëmarrës:
Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center Këshilli Vendor i Rinisë Vlorë Qendra Aulona, DROSHKSH Vlorë, Ndihma Juridike Vlore, Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlore, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë

📚Dita Botërore e Bibliotekarëve 📚Sot kujtojmë dhe nderojmë njerëzit që çdo ditë kujdesen për botën e librave, dijes dhe ...
12/08/2026

📚Dita Botërore e Bibliotekarëve 📚

Sot kujtojmë dhe nderojmë njerëzit që çdo ditë kujdesen për botën e librave, dijes dhe kulturës.

Bibliotekari nuk është vetëm ai që vendos librat në rafte…
Ai është udhërrëfyesi drejt dijes, dëgjuesi i historive, këshilluesi i lexuesit dhe ura që lidh njerëzit me librin. 📖

Në çdo libër që gjen lexuesin e duhur, në çdo fëmijë që zbulon dashurinë për leximin dhe në çdo qytetar që gjen në bibliotekë një hapësirë për të mësuar e për të ëndërruar, ka edhe përkushtimin e një bibliotekari.

Sot, një falënderim i veçantë për të gjithë bibliotekarët që me dashuri, durim dhe përkushtim mbajnë gjallë magjinë e librit dhe e bëjnë bibliotekën një vend ku gjithmonë ka një histori për t'u zbuluar.

Gëzuar Ditën Botërore të Bibliotekarëve!
Le të vazhdojmë të hapim libra, të ushqejmë mendjen dhe të ndezim dritën e dijes! ✨📖

📚❤️

📚 Një zë i ri në letërsinë shqiptare…Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlorë pati kënaqësinë të pasurojë fondin e saj...
11/08/2026

📚 Një zë i ri në letërsinë shqiptare…

Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlorë pati kënaqësinë të pasurojë fondin e saj me librin e parë të botuar të një autori të ri shqiptar nga Diaspora, vetëm 16 vjeç.

📖 "Udhëtim në orët e jetës", një përmbledhje me poezi dhe ese, shënon një hap të bukur në rrugëtimin e tij krijues dhe dëshmon se dashuria për gjuhën, letërsinë dhe fjalën shqipe nuk njeh kufij dhe as moshë.

Me një gjest fisnik dhe të çmuar, autori i ri dhuroi dy kopje të veprës së tij, duke kontribuar në pasurimin e fondit të bibliotekës dhe duke e bërë krijimtarinë e tij të arritshme për lexuesit e qytetit të Vlorës.

✍️ I urojmë krijimtari të pashtershme, frymëzim dhe suksese në rrugëtimin e tij letrar!
Urojmë që ky botim i parë të jetë vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë e të bukur në botën e letërsisë.

Faleminderit për këtë dhuratë të çmuar për bibliotekën dhe lexuesit e Vlorës!

📚 Ju ftojmë ta lexoni dhe ta zbuloni këtë zë të ri të letërsisë shqiptare!


📚Në kujtim të ditëlindjes së shkrimtarit të shquar Sterjo Spasse (1914-1989), Biblioteka Publike Vlorë çeli ekspozitën m...
10/08/2026

📚Në kujtim të ditëlindjes së shkrimtarit të shquar Sterjo Spasse (1914-1989), Biblioteka Publike Vlorë çeli ekspozitën me titull:

✍️"Sterjo Spasse: Fjala që i rezistoi kohës".

📖 Ekspozita sjell për lexuesit veprën letrare të autorit, si edhe artikuj kritikë, vlerësime dhe kujtime të studiuesve e bashkëkohësve, të botuara ndër vite në revista dhe gazeta kulturore.

Ju ftojmë të udhëtoni nëpër faqet e librave të tij, të rizbuloni universin krijues të një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe dhe të riktheheni te mesazhet që vazhdojnë të flasin me të njëjtën forcë edhe sot.

📍Ju mirëpresim në Bibliotekën Publike Vlorë!

08/08/2026

🌿 Kujdesi për bibliotekën nis edhe nga hapësira që e rrethon.

