17/06/2026
Sot, pranë Qendrës Toptani, zhvilluam një aktivitet informues me qytetarët në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit.
Përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve informuese, qytetarët u njohën me të drejtat e tyre si gjatë blerjeve online, ashtu edhe në dyqanet fizike. Informacioni i ofruar synonte rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e konsumatorëve, mënyrat e mbrojtjes nga praktikat e padrejta tregtare dhe rëndësinë e informimit përpara çdo blerjeje.
Një konsumator i informuar është një konsumator më i mbrojtur.
Angazhimi ynë për informimin, edukimin dhe mbrojtjen e qytetarëve do të vijojë edhe në aktivitete të tjera ndërgjegjësuese në shërbim të interesit të konsumatorëve.