Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Autoriteti Kombetar i Ushqimit Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Autoriteti Kombetar i Ushqimit, Government Organization, Adresa: Bulevardi Zogu i I-rë, Godina nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri, Tirana.

14/09/2026

📍 Tiranë
Fillimi i vitit të ri shkollor është shoqëruar edhe me sensibilizimin dhe këshillimin e subjekteve ushqimore që ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore në Tiranë.

U monitoruan subjektet ushqimore si byrektore, pastiçeri, njësi tregtimi, furra buke, piceri, kreperi dhe fast-food, të cilëve iu komunikua rëndësia e zbatimit rigoroz të kërkesave ligjore që kanë të bëjnë me datat e skadencës, etiketimin, kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, gjurmueshmëria etj, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve të vegjël.

Mbrojtja e shëndetit dhe garantimi i sigurisë së fëmijëve do të jenë fokusi kryesor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë gjithë vitit shkollor, duke inspektuar monitoruar dhe sensibilizuar subjektet ushqimore.🤝✅


11/09/2026

📍Korça, ka qenë ndalesa e radhës e fushatës ndërgjegjësuese, nisur nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla”.

U monitoruan dhe u komunikua me operatorët e biznesit të ushqimit të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore mbi rëndësinë e çdo kërkese ligjore të sigurisë ushqimore, tregtimin e produkteve të sigurta dhe në kushte të përshtatshme për fëmijët dhe jo vetëm.

Shëndeti dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti kryesor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili përmes informimit, ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit, synon të krijojë produkte ushqimore sa më të sigurta.🤝✅


11/09/2026

👧👦 Siguria ushqimore e fëmijëve tanë, pa kompromis.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, AKU ka intensifikuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve, çerdheve dhe subjekteve ushqimore pranë tyre.

Vetëm gjatë javës së fundit janë kryer 75 inspektime, ndërsa në çdo rast ku janë konstatuar mangësi apo shkelje, janë marrë masat përkatëse.

✅ Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vitit shkollor.

10/09/2026

📍 Nga Elbasani, ka nisur fushata ndërgjegjësuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla” në operatorë të biznesit ushqimor që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve të sistemit parauniversitar. Qëllimi i kësaj nisme është rritja e ndërgjegjësimit dhe respektimi i rregullave të sigurisë ushqimore, duke garantuar zgjedhje të sigurta dhe ushqim të kontrolluar për fëmijët.
Shëndeti dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti ynë kryesor. Përmes informimit, ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit, synojmë të krijojmë një mjedis sa më të sigurt për fëmijët.🤝✅


📌 Veprimtaria javore e AKU
09/09/2026

📌 Veprimtaria javore e AKU

04/09/2026

📍 Në Burrel dhe Bulqizë, AKU vijon sensibilizimin dhe informimin e subjekteve ushqimore, me fokus mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe forcimin e sigurisë ushqimore.
Marketet, supermarketet, magazinat ushqimore, furrat e bukës dhe pastiçeritë u informuan mbi rëndësinë e gjurmueshmërisë, kushteve higjieno-sanitare, sistemit HACCP, dokumentacionit, jetëgjatësisë, ruajtjes dhe etiketimit të produkteve.
Respektimi i standardeve ligjore garanton një zinxhir ushqimor më të sigurt dhe mbron shëndetin e konsumatorëve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë në të gjithë vendin, duke forcuar bashkëpunimin Institucion-OBU-Konsumator.🤝✅


Përmirësimi i funksionit dhe mënyrës së inspektimeve, bëri bashkë në një takim të gjitha inspektoriatet me praninë e Kry...
02/09/2026

Përmirësimi i funksionit dhe mënyrës së inspektimeve, bëri bashkë në një takim të gjitha inspektoriatet me praninë e Kryeministrit z.Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit znj. Delina Ibrahimaj dhe Kryeinspektorit të Përgjithshëm z.Dashnor Sula.
Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së znj.Blerina Gjylameti, krahas drejtuesve të tjerë të inspektoriateve, me qëllim angazhimin e qasjeve te reja në mënyrën e inspektimit për të qenë më pranë në informim dhe këshillim të bizneseve, përballë sfidës të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Kryeministri Rama paralajmëroi një ndryshim rrënjësor në mënyrën e inspektimit, duke pasur si qasje edukimin dhe këshillimin e biznesit, paralajmërimin dhe më pas masat administrative, për një marrëdhënie të re me biznesin për arritjen e standardeve të kërkuara nga BE.


📌 Buletini i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për muajin Gusht 2026
01/09/2026

📌 Buletini i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për muajin Gusht 2026

31/08/2026

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u zhvillua një takim pune me drejtorët e qarqeve, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave rajonale, si dhe rritjen e efektivitetit të monitorimeve dhe inspektimeve në terren.
Gjatë takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi se, duhet të kemi një qasje më të unifikuar në planifikimin dhe realizimin e kontrolleve zyrtare, ndërgjegjësimit mbi sigurinë ushqimore në shkolla, si dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë identifikimit dhe adresimit në kohë të problematikave që lidhen me sigurinë ushqimore.
Një tjetër çështje e rëndësishme ishte përgjigjja ndaj qytetarëve dhe trajtimi në kohë i ankesave të tyre, duke garantuar komunikim të shpejtë, korrekt dhe transparent nga strukturat e AKU-së.
Në kuadër të orientimeve dhe prioriteteve në metodologjine “Besa” dhe “PasqyraAlbania”, znj. Gjylameti tha se janë instrumente angazhuese për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe forcimin e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
"AKU do të vijojë të punojë për një administrim sa më efikas, profesional dhe të përgjegjshëm të sigurisë ushqimore në të gjithë territorin e vendit" , tha Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së.


28/08/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u zhvillua një mbledhje pune me fokus forcimin e kontrolleve dhe masave për garantimin e sigurisë ushqimore pranë dhe në mjediset e institucioneve arsimore në të gjithë vendin.

Në fokus të veçantë do të jenë Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) që ushtrojnë aktivitet në afërsi apo në brendësi të shkollave, me qëllim që çdo produkt ushqimor i ofruar për nxënësit të përmbushë kërkesat dhe standardet e sigurisë ushqimore. 🤝✅

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti, kërkoi angazhim maksimal të strukturave të kontrollit, monitorim të vazhdueshëm dhe reagim të shpejtë ndaj çdo problematike që mund të cenojë sigurinë e konsumatorit.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet, duke synuar parandalimin e problematikave dhe garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

Siguria ushqimore e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe një prioritet i padiskutueshëm.


Address

Adresa: Bulevardi Zogu I I-rë, Godina Nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542256137

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kombetar i Ushqimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti Kombetar i Ushqimit:

Shortcuts

Share