QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit

QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit Qendra Kombëtare e Biznesit është institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit http://www.qkb.gov.al

QKB është institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, i cili shërben si sportel me një ndalese (one-stop-shop) ku kryhen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, duke përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor, sigurimin shëndetësor e shoqëror dhe Inspektoratin e Punës.

28/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i QKB-së, z. Etugert Llazi, së bashku me përfaqësues të QKB dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, zhvilluan një vizitë zyrtare pune në Padova, Itali, pranë InfoCamere, institucioni që administron regjistrin tregtar italian dhe shërbimet digjitale për biznesin. 🇦🇱🇮🇹

Gjatë workshop-it me ekspertët italianë, u diskutua mbi implementimin e një sistemi modern të regjistrimit dhe raportimit sipas standardit ndërkombëtar XBRL, integrimin me sistemet ekzistuese dhe ndërlidhjen me platformën europiane BRIS.

Delegacioni shqiptar u njoh gjithashtu me modelin italian të regjistrit plotësisht digjital, identifikimin elektronik, standardet e sigurisë kibernetike dhe funksionimin e Data Center-it të InfoCamere.

Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në modernizimin e Regjistrit Tregtar Shqiptar, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

📈Një tjetër muaj me ritëm dhe angazhim në QKB. 🖥️Gjatë muajit Prill u realizuan mijëra regjistrime, aplikime dhe asisten...
14/05/2026

📈Një tjetër muaj me ritëm dhe angazhim në QKB.
🖥️Gjatë muajit Prill u realizuan mijëra regjistrime, aplikime dhe asistenca për qytetarët dhe bizneset përmes telefonit, chat-it direkt dhe email-it. Faleminderit që na besoni çdo ditë! 🤝

13/05/2026

⛏️ Leja minerare po i afrohet afatit?
🔄 Shtyni afatin e vlefshmërisë së lejes dhe siguroni vazhdimësinë e aktivitetit tuaj minerar pa ndërprerje.
Qendra Kombëtare e Biznesit mundëson aplikimin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së lejes minerare, sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
📩 Ecuria e aplikimit ndiqet në kohë reale nëpërmjet njoftimeve automatike me email dhe në e-Albania.

08/05/2026

Treguesit e tremujorit të parë 2026 nxjerrin në pah një rritje të ndjeshme të interesit nga investitorët e huaj 🌐
📌 Bizneset 100% të huaja janë rritur me +56.03%
📌 Bizneset e përbashkëta (shqiptare–të huaja) janë rritur me +5.08%
Këto shifra tregojnë një besim në rritje ndaj klimës së biznesit në Shqipëri dhe potencialit që ofron tregu vendas për investime të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Qendra Kombëtare e Biznesit mbetet një pikë kyçe referimi për regjistrimin dhe zhvillimin e bizneseve, duke garantuar procese të shpejta, transparente dhe të aksesueshme për të gjithë.

06/05/2026

Çdo biznes nis me një ide…
Tani mund ta kthesh në realitet, më shpejt se kurrë.
Me Qendra Kombëtare e Biznesit aplikon online, në çdo kohë, nga çdo vend.
Një klik sot, një hap i madh nesër 🚀

01/05/2026

💡Nga një ide, në një biznes të regjistruar në QKB – çdo hap sjell më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik në vend.
👩‍💻Në këtë 1 Maj, vlerësojmë punën, përkushtimin dhe rolin e çdo sipërmarrësi që kontribuon në rritjen e ekonomisë shqiptare.
🤝QKB mbetet e angazhuar në lehtësimin e proceseve të regjistrimit dhe mbështetjen e sipërmarrjes në çdo hap të saj.

30/04/2026

Tremujori i parë i vitit 2026 konfirmon një dinamikë pozitive në zhvillimin e biznesit në Shqipëri 🇦🇱
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar:
📌 5,978 biznese të reja
📌 37,054 aplikime gjithsej
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025:
📈 Regjistrimet janë rritur me +12.26%
📈 Aplikimet kanë shënuar rritje me +2.32%
Këto tregues reflektojnë një interes të qëndrueshëm për hapjen dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në vend, si dhe një rritje të ndërveprimit me shërbimet e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
QKB vijon të lehtësojë procedurat dhe të mbështesë sipërmarrësit në çdo hap të tyre drejt formalizimit dhe zgjerimit të aktivitetit.

Muaji mars në shifra 📊Një tjetër periudhë që reflekton punën, përkushtimin dhe besimin në shërbimet tona. 🤝Çdo numër për...
23/04/2026

Muaji mars në shifra 📊
Një tjetër periudhë që reflekton punën, përkushtimin dhe besimin në shërbimet tona. 🤝
Çdo numër përfaqëson hapa konkretë drejt zhvillimit dhe mbështetjes së sipërmarrjes në vend.
Vazhdojmë të punojmë për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase çdo ditë.

10/04/2026

📢 Detyrimi për përditësimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues
Çdo subjekt raportues është i detyruar të përditësojë të dhënat e pronarëve përfitues sa herë që ndodh një ndryshim në:
▪️Strukturën e pronësisë (shtim ose largim të pronarëve përfitues të identifikuar)
▫️Përqindjen e zotërimit
▪️Mënyrën e kontrollit ose vendimmarrjes në subjektin raportues
▫️Çdo ndryshim tjetër në të dhënat e regjistruara të pronarëve përfitues
💻 Aplikoni përmes shërbimit online në platformën e-Albania:
“Aplikim për ndryshimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

03/04/2026

🚀 Po planifikon të hapësh biznes dhe ke zgjedhur emrin ideal?
💡 Me shërbimin “Kërkesë për rezervim emri” pranë QKB-së, mund ta rezervosh plotësisht online, shpejt dhe pa pagesë, përmes e-Albania.
🔒 Rezervimi i emrit siguron që askush tjetër të mos përdorë të njëjtin ose një emër të ngjashëm gjatë periudhës së vlefshmërisë.
⏱️ Shqyrtimi i aplikimit kryhet brenda 1 dite pune.
📅 Emri i miratuar është i vlefshëm për 30 ditë.
🔥 Rezervo emrin sot, bëje hapin e parë drejt biznesit tënd! 🚀📈

Address

Bulevardi Zhan D`Ark, Nr. 33. Tiranë (Ish Hoteli I Oficerëve)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 13:00

Telephone

+35542250066

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit:

Share