Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH ISHSH ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

ISHSH-ja ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

15/09/2026
ISHSH NË TERREN - SHTATOR 2026 🏫 Shkolla dhe institucione arsimore☀️ Sezoni turistik🏥 Institucione shëndetësore💊 Subjekt...
01/09/2026

ISHSH NË TERREN - SHTATOR 2026

🏫 Shkolla dhe institucione arsimore
☀️ Sezoni turistik
🏥 Institucione shëndetësore
💊 Subjekte të tregtimit të barnave

1. Institucione arsimore
Me fillimin e vitit të ri arsimor, një nga prioritetet e inspektimeve të muajit shtator do të jetë inspektimi higjieno-sanitar i institucioneve arsimore.
Inspektimet do të përfshijnë:
• institucionet e arsimit parashkollor dhe 9-vjeçar;
• institucionet e arsimit të mesëm;
• institucionet e arsimit universitar;
• konviktet në funksion të këtyre institucioneve.

2. Vijojnë inspektimet gjatë sezonit turistik
Edhe gjatë muajit shtator, ISHSH do të vijojë inspektimin dhe monitorimin shëndetësor dhe higjieno-sanitar gjatë sezonit turistik veror, veçanërisht në zonat me fluks të lartë të vizitorëve.
Kontrollet do të synojnë verifikimin e respektimit të kërkesave higjieno-sanitare dhe shëndetësore në subjektet dhe aktivitetet që lidhen me sezonin turistik, duke kontribuar në garantimin e një turizmi të sigurt për të gjithë.

3. Inspektime për akreditimin e institucioneve shëndetësore
Nëpërmjet këtyre inspektimeve synohet të kontribuohet në rritjen e cilësisë, sigurisë dhe standardeve të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

4. Inspektime higjieno-sanitare dhe shëndetësore të subjekteve të tregtimit të barnave
Inspektime higjieno-sanitare dhe shëndetësore me fokus edhe në zbatimin e kërkesave që burojnë nga:
Ligji nr. 8528, datë 23.09.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, i ndryshuar, dhe
Ligji nr. 26/2017, “Për produktet kozmetike”.

- Mbrojmë shëndetin publik

📍 ISHSH – Gusht 2026Gjatë muajit gusht 2026, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijoi aktivitetin inspektues në të gjith...
31/08/2026

📍 ISHSH – Gusht 2026
Gjatë muajit gusht 2026, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijoi aktivitetin inspektues në të gjithë vendin.

🔎 Në fokus të punës së inspektorëve:

☀️ Sezoni turistik veror – inspektim i subjekteve dhe verifikim i kushteve shëndetësore e higjieno-sanitare.

💧 Furnizimi me ujë të pijshëm – inspektime për verifikimin e kërkesave dhe kushteve higjieno-sanitare.

💊 Subjektet e tregtimit të barnave – kontrolle për zbatimin e legjislacionit përkatës, përfshirë kërkesat për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji dhe produktet kozmetike.

🏥 Institucionet shëndetësore – inspektime në kuadër të proceseve të akreditimit dhe verifikimit të standardeve përkatëse.

30/08/2026
27/08/2026

Address

Rruga "Aleksander Moisiu", Nr. 80
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH:

Shortcuts

Share