E-Albania

E-Albania Faqja zyrtare e portalit unik qeveritar e-Albania Së dyti, për përdorimin e TIK në edukim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.

Në programin e Qeverisë është përcaktuar se Qeveria do të punojë në tre drejtime kryesore duke vendosur objektiva të matshme:

"Së pari, për shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe administratën. Prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratën publike sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership. Politikat d

o të jenë të orientuara drejt përmirësimit dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore në mënyrë që rritet numri i përdoruesve dhe të promovohet zhvillimi i ofruesve të e-shërbimeve. Në këtë mënyrë do të nxitet krijimi i vendeve të punës për të rinjtë të cilët mund të punësohen në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë. Së treti, konsolidimi i infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar me rigorozitet parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme." AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË 2015-2020

Përshkrim
Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike. Vizioni
Të shndërrohet në kanalin kryesor për marrjen e shërbimeve online të administratës publike

Çfarë ofron e-Albania
-është një zyrë me një ndalesë për shërbimet online të administratës publike;

-është një kanal online për ofrimin e shërbimeve publike në 24 orë në 7 ditë të javës;

-ofron shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4 (sipas UNPAN 2014) nëpërmjet standardeve më të fundit të teknologjisë, mundësi për kryerjen e pagesave online për këto shërbime nëpërmjet kartave të debitit dhe kreditit;

-ofron shërbime elektronike të nivelit 1 dhe 2 (sipas UNPAN 2014), ku çdo i interesuar të marrë informacion të detajuar në lidhje me shërbimet për publikun, (licenca, leje, autorizime, certifikata, vërtetime apo shërbime të tjera të ngjashme), dokumentacionin e nevojshëm, procedurën që duhet të ndjekë, oraret e funksionimit dhe vendndodhjen e zyrave të administratës, kontaktet, si dhe adresën e faqes zyrtare të institucionit që ofron shërbimin përkatës, ku mund të orientohet për detaje të mëtejshme;

-është në përputhje të plotë me politikat e qeverisë në fushën TIK dhe Strategjinë Ndërsektoriale “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020”;

-ofron mundësi komunikimi për çdo paqartësi, pyetje apo problem mbi regjistrimin, shërbimet e ofruara në portal, përmes forumit të portalit, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale;

-ka përmirësuar ofrimin e shërbimeve, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë, si dhe duke ulur korrupsionin;

-ofron informacion dhe shërbime elektronike që krijohen dhe mirëmbahen nga institucione të ndryshme publike dhe private. Disponueshmëria dhe saktësia e shërbimit është përgjegjësi e institucionit përgjegjës, i cili ofron shërbimin e tij elektronik përmes portalit;

Përdoruesit
-të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huajt me regjistrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

-bizneset e regjistruara në Republikën e Shqipërisë;

-punonjësit e administratës publike në active directory;

-vizitorët e portalit. Standarde të përgjithshme
-ofron informacion mbi shërbimet që ofrojnë institucionet e administratës publike. Informacioni i paraqitur në portal përditësohet nga vetë institucionet sipas nevojës;

-siguron disponueshmërinë 24/7/365 me mbi 99% funksionalitet të portalit;

-lidhet me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (Government Gateway), në të cilën janë lidhur rreth 25 institucione të cilat shkëmbejnë të dhëna në kohë reale dhe së shpejti me 11 sisteme të tjera;

-sistemi i ndërveprimit është një sistem qendror shumëfunksional, një zgjidhje Enterprise Service Bus me një arkitekturë të orientuar nga shërbimet;

-pagesat e shërbimeve elektronike realizohen në mënyrë të sigurt nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e cila është e lidhur me institucione bankare dhe jo-bankare;

-ofron gërshetimin e një sërë teknologjive të sigurisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Procesi i regjistrimit kryhet nëpërmjet portalit qeveritar dhe të dhënat e plotësuara, nga përdoruesit gjatë procesit të regjistrimit, verifikohen elektronikisht me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për individët dhe Regjistrit Kombëtar Tregtar për bizneset (QKR);

-procesi i autentifikimit dhe identifikimit është i bazuar në strategjinë e "Single-Sign-On", për të krijuar një identitet unik për çdo përdorues, duke përdorur NID për qytetarin dhe NUIS për bizneset;

-është në përputhje me versionet më të fundit të shfletuesve të internetit si Internet Explorer, Google Chrome, Mozilla Firefox, Safari etj;

-aksesohet në versionet web mobile, app mobile iOS dhe Android;

-ofrohet 100% në gjuhën shqipe;

Për të ofruar një përvojë sa më të mirë gjatë përdorimit të portalit, i inkurajojmë përdoruesit të lenë komentet apo sugjerimet e tyre përmes forumit të portalit, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale;

📊 Shifrat e e-Albania 2.0 | 1–7 Qershor 2026🗓️ Gjatë javës 1–7 qershor, përmes portalit e-Albania 2.0 u realizuan:✅ 277,...
08/06/2026

📊 Shifrat e e-Albania 2.0 | 1–7 Qershor 2026

🗓️ Gjatë javës 1–7 qershor, përmes portalit e-Albania 2.0 u realizuan:

✅ 277,986 shërbime publike të marra
📝 141,443 aplikime për shërbime publike
📄 136,543 dokumente me vulë elektronike në kohë reale
📥 360,884 dokumente të dërguara te “Dokumentet e Mia”
👤 3,022 përdorues të rinj

🚀 e-Albania 2.0 – shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më pranë qytetarëve.

🤝 Një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të pagesave digjitale për shërbimet publike.Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, z...
03/06/2026

🤝 Një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të pagesave digjitale për shërbimet publike.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, z. Igli Tafa, dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, bashkë me përfaqësues të të dy institucioneve, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e sektorit bankar në vend për të diskutuar hapat e ardhshëm në zgjerimin e ekosistemit të pagesave elektronike në portalin e-Albania.

🎯 Dy drejtuesit theksuan rëndësinë e zgjerimit të pagesave digjitale në shërbimet publike, me synimin që të gjitha shërbimet me pagesë të ofrohen plotësisht online, përmes një game sa më të gjerë kanalesh pagese, duke garantuar akses të lehtë, komoditet dhe siguri për qytetarët dhe bizneset.

📈 Sot, 114 shërbime në e-Albania kanë të paktën një kanal pagese të integruar dhe mbi 138 mijë pagesa elektronike janë realizuar që nga janari 2024. Faza e ardhshme parashikon zgjerimin e pagesave online edhe për 253 shërbime publike.

🚀 Një administratë më e lidhur, procese më inteligjente dhe shërbime publike që funksionojnë në ritmin e qytetarëve dhe biznesit — ky është drejtimi i transformimit digjital që po ndërtojmë së bashku.

🚜🌾 Nga strategjia drejt bujqësisë inteligjente.��🤝 AKSHI mori pjesë në aktivitetin kombëtar “Bujqësia Digjitale për Shqi...
03/06/2026

🚜🌾 Nga strategjia drejt bujqësisë inteligjente.��🤝 AKSHI mori pjesë në aktivitetin kombëtar “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030”, ku përfaqësues të institucioneve, fermerëve, akademisë dhe ekosistemit të inovacionit diskutuan mbi sfidat, mundësitë dhe vizionin për ndërtimin e një bujqësie inteligjente, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt të dhënave. 📡🌱🇦🇱

🎙️ Gjatë këtij takimi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, theksoi rolin kyç të teknologjisë dhe shërbimeve digjitale në modernizimin e sektorit dhe afrimin e tij me standardet e Bashkimit Europian.��
Në panelin e diskutimit, Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, znj. Romina Kostani, prezantoi progresin e bërë në dixhitalizimin e bujqësisë, duke theksuar se sot sektori mbështetet nga platforma dhe sisteme digjitale që mundësojnë menaxhimin e skemave të mbështetjes për fermerët, gjurmueshmërinë e blegtorisë, sigurinë ushqimore, si dhe monitorimin e tokave bujqësore, aktivitetit të peshkimit etj. Këto investime kanë rritur efikasitetin, transparencën dhe cilësinë e të dhënave, duke krijuar bazat për një bujqësi më moderne dhe të orientuar drejt inovacionit. 🌱📡🇦🇱

📡 Faza e ardhshme e transformimit shkon përtej dixhitalizimit të proceseve. AKSHI po diskuton integrimin e Inteligjencës Artificiale, imazheve satelitore dhe analizës së avancuar të të dhënave për të ndërtuar sisteme më inteligjente monitorimi dhe mbështetjeje për sektorin bujqësor.

🇪🇺 Paralelisht me dixhitalizimin e shërbimeve, Shqipëria po ndërton sisteme që e afrojnë sektorin e bujqësisë me standardet e Bashkimit Evropian. Platforma si FSDN, LPIS, IACS dhe TRACES krijojnë bazat për një bujqësi më moderne, transparente dhe të orientuar drejt të dhënave, duke përgatitur institucionet dhe fermerët shqiptarë për integrimin në Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe tregun evropian.

🌱 Shqipëria po ndërton një bujqësi të mbështetur mbi të dhëna, inovacion dhe inteligjencë artificiale 🇦🇱✨

📚 Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2026.Nga 1 deri më 16 qershor 2026, të gjithë kandidatët që dësh...
02/06/2026

📚 Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2026.

Nga 1 deri më 16 qershor 2026, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit arsimor mund të aplikojnë lehtësisht përmes portalit e-Albania .

💻 Aplikimi kryhet online, në çdo kohë dhe nga kudo.

🗓️ Afati i aplikimeve: 1 – 16 qershor 2026

ℹ️ Për më shumë informacion: arsimi.gov.al

🚀📖

Kjo është energjia që na duhej! 😍AKSHI nuk ka ndriçuar kurrë më shumë se sot.I kemi sytë nga ju — bota është e gjitha e ...
01/06/2026

Kjo është energjia që na duhej! 😍
AKSHI nuk ka ndriçuar kurrë më shumë se sot.

I kemi sytë nga ju — bota është e gjitha e juaja! 🤩

Shifrat e e-Albania 2.0 në 1 javë, 🗓️25–31 maj: ✅ 337,630 shërbime publike të marra▪️ 227,861 aplikime për shërbime publ...
01/06/2026

Shifrat e e-Albania 2.0 në 1 javë,
🗓️25–31 maj:

✅ 337,630 shërbime publike të marra

▪️ 227,861 aplikime për shërbime publike
▪️ 109,769 dokumente me vulë elektronike në kohë reale
▪️ 276,119 dokumente të dërguara te “Dokumentet e Mia”
▪️ 2,888 përdorues të rinj

e-Albania 2.0 – shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më pranë qytetarë

E ardhmja është në duart tuaja. Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve në mbarë botën! Akshi & e-Albania ❤️
01/06/2026

E ardhmja është në duart tuaja. Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve në mbarë botën!

Akshi & e-Albania ❤️

25/05/2026

Një risi që ndryshon mënyrën si ndërveprojmë me shërbimet publike. 🇦🇱✨

Për herë të parë, me e-Albania 2.0, personat e komunitetit që nuk shikojnë mund të përdorin shërbimet publike online në mënyrë të pavarur, të thjeshtë dhe pa barriera. 💻🎧

e-Albania 2.0 sjell një eksperiencë të re digjitale në Shqipëri — duke garantuar:

🤝 gjithëpërfshirje
🔓 autonomi
⚡ akses pa dallime
Teknologjia ka vlerë vetëm kur i shërben çdo qytetari, pa përjashtim.

Aksesi nuk është privilegj.
Është një e drejtë.

e-Albania 2.0
Gjithçka për këdo. 🇦🇱🤝

20/05/2026

Për të ushtruar aktivitetin e tregtimit të armëve të kategorive B1, B4, C dhe D, aplikimi për licencë kryhet online nëpërmjet e-Albania.📲👨🏻‍💻

Në vetëm pak hapa, mund të aplikoni elektronikisht pranë Policisë së Shtetit👇

Zgjidhni shërbimin: “Licencë për tregtimin, importin dhe eksportin për armët e kategorisë B1, B4, C & D”🔗 https://e-albania.al/ServiceDetails/14219

Ngarkoni dokumentet e kërkuara dhe dërgoni aplikimin

✔️Përgjigjja do t’ju dërgohet elektronikisht:
• Te “Dokumentet e mia”
• Në adresën tuaj të e-mail

ℹ️Licenca ka vlefshmëri 5-vjeçare.

e-Albania, gjithçka për këdo🇦🇱

18/05/2026

🇦🇱 e-Albania 2.0

Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri. 💻

Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë, më të sigurt dhe më intuitive për qytetarët dhe bizneset.

E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0 garanton më shumë qëndrueshmëri, efikasitet dhe besueshmëri në çdo shërbim online. 🔒

Platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë.

Për bizneset, e-Albania 2.0 prezanton funksionalitete të reja për menaxhimin e autorizimeve dhe delegimin e përkohshëm të përdorimit të shërbimeve elektronike, me kontroll të plotë dhe fleksibilitet. 📊

Sistemi i ri i autentikimit sjell më shumë siguri për përdoruesit përmes metodave të avancuara të verifikimit me dy faktorë. 🔐

e-Albania 2.0
⚡ Më e shpejtë.
🔒 Më e sigurt.
💻 Më e aksesueshme.
🤝 Për të gjithë.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E-Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to E-Albania:

Share