Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh

Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh, Political organisation, Tirana.

Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh
Në nji kohë që Shqipëria është në pragun e shkatërrimit nga tradhëtarët që e qeverisnin, e Vetmja që mundet t'a shpëtojë këtë Komb është Ri Lidhja e Be-sës
ABSh është Zgjidhja e vetme!!
🇦🇱

10/03/2026

Në ditët e sotme dhe më tepër se kurrë, korrupsioni ka arritur kulmin e tij!
Ministra/Deputet/Zyrtarë të lartë, janë në shfrytëzimin e pasurisë së Popullit Shqiptar, duke mbrojtur njëri tjetrin për të marrë më tepër se kurrë, nga të gjitha ato që i përkasin Popullit!

Faktet janë të gjitha para nesh! Rrugë të sapo përfunduara, të cilat shkërmoqen. Plus që 90% të fshatrave janë pa rrugë. Kanalizime të cilat duhet të ishin por nuk ekzistojnë dhe, në rastin që ekzistojnë, ato shfrytëzohen nga individë privatë, të cilët kanë në përkrahjen e tyre zyrtarët. Shkolla të.mbyllura dhe të kthyera në stalla bagëtish. Trafikimi i drogës dhe prostitucioni janë në kulmin e tyre dhe ato. Shpronësimet e njerëzve nga pronat e tyre është bërë situatë e përditshme. Industria jonë është në pikën më të ulët që ka qënë ndonjëherë. Fondet publike të cilat jepen nga ndërkombëtarët, po merren me tendera nga individët dhe partnerët e tyre zyrtarë. Çdo gjë me pak fjalë, shënon rënien e plotë të komunitetit Shqiptar!

Ligjet e Kushtetutës dhe të Kodit Penal, po shkelen ditë për ditë nga vet ata njerëz që duhet t'i përmbajnë ato!
Institucionet mbikëqyrëse nuk funksionojnë dhe nëqoftëse funksionojnë, nuk arrijnë të përmbushin kërkesat e detyrës, sepse nuk i lëjnë zyrtarët!
Trupat ligjore, janë jashtë fuqisë dhe nuk arrijnë të përmbushin detyrën e vendosjes së ligjit!

Kanë kaluar 36 vite, dhe qeveritë e regjimit tonë, nuk ka l arritur asnjë marrëveshje, asnjë sukses, asnjë ndryshim!
Por atyre nuk i intereson përmbushja e detyrës!
Atyre i intereson vetëm ngopja e pangopshmërisë së tyre!
I intereson vetëm pasurimi i tyre!
Dhe nuk shofin dështimin që ka l sjellë! Ose më saktë nuk dua që t'a shofin!!

Deri sa do durojmë?
Thuaj jo Korrupsionit!
Çdo zë është i rëndësishëm!
Bashkohu edhe ti!
Thuaj Jo Korrupsionit!!

Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh

01/03/2026

Çdo parti politike shqiptare sot, po kundërshton atë në fuqi, me nji rivalizëm të madh nga e ashtuquajtura opozita!
Çdo parti politike shqiptare, kërkon vetëm një gjë! Rënien e kësaj qeverisjeje që vite me radhë i ka shkaktuar dëme Popullit Shqiptar.
Por problemi, Nuk qëndron vetëm tek partia që qeveris vendin.
Problemi i ka rrënjët thellë. Aq thellë sa që na çon 36 vite mbrapsht! Atje ku nisi e gjitha kjo, si një Rilindje!
Një rilindje që kishte për ideal, të paktën ashtu i thanë Popullit, që të nxiste Shqipërinë në nji nivel më të lartë. Por çfarë ndodhi këto 36 vite?
Me ardhjen e Demokracisë, njerëzit besuan në një të ardhme më të mirë, më dinjitoze, për mundësinë e një jete më të qetë, më të sigurt dhe më të kollajshme.

