Regional Economic Development Agency

Regional Economic Development Agency The Regional Economic Development Agency (RED) is a national public agency under the authority of the Council of Ministers.

RED was established through the Regional Management Reform as a development and implementation mechanism of programs and projects with a place based approach. RED’s main goal is to manage and develop regional economic potentials, focusing on two main outcomes:
• Support of new and existing businesses (public & private)
• Creation of new jobs (especially in underdeveloped regions). RED’s strategic

model encourages the creation of partnerships between various public and private actors, as well as coordinates central and local government programs with international donor programs and private sector investments. Part of RED’s strategic model is the increased value of public assets, natural resources and human resources that each region carries within its territory. RED was based on the successful model of the WiBug company, owned by the Burgenland government in Austria, which managed to implement a portfolio of over 4 billion euros in development projects, turning Burgenland into an European success story. WiBug has also been highly competent in absorbing EU funds, with a rate absorption of 99.7%, acting as a coordinator between EU and private sector funds in Burgenland. The Regional Management Reform, currently underway by the Albanian Government, is in line with the country’s preparation for the EU’s cohesion policy, with the institutional requirements of the European Regional Development Fund (ERDF) and Chapter 22 “Regional Policy and Coordination of Structural Instruments “.

Në kuadër të qasjes së zhvillimit të partneriteve, Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, më datë 1 Qershor 2018,  pati...
05/06/2018

Në kuadër të qasjes së zhvillimit të partneriteve, Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal, më datë 1 Qershor 2018, pati kënaqësinë të presë në një takim zyrtar, Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën SH.T. z. Per Strand Sjaastad.

Gjatë takimit u diskutua mbi fushat prioritare të bashkëpunimit si dhe mbështetjen potenciale financiare apo teknike që Qeveria Norvegjeze mund të ofrojë për AZHER, sidomos në fushën e grupimeve detare (clusters). Diskutimi u përqendrua në projekte zhvillimore të porteve/marinave, në përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve të ofruara si dhe në mekanizmat e mbështetjes së biznesit dhe komunitetit lokal në këto zona.

Në datat 17 dhe 18 Maj, 2018 u mbajt në Kosovë workshopi me temë "Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Raj...
24/05/2018

Në datat 17 dhe 18 Maj, 2018 u mbajt në Kosovë workshopi me temë "Bashkëpunimi në Fushën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal". Në këtë takim, delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga Këshilli i Ministrave, përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal 1 & 2, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Ndërkohë që delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe drejtuesit e 5 Agjencive për Zhvillim Rajonal.

Ky workshop ofroi një mundësi shumë të mirë në shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, ideve dhe zgjidhjeve për të tejkaluar problemet, nxjerrjen në pah të praktikave më të mira të zhvillimit rajonal të balancuar, shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Si hap i metejshëm i këtij bashkëpunimi, parashikohet nënshkrimi i një marrëveshje mirëkuptimi midis të gjithë aktorëve të zhvillimit rajonal për zbatimin e projekteve konkrete ndërkufitare/rajonale me impakt të matshëm pë​r komunitetet lokale.

23/03/2018

RRJETI I DYQANEVE “EDUA”
Pajisuni me të drejtën e përdorimit të brandit “edua” pranë Agjencisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal ( Ndiq detajet e udhëzimit: https://goo.gl/EXFB9t ) dhe më pas apliko për mbështetje me 50% të vlerës së investimit të dyqanit të ri, deri në 2 milionë lekë pranë zyrave qëndrore të AZHBR në Tiranë. Një mundësi fantastike për të iniciuar një biznes e për ti dhënë treg prodhimit tradicional shqiptar.

“EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara e...
20/03/2018

“EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara etj, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët dhe prodhuesit e tjerë shqiptarë.

Në kuadër të këtij projekti, AZHER ka hapur thirrjet për aplikime për të gjithë subjektet që duan të pajisen më të drejtën e përdorimit të kësaj marke.

Në të njëjtën kohë, aplikuesit të cilët kryejnë aplikimin brenda datës 28 Mars 2018, munden të aplikojnë për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Më shumë informacion në lidhje me paketën dhe kushtet e aplikimit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “EDUA”, në dyqane me produkte tipike Shqiptare. “EDUA” është rrjeti më i ri në Shqipëri i dyqaneve me produkte tipike tradicionale: produkte bujqësore dhe artizanale, i cili synon të mbështesë dhe...

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “edua” në dyqane me produkte tipike Shqip...
15/03/2018

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “edua” në dyqane me produkte tipike Shqiptare.

Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës " Edua" në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit të 100 fshatrave të MBZHR mbështet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe artizanë shqiptarë, synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase.

Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomike të cilët duan të krijojnë ose të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”.