Në Bibliotekën Publike "Shevqet Musaraj" Vlorë, mirëmbajtja e territorit të jashtëm është pjesë e një pune të vazhdueshme për të krijuar një mjedis të pastër, të gjelbër, të sigurt dhe mikpritës për çdo qytetar.

Edhe këtë herë, falë bashkëpunimit me Rajonin Nr. 3 dhe Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit, territori i bibliotekës po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë dhe të specializuar, me:

🌱 korrje të barërave dhe pastrim të bimësisë së panevojshme;
🌿 shkulje të rrënjëve dhe sistemim të territorit;
🌳 prerje dhe eliminim të pemëve të padobishme;
🧹 pastrim dhe mirëmbajtje të hapësirave të jashtme.

Këto aksione të mirëmbajtjes janë pjesë e një kujdesi të vazhdueshëm për mjedisin e bibliotekës, sepse një institucion kulturor duhet të jetë mikpritës jo vetëm brenda, por edhe në çdo hapësirë që e rrethon.

💧 Hapja dhe mirëmbajtja e 5 pusetave të territorit të bibliotekës është bërë një prioritet i pandërprerë gjatë këtyre tre viteve, si një masë e rëndësishme për mirëmbajtjen e infrastrukturës së jashtme dhe për t’iu paraprirë problematikave që mund të sjellin reshjet e dendura.

📚 Biblioteka është gjithmonë në punë - për librin, për lexuesin, për qytetarin dhe për çdo detaj që e bën këtë hapësirë më të denjë, më të pastër dhe më mikpritëse.

Faleminderit Rajoni Nr. 3!
Faleminderit Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit!
Faleminderit Bashkia Vlorë!

🌿 Për një bibliotekë të pastër, të gjelbër dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve.




05/08/2026

Një ditë pune në bibliotekën tonë duke listuar blerjet e librave të rinj për komunitetin e, duke i shërbyer përdoruesve të bibliotekës!

KUJTESË❗🏛 Prej 5 vitesh pranë Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", është në funksion te qytetarëve Këndi Arkivor Vlorë...
31/07/2026

KUJTESË❗

🏛 Prej 5 vitesh pranë Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", është në funksion te qytetarëve Këndi Arkivor Vlorë, si një shërbim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

📜 Ky kënd ka për qëllim të ofrojë qasje të drejtpërdrejtë në dokumente arkivore për përdorim studimor, pa pasur nevojë për udhëtime në Tiranë. Përdoruesit mund të konsultojnë dokumente që lidhen me histori, biografi, pronësi dhe çështje të tjera me natyrë administrative.

🗃 Procedurat dhe rregullat e shërbimit janë si më poshtë:

1.Këndi Arkivor shërben vetëm për efekt studimor. Nëse dëshironi dokumente pronësore, amza shkollore, vjetërsi pune ose dokumente të tjera biografike, duhet të bëni aplikimin pranë Postës Shqiptare ose në faqen kerkesat.arkiva.gov.al, jashtë Këndit Arkivor.
2.Studiuesi gjatë kohës që shfrytëzon Këndin Arkivor është i detyruar të zbatojë rregulloren e Bibliotekës së qytetit të Vlorës.
3.Regjistrimi në Sallën e Studimit kryhet nga çdo kompjuter me lidhje me internet, jashtë këtij Këndi Arkivor, në adresën: katalogu.arkiva.gov.al. Pas aprovimit, që zgjat një ditë pune, do të pajiseni në e-mailin tuaj me fjalëkalimin për të hyrë në Sallën e Studimit.
4.Pasi të jeni regjistruar, mund të porosisni dosjet që dëshironi të konsultoni, si në çdo kompjuter tjetër që ka lidhje me internet, në adresën katalogu.arkiva.gov.al.
5.Dosjet e porositura nga ju do të shërbehen ditën që kemi përcaktuar në sistem dhe do të qëndrojnë të disponueshme për pesë ditë pune.
6.Nëse dëshironi të porosisni kopje dixhitale të një ose disa dokumenteve, ndiqni udhëzimet që ofron sistemi, përfshi edhe mënyrat e pagesës.
📌 Pra, duke bërë regjistrimin nëpërmjet e- mailit tuaj në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ju do të pajiseni me një kod përkatës. Pas porositjes së materialeve që dëshironi, ato do të vihen në shërbimin tuaj pranë institucionit tonë, duke pasur në cdo moment ndihmën e specialistes së Këndit Arkivor.



📚✨ Fondi i Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj" pasurohet me një botim me vlera të veçanta për historinë dhe kulturën s...
30/07/2026

📚✨ Fondi i Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj" pasurohet me një botim me vlera të veçanta për historinë dhe kulturën shqiptare: "Enciklopedia e filmit shqiptar (1904–2022) - Historia e Shqipërisë në syrin e kamerës", me autore Irini Asqeri.

📖 Kjo vepër është fryt i një pune kërkimore 10-vjeçare dhe sjell një pasqyrë të çmuar të historisë së kinematografisë shqiptare, duke e parë atë si dëshmi të kohës dhe të kujtesës sonë kombëtare.

🤝 Me kënaqësi vlerësojmë se në realizimin e kësaj enciklopedie ka dhënë kontribut edhe Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj", përmes Fondit të saj të Vjetër, si edhe bashkëpunimit 2-vjeçar të specialistes së këtij sektori, znj. Blerina Kafia.

🙏 Falënderojmë me mirënjohje autoren Irini Asqeri për dhurimin e këtij botimi të vyer dhe për vlerësimin e kontributit të bibliotekës sonë në këtë punë të rëndësishme studimore. Jemi të lumtur që kjo enciklopedi tashmë është pjesë e fondit tonë dhe në shërbim të lexuesve, studiuesve dhe të gjithë të apasionuarve pas historisë së filmit shqiptar. 🎬📚


📚✨

26/07/2026

Kujtime 💫
📝"Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë"

📚 "Tryeza e Dialogut"Cikël takimesh me shkrimtarë, studiues, pedagogë, mësues, nxënës, studentë dhe stafin e Bibliotekës...
20/07/2026

📚 "Tryeza e Dialogut"

Cikël takimesh me shkrimtarë, studiues, pedagogë, mësues, nxënës, studentë dhe stafin e Bibliotekës.

🏛Sot, në ambientet e Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", zhvilluam takimin e parë të ciklit "Tryeza e Dialogut":
🗓kushtuar 96-vjetorit të lindjes së poetit të madh vlonjat, Fatos Arapi, zërit poetik që i dha detit përmasën e shpirtit njerëzor.
📌Të ftuar në këtë bashkëbisedim ishin poeti i ri Shon Malaj dhe mësuesi i nderuar Sami Sulejmani, i cili e mbylli me dinjitet karrierën e tij si drejtues i Shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali".

📜Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, stafi i Bibliotekës, së bashku me të ftuarit, ndanë mendime, kujtime dhe reflektime mbi jetën, krijimtarinë dhe trashëgiminë letrare të Fatos Arapit. Përmes analizës së poezisë së tij dhe bisedës së hapur, u sollën në vëmendje jo vetëm vlerat artistike të veprës së poetit, por edhe mesazhet e përjetshme që ajo përcjell për dashurinë, atdheun, njeriun dhe jetën.

📌"Tryeza e Dialogut" synon të jetë një hapësirë e gjallë e mendimit, e dialogut dhe e shkëmbimit të ideve, ku libri dhe letërsia bëhen urë lidhëse mes brezave dhe ku figurat më të spikatura të kulturës sonë kujtohen me respekt, analizohen me përgjegjësi dhe frymëzojnë lexuesit e sotëm.

📖 Me këtë takim, Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" çeli një traditë të re veprimtarish kulturore, duke riafirmuar misionin e saj si një qendër e rëndësishme e jetës letrare dhe kulturore të qytetit të Vlorës.

Address

Vlorë
9402

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlore:

Shortcuts

Share

Category