Qeveria e asaj kohe, nisi përgatitjet...
"Premtime për aksione dhe treg të lirë e të fortë"
"Premtime për një Shtet Sovran dhe Autonom"
"Premtime për nxitje pasurie për të gjithë"
"Premtime për nji jetë të mirë"

Por rruga e Popullit ishte ndryshe!
Njerëzit filluan të largoheshin nga vendi, duke lënë pas pasuritë e tyre. Duke lënë pas familjet, prindërit, fëmijët, dhe më së fundmi, Shtetin.
Shigjeta e parë NUK vonoi! Ato ishin piramidat, të cilat i morën pasuritë Popullit dhe filloj të shpërndahet në mënyrë të përsosur për oligarkët e sotëm.
Mbas kësaj, i hoqën ligjet e Tradhëtisë Kombëtare nga Kushtetuta në vitin 1995.
Diçka që hapi dyert më shumë për ata që kërkonin dhe kërkojnë shtypjen e Popullit tonë.
Dhe me heqjen e ligjit për Tradhtinë Kombëtare, ata vazhduan edhe më keq!
Partia Demokratike nisi luftën civile Shqiptare.
Shigjeta e dytë!
Vëllai vriste Vëllain. Shqiptari Shqiptarin.
Trafikimi i njerëzve arriti në kulm.
Plaga ishte hapur dhe askush nuk do e merrte përsipër përgjegjësinë e kësaj plage!
Populli, që të mbijetojë plagëve, u arratisë përsëri, duke dhënë më tepër fuqi tek tradhtarët e këtij vendi.
Qindra mijëra familje u nisën për migrim dhe lanë pas çdo gjë.
Kjo i fuqizoj më tepër tradhtarët!
Ata vazhduan të blejnë, të shpronësojnë, të ndjekin dhe të largojnë Popullin nga vendi.
Duke sh*tur vlerat Shqiptare:
Tokë, Det, Popull, Histori dhe Dinjitet
Shigjeta e tretë!
Tashmë kishin shumë armë në anën e tyre.
Kishin pushtetin e plotë!
I përkisnin të gjitha administratat!
Rrëmbyen nga Populli Shqiptar Moralin!
Dhe i dhanë vetes më tepër fuqi, duke ndërruar kushtetutën dhe duke përdorur ligje në favor të tyre dhe të afërme të tyre.
Duke kaluar kontrollin e plotë të Shtetit, në një grusht njerëzish që kërkojnë të ngjiten mbi të tjerët.

Populli i ngrit. E kuptoj. Por plani i tyre ishte pikërisht ajo që ndodhi.
Shigjeta e katërt!!
4 njerëz u vranë në një protestë masive!
4 jetë nga Populli ynë, për t'a detyruar Popullin të heshtë.
Dhe e arritën. Arritën t'ia dalin mbanë dhe e ulën Popullin. E frikësuan! E ndaluan të kërkojnë të drejtat e tyre!
E ndaluan të kërkojnë llogaridhënie ndaj tyre!
Dhe kështu Populli, nga frika heshti....

Por asgjë s'kishte mbaruar ende...
Populli u shfuqizu dhe ata u fuqizuan edhe më shumë!
Traktatet e tyre, ishin se si të heqin komplet vizionin e Popullit Shqiptar për nji Shtet të saktë!
Shigjeta e pestë!
Krijuan shpresa që kishin si qëllim mburojën e tyre, duke nisur punime të dukshme, por të rremë. Duke sjellur investime "strategjike" që do çonin Shqipërinë drejt suksesit.

