15/06/2026
Sot, në shkollën tonë nisi Shkolla Verore, ku nxënësit u mirëpritën që në orën 8 të mëngjesit, për të vijuar me veprimtari të larmishme sportive, edukative, artistike, duke kombinuar ushtrimet lëvizore me ato kreative dhe shkencore.
Patëm kënaqësinë të vizitohemi dhe nga zëvendësministria e Arsimit, znj. Herida Duro, e cila përshëndeti ngrohtësisht nxënësit dhe mësuesit.
Fëmijët luajnë dhe mësojnë duke u argëtuar. Ditë më të bukura na presin, prandaj ejani në shkollën Avni Rustemi... Falenderim për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle! 🤗