Procedura e aplikimit
Të gjithë aplikuesit duhet të shkarkojnë dokumentat e mëposhtme dhe të dërgojnë në mënyrë elektronike listën e mëposhtme:
1. Mjet Identifikimi i përfaqësuesit ligjor ose i personit të autorizuar (kartë identiteti/ pasaportë)
2. Një kopje e NIPT/NUIS;
3. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë drejtorisë rajonale të tatim-taksave;
4. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë sigurimeve shoqërore.
5. Formulari i aplikimit i plotësuar në të gjitha rubrikat.
Dokumentat e mësipërm duhet të dërgohen elektronikisht në adresën: [email protected] me subjekt: Aplikim për përdorimin e markës

Brenda një afati prej 3 ditësh pune, aplikuesit e kualifikuar do të njoftohen për tu paraqitur pranë zyrave të AZHER për të firmosur marrëveshjen e përdorimit të markës.

Në vijim, brenda datës 28 Mars 2018 aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë edhe për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant deri në 50% të vlerës së investimit dhe deri në 2 milionë lekë, për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Për më shumë informacion vizitoni link-un: http://red.gov.al/publikime/thirrje-e-hapur-per-aplikime-per-pajisjen-me-te-drejten-e-perdorimit-te-markes-edua-ne-dyqane-me-produkte-tipike-shqiptare/
ose na kontaktoni në adresën : [email protected]

Sot në emisionin Pasditja ime në RTSH do të diskutohet mbi projektin “edua” duke parashtruar informacion të përgjithshëm...
12/03/2018

Sot në emisionin Pasditja ime në RTSH do të diskutohet mbi projektin “edua” duke parashtruar informacion të përgjithshëm mbi projektin, mënyra sesi lindi kjo iniciativë dhe cilat janë strategjitë për të ndihmuar produktet “Made in Albania”.

Në këtë emision, Drejtori i Përgjithshëm i AZHER, Z. Rezart Sako do të shpjegojë gjithashtu për shtrirjen e këtij projekti si dhe për procedurën e aplikimit për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “edua”.

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “edua” në dyqane me produkte tipike Shqip...
09/03/2018

Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “edua” në dyqane me produkte tipike Shqiptare.

Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës " Edua " në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit të 100 fshatrave të MBZHR mbështet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe artizanë shqiptarë, synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase.

Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomike të cilët duan të krijojnë ose të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”.

Procedura e aplikimit
Të gjithë aplikuesit duhet të shkarkojnë dokumentat e mëposhtme dhe të dërgojnë në mënyrë elektronike listën e mëposhtme:
1. Mjet Identifikimi i përfaqësuesit ligjor ose i personit të autorizuar (kartë identiteti/ pasaportë)
2. Një kopje e NIPT/NUIS;
3. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë drejtorisë rajonale të tatim-taksave;
4. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë sigurimeve shoqërore.
5. Formulari i aplikimit i plotësuar në të gjitha rubrikat.
Dokumentat e mësipërm duhet të dërgohen elektronikisht në adresën: [email protected] me subjekt: Aplikim për përdorimin e markës

Brenda një afati prej 3 ditësh pune, aplikuesit e kualifikuar do të njoftohen për tu paraqitur pranë zyrave të AZHER për të firmosur marrëveshjen e përdorimit të markës.

Në vijim, brenda datës 28 Mars 2018 aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë edhe për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant deri në 50% të vlerës së investimit dhe deri në 2 milionë lekë, për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Për më shumë informacion vizitoni link-un: http://red.gov.al/publikime/thirrje-e-hapur-per-aplikime-per-pajisjen-me-te-drejten-e-perdorimit-te-markes-edua-ne-dyqane-me-produkte-tipike-shqiptare/
ose na kontaktoni në adrësën : [email protected]

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhj...
08/03/2018

AZHER mori pjesë të martën, në fazën finale të prezantimit të 15 projekteve nga 47 aplikantë të konkursit për përzgjedhjen e brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Drejtori i përgjithshëm, Z. Rezart Sako, ishte pjesë e jurisë në përzgjedhjen e projektit fitues, “edua”, së bashku me Z. Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Yllka Gjikopulli, Regjizore e Artit Pamor, Z. Andi Shameti, Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës dhe Z. Vasjen Katro, Grafik Dizajner.

Projekti “edua”, që u prezantua nga Znj. Ilva Kureta, sjell një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, duke ndërthurur në mënyrë moderne elementë tradicionale shqiptarë, përmes dizajnit dhe emrit të zgjedhur.

Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur.
Edua

08/03/2018

Pas përzgjedhjes së fituesit të konkursit, Z. Rezart Sako - Drejtori i Përgjithshëm i AZHER, shprehu falenderimet për pjesëmarrësit dhe entuziasmin e konkurentëve për punët serioze që ata paraqitën.

Aktiviteti përmbyllës i konkursit për përzgjedhjen e markës të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike Shqiptare ku u pre...
08/03/2018

Aktiviteti përmbyllës i konkursit për përzgjedhjen e markës të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike Shqiptare ku u prezantuan 15 punimet më të mira të përgatitura nga studio dizajni dhe arkitektë.​

Address

Skenderbej Street, Nr. 4/1/11
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Regional Economic Development Agency posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share