Por çfarë nënkuptonte e gjitha?
Njerëzit filluan të largoheshin përsëri.
Të rinjtë edhe sot e kësaj dite po ikin dhe po largohen ditë për ditë.
Plani i tyre ishte që Populli të çarmatoset nga dijenia dhe e bërën. Duke i treguar rrugën të rinjve për nji jetë ilegale jashtë vendit për shumicën, dhe duke e kthyer më në fund, vendin siç e përshkruajnë mediat sociale të jashtme, të cilat e vendosin qeverinë tonë në një nga shtetet më të KORRUPTUAR dhe të lidhura drejtpërdrejt me botën e KRIMIT!
Sepse atje jashtë, NUK dëgjohen aktet e mira dhe të bukura nga Populli ynë.
Atje jashtë dëgjohen vetëm akte kriminale.
Dhe sikur nuk mjaftonte kjo....
Dëgjohet dhe plaga më e Madhe që kemi:
Vëllai vret përsëri vëllain!
Shqipëtarët po vriten me njëri tjetrin!
Dhe kjo nuk ndodh vetëm jashtë vendit.
Kjo ndodh edhe në Shqipëri. Sepse të ligat nuk kanë kufij!

E gjitha kjo na sjell në kohën e sotme...
Në kohën ku Shqipëria ka nevojë më tepër se kurrë, për Bashkim!

Jo nji tjetër parti politike
Jo nji tjetër regjim politik
Jo nji tjetër imunitet!

Sepse të gjitha partitë flasin për Drejtësinë
Por asnjëra nuk përmend heqjen e Imunitetit të plotë!
Asnjë parti politike shqiptare NUK kërkon lirinë e Popullit.

Dhe çfarë nënkupton e gjitha kjo?

Shqipëria është në një gjëndje që duhet të zgjedhë.
Do lejojmë që të vazhdojnë me shfarrosjen e Kombit Tonë, duke i hequr dhe duke vënë në krye të detyrës, pasardhësit e tyre? Duke bërë fjalë për partitë opozitare ose më saktë, ato parti që nxisin rritjen e dhunës dhe premtojnë një sistem të ri, por me imunitet?

Apo do ngrihemi të gjithë për krijimin e saktë e nji qeverie që NUK kërkon imunitet, por drejtësi të vërtetë dhe të pavarur?

Ka ardhur koha që Shqiptari duhet të ngrejë zërin!
Jo me luftë, jo me përplasje me forcat mbrojtëse. Jo me urrejtje ndaj njëri-tjetrit!
Por me një Bashkim Total nga të Gjithë!
Populli duhet të jetë i qetë dhe i pranishëm në këtë gjëndje!
Trupat mbrojtëse si policia dhe garda kombëtare, duhet të jetë pranë vëllezërve të tyre, që po luftojnë me Zë dhe JO me dhunë ndaj këtij regjimi!
Tradhëtarët duhet të ndëshkohen për aktet e tyre!

Por kjo, bëhet vetëm me Bashkimin Tonë!
Kjo bëhet vetëm nëqoftëse lidhet BE-SA përsëri, për të Mirën e të Gjithëve!

Zgjidhja NUK është dhuna!
Zgjidhja është Bashkimi dhe Zëri jonë kundër Tradhëtarëve!
Zgjidhja më këtë "luftë", është paqja dhe ndëshkimi i Tradhëtarëve!

Zgjidhja është BE-SA 🇦🇱



Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh

28/02/2026

Nësa Shqipëtarët do ngrinin zërin e tyre

Nëse Shqipëtarët do ngrinin zërin e tyre, atëherë çdo gjë do ndryshonte!
Por Shqiptari është demolarizuar, është frikësuar, është shkelur, është poshtëruar dhe është trajtuar si nji i huaj në vendin e vet.
Atij i është dhënë gjithmonë vetëm një mundësi, ikja.
Ikja për një vend tjetër, më të mirë.
Në një vend ku shoqëria civile e shikon të barabartë dhe respekton dashurinë e tij për jetesë dinjitoze!
Në një vend ku meritat kanë të bëjnë me aftësitë e tij të pastërta, dhe jo sepse ka të "njohur" ose "miq" që ja vërtetojnë vendin në shoqëri.
Shqiptari ikën nga ky vend, për të qëndruar diku që respektohet.
Diku që dëgjohet.
Diku që i jepet mundësia për t'u bërë dikush nga krahët e tij dhe jo nga "miqtë - minjtë".
Shqiptari Lirin e ka!
Por e ka të kufizuar në vendin e vet!
Dhe e ka të kufizuar, sepse Shqipëria është bërë një makineri shpërlarje, pikërishtë për ato "miqtë" që nuk janë tjetër veçse minj!
Dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar dhe për të fshirë këtë situatë, është Bashkimi Jonë!
Bashkimi Jonë anembanë botës dhe vendit!

Nuk do j*p shëmbull Rrjollin ose fshatra të tjera!
Nuk do marrë shëmbull Infrastrukturën rrugore që është mos ekzistuese!
Nuk do j*p shëmbull Arsimim e fëmijëve tanë që është kthyer në diskriminim dhe jo arsim!
Nuk do marrë shëmbull Blegtorinë Bujqësinë dhe Peshkimin që po shfarosen ditë pas dite!
Nuk do j*p shëmbull Energjinë elektrike dhe Ujin që gjoja nuk arrinë për të gjithë!
Nuk do marrë shëmbull Burimet tona natyrore që po shpërdoren dhe shfrytëzohen nga institucionet e huaja ose në dorën e oligarkëve!
Nuk do j*p shëmbull pika të "vockla" në parqet kombëtare shqiptare që po shndërrohen në resorte luksoze dhe pasurimin e tyre që qeverisin vendin tonë për afër 4 dekada!

Do j*p vetëm Shembullin më të Madhë!
Lënien e Vendit Tonë në Duart e minjve!!

Deri sa do durojmë!
Deri sa do heshtim?
Deri sa do rrimë duarkryq!
Ka ardhur koha të ngremë zërin!

Shqipëria ka nevojë sot, më shumë se kurrë!
Ka nevojën tënde si qytetarë!
Ka nevojën tënde si migrimtar!
Ka nevojën tënde si at dhe nënë
Ka nevojën tënde si motër e vëlla!
Ka nevojën tënde si punëtor dhe student!
Shqipëria ka Nevojë!
Nevojën për Bashkim!
Nevojën për Drejtësi Maksimale!

Dhe për t'u bërë ky Bashkim dhe kjo Drejtësi
Nevojitet Zëri i të Gjithëve!!!
Zgjohu Shqiptar!
Nëna Shqiponjë kërkon ndihmën tënde!



Sa e vërtetë! Por deri sa do heshtim??
17/02/2026

Sa e vërtetë! Por deri sa do heshtim??

Das Jahr 1913 veränderte das Schicksal der albanischen Nation für immer. Während das Land gerade erst seine Unabhängigkeit vom Osmanischen Reich erklärt hatt...

Zgjidhja vjen nga jashtë! Kjo ishte interpretenca tek sheshi i dollarit në abc!Duke theksuar më parë që pagën e krijon t...
13/02/2026

Zgjidhja vjen nga jashtë! Kjo ishte interpretenca tek sheshi i dollarit në abc!
Duke theksuar më parë që pagën e krijon tregu!
Por si mundet tregu t'a vendos pagën, kur nuk ka paga dinjitoze?
Si mundet zgjidhja të vij nga jashtë?
Këtu duken qartazi qëllimet e qeverisjes nga 1991 deri tani. Me të fundit të nxisin rritjen e migrimit Shqiptar dit pas dite!
Deri kur do e lejojmë??
Mos vallë duhet t'i lëmë të bëjnë ç'farë të duan?
Apo DUHET TË BASHKOHEMI KUNDËR KORRUPSIONIT!!!!?

Që të mundemi të Ri krijojmë Shtetin tonë ashtu siç duhet të jetë një Shtet Autonom dhe Sovran, duhen bërë disa hapa që ...
09/02/2026

Që të mundemi të Ri krijojmë Shtetin tonë ashtu siç duhet të jetë një Shtet Autonom dhe Sovran, duhen bërë disa hapa që të arrijmë në zhvillimin jo vetëm ekonomik, por edhe kulturorë, duke përfshirë edhe një trashëgimi të pasur për të ardhmen tonë, pra Fëmijët tanë!
Më poshtë paraqesë 10 hapa të domosdoshme për të arritur në atë që unë e quaj SHTET! Duke filluar nga hapi i dytë dhe duke lënë hapin e parë që është më i rëndësishmi dhe i lidh të gjitha, në fund!

Hapi 2)
Ndëshkimin e tradhëtarëve të Kombit Shqiptar dhe të Ekonomisë Kombëtare dhe me sekuestrimin e pasurisë së tyre, të zhvillojmë vendin tonë, por edhe të shlyejmë nji pjesë të borxhit kombëtar ndaj shtetet dhe institucionet botërore, ashtu si dhe heqjen e plotë të gëzimit të imunitetit parlamentar ose gjyqësor! Sepse nëqoftëse ekziston imuniteti, ekziston dhe korrupsioni!

Hapi 3)
Rindërtimin e Arsimit për të krijuar Mjeshtër dhe jo thjeshtë punëtorë! Duke i dhënë mundësinë fëmijëve tanë të krijojnë Dinjitet! Me motivin "Tru i shëndetshëm në nji Trup të shëndetshëm"!!

Hapi 4)
Nxitja e Bujqësisë Blegtorisë dhe Peshkimit, ashtu si dhe të Infrastrukturës dhe shfrytëzimin e mineraleve për Popullin dhe jo në interesin e shteteve të huaj siç bëhet sot e kësaj dite.

Hapi 5)
Rishikimi i investimeve strategjike dhe ndryshimin e tokës nga në gjendje sh*tje, në gjendjen e aksionit me fitim përqindjeje nga fitimet e tokës që është dhënë për investim strategjik (jo sh*tje), me detyrim të punësimit të Shqipëtarëve në masën 85% me paga dinjitoze, si dhe nji taksë të mirë të tyre për kontributin e arkës së shtetit.

Hapi 6)
Rindërtimin e Ushtrisë sonë, sepse pa mbrojtje, asgjë nuk bëhet. Ashtu si dhe riformomin e Kushtetutës dhe Kodit Penal (duke vënë përsëri në fuqi ligjin e tradhtisë) dhe rikrijimin e forcave policore dhe gjyqësore.

Hapi 7)
Të rindërtohet Shëndetësia dhe Shoqëria, ashtu si dhe Farmaceutika të lidhet menjëherë me Bujqësinë (sepse jemi çka konsumojmë) dhe të strehohen të gjithë të pastrehët! Bashkë me rritjen e pagës minimale në 1150 euro (e kemi këtë mundësi)

Hapi 8)
Të kthejmë të gjithë Diasporën sepse ata do jenë ndihma më e Madhe, por nëqoftëse bëhen të gjitha më sipër, ata do ndjejnë siguri dhe do e bëjnë vetvetiu! Duke ndihmuar me dijeninë dhe ekonominë e tyre! Sepse do e shohin që gjërat po ndryshojnë për së miri dhe jo për së keqi siç bëhet tani!
Duke ju kushtuar Nënës Shqipëri çdo mundësi që ata kanë!

Hapi 9)
Krijimi i nji institucioni për antikitetin, i cili të ket autoritet të lartë. Sepse të ruash historinë, është çështje dinjiteti dhe jo vetëm turizmi! Ashtu si dhe gërmime në vendet arkeologjike, për nxitjen dhe plotësimin e historisë kombëtare.
Duke përfituar dhe nga turizmi me këtë! Por më shumë për Historinë Tonë!

Hapi 10)
Krijimi i administrativës teknologjike, me nji sistem intranet për mbrojtjen e Kombit Shqiptar dhe të dhënave Tona, ashtu si dhe nji firewall të fortë për pjesën e internetit. Me nji pajisje qeveritare për e-voting të Çdo ligji që do prezantohet në Kuvendin e ardhshëm. Duke dhënë Fuqi tek Populli, dhe jo te nji grusht njerëzish që kërkojnë të përmirësojnë vetëm veten e tyre dhe të afërmit e tyre!

Hapi 1 dhe i fundit)
Për t'u bërë të gjitha këto dhe të realizohen, duhet vetëm një gjë!
Rilidhja e Be-sës Kombëtare!!!
Sepse vetëm të BASHKUAR, mundemi t'a realizojmë këtë gjë, dhe të formojmë një Shtet Autonom Sovran dhe të Fuqishëm (Ekonomikisht dhe jo vetëm).
Por duhet të Bashkohemi! Të lëmë pas çdo gjë që na përçajnë si Gjakmarrjet, Hakmarrjet, Fetë dhe mentalitetin që Shqipëria nuk bëhet!
T'i hedhim poshtë të gjithë ata që në vënd që të punojnë ata për ne, po punojmë ne për ata!
Duhet të BASHKOHEMI që të arrijmë të krijojmë nji të Ardhme DINJITOZE, dhe jo t'i nxisim Fëmijët tanë të ikin!
Duhet të BASHKOHEMI që të realizojmë ëndrrën Tonë!
Ëndrrën e çdo SHQIPTARI!!

Sepse DEMOKRACIA DIREKTE ekziston, dhe 10 hapat më sipër, e garancojnë dhe e sigurojnë atë!

_Angazhimi Be-së Lidhjes Shqiptare _

08/02/2026

🇦🇱🇦🇱🇦🇱BE-SA🇦🇱🇦🇱🇦🇱

BE-SA është një fenomen themelor në historinë Shqiptare, ashtu si dhe nji nga karakteristikat më të vjetra e më të forta.
Ajo domethënë gjithçka për Ne, sepse ne jemi i vetmi Popull që e ruan atë dhe mundet t'a shpjegojë!

BE-SA nuk është thjesht një fjalë.
Përcakton Dinjitet, Pastërti, Miqësi, të Vërtetën, është kontrakt i fjalës, diçka e shenjtë që nuk zbëhet me kalimin e kohës dhe nuk shkelet! Ajo është histori në vetvete, trashëgimi kulturore dhe kombëtare.
Guri i parë Shqiptar dhe guri i fundit!
Besnikëria ndaj fjalës, ndaj ngjarjeve historike, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj Kombit!

BE-SA është e lidhur me ne nga fillimi i ekzistencës sonë! Dhe po ashtu duhet të qendrojë! Duke mos lënë asnjë dhe asgjë që e cënon atë të fuqizohet.
Sepse BE-SA vetëm Ka dhe Duhet të ketë fuqi!
BE-SA kërkohet nga të gjithë Shqiptarët!
BE-SA jepet nga të gjithë Shqiptarët!
Ajo është historia jonë! Trashëgimi!
Dhe kërkohet të Lidhet përsëri, për nji Shqipëri Autonome, Sovrane dhe të Pavarur!
Ka ardhur Koha e Be-Sës!
Angazhimi ndaj Saj, kërkohet nga të gjithë Shqiptarët anembanë botës kudo që janë!
BE-SË Lidhja Kërkohet!
BE-SË Lidhja Duhet!

Për të mirën e ç'do Shqiptari!
Për ndëshkimin e çdo tradhtari!
BE-SA duhet Lidhur përsëri!!!

07/02/2026

Zhvillimi kërkon rënien e të korruptuarve
Rënia e të korruptuarve kërkon drejtësi maksimale
Drejtësia Maksimale kërkon Be-së
Be-sa kërkon lidhje
Dhe lidhja kërkon kontributin e të gjithëve
Zgjohu Shqiptar

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Angazhimi i Besëlidhjes Shqiptare - ABSh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share