Biblioteka në shtëpi

Biblioteka në shtëpi Misioni:
1. Promovimi i vlerave të librit
2. Nxitja e leximit
3. Angazhimi i të rinjve në mënyre aktive
READ MORE, SEE MORE.

Foto nga takimi i djeshëm i klubit të librit "Farmacia Letrare"! Në këtë takim diskutuam për romanin "Perëndia mbrapsht ...
22/06/2020

Foto nga takimi i djeshëm i klubit të librit "Farmacia Letrare"! Në këtë takim diskutuam për romanin "Perëndia mbrapsht dhe e dashura", të autorit Visar Zhiti, një libër që duhet lexuar patjetër.

Pjesë nga romani "Perëndia mbrapsht dhe e dashura", i autorit Visar Zhiti, zgjedhur për takimin e klubit të librit "Farm...
20/06/2020

Pjesë nga romani "Perëndia mbrapsht dhe e dashura", i autorit Visar Zhiti, zgjedhur për takimin e klubit të librit "Farmacia Letrare" që do të zhvillohet nesër, datë 21.06.2020, ora 17:00, në ambientet e "Bar Ales", në Tiranë.
Pjesa në vazhdim përshkruan bukuritë e Shkodrës: - "...humori i këtushëm është më i miri në të gjithë Europën Lindore, sidomos gazmoret që shpikte menjëherë kundër shtetit, mbas çdo marrie të tij, por dhe guximi qytetar, sjellja, të gjithë dukej sikur ishin kundër dhe u pëlqente të bënin qejf, të pinin sa më shumë, dhe, kur rrethet e tjera e tejkalonin planin shtetëror me punë dