Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Vlore

Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Vlore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Vlore, Public & Government Service, Vlorë.

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Vlorë merr ankesa në lidhje me shkeljen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve nga organet e administratës publike.

02/01/2026

#2025

Avokati i Popullit , Zyra Rajonale Vlore zhvilloi një takim me banorët e Akernisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre mbi ...
11/12/2025

Avokati i Popullit , Zyra Rajonale Vlore zhvilloi një takim me banorët e Akernisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre mbi shërbimet publike dhe çështjet administrative. Banorët paraqitën problemet kryesore të zonës, ndërsa institucioni u angazhua t’i verifikojë dhe të ndjekë rastet sipas ligjit.

Në Bashkinë Selenicë  takimi u zhvillua me përfaqësues të bashkisë, prindër dhe nxënës, ku tema kryesore ishte informimi...
02/12/2025

Në Bashkinë Selenicë takimi u zhvillua me përfaqësues të bashkisë, prindër dhe nxënës, ku tema kryesore ishte informimi mbi shërbimet e Avokatit të Popullit. Gjatë aktivitetit u shpjegua roli i këtij institucioni, mënyra si paraqiten ankesat dhe situatat kur qytetarët – veçanërisht të rinjtë – mund të kërkojnë mbrojtje. Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, duke u fokusuar në të drejtat e fëmijëve dhe rëndësinë e informimit të komunitetit.

Takim i zhvilluar pranë Bashkisë Himarë.   Në kuadër të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të dr...
25/11/2025

Takim i zhvilluar pranë Bashkisë Himarë.

Në kuadër të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, u zhvillua një takim informues dhe bashkëpunues ndërmjet përfaqësuesve të Avokatit të Popullit dhe Bashkisë Himarë në bashkëpunim me Qendrën për Ndryshim dhe Zhvillim.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e informacionit, identifikimin e nevojave komunitare dhe nxitjen e bashkëpunimit institucional për garantimin e shërbimeve cilësore dhe respektimin e të drejtave themelore.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me aksesin e qytetarëve në shërbime publike, rëndësinë e mekanizmave efektivë të ankimimit, si dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të individëve.

Bashkia Himarë shprehu gatishmërinë për të forcuar mekanizmat lokalë të bashkëpunimit dhe për të adresuar problematikat e evidentuara, ndërsa Qendra për Ndryshim dhe Zhvillim prezantoi iniciativat e saj në mbështetje të komunitetit dhe institucioneve vendore.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një komunikimi të qëndrueshëm ndërinstitucional, me synimin për të rritur efektivitetin e shërbimeve publike dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të qytetarëve në territorin e Bashkisë Himarë.

02/10/2025
23/09/2025
Takim me QSHNJP , ku në fokus të diskutimit ishte ndihma juridike e garantuar nga shteti.
22/09/2025

Takim me QSHNJP , ku në fokus të diskutimit ishte ndihma juridike e garantuar nga shteti.


24/07/2025

Address

Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Vlore:

Share