03/06/2026
Konsolidimi i mbikëqyrjes së shërbimit civil dhe digjitalizimi i proceseve në fokus të raportimit për vitin 2025
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi Luzi, prezantoi në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025.
Gjatë raportimit u evidentuan zhvillimet kryesore të vitit 2025, me fokus forcimin e mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil, monitorimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe garantimin e neutralitetit politik të administratës publike gjatë proceseve zgjedhore.
Komisionerja theksoi gjithashtu progresin e bërë në drejtim të digjitalizimit të proceseve të mbikëqyrjes, në zbatim edhe të rezolutës së Kuvendit, për rritjen e transparencës, gjurmueshmërisë dhe efikasitetit institucional.
Në përmbyllje të parashtrimit të gjetjeve të raportit të veprimtarisë së KMSHC-së, për vitin 2025, Komisionerja paraqiti prioritetet e institucionit për vitin 2026, të cilat përfshijnë avancimin e digjitalizimit, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe monitorimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore.
Pas prezantimit të raportit, anëtarët e Komisionit zhvilluan një seancë pyetje-përgjigjesh mbi çështjet e trajtuara në raport dhe prioritetet e institucionit.
KMSHC|Raporti vjetor 2025:https://kmshc.al/wp-content/uploads/2026/05/Raporti%20vjetor%202025%20KMSHC.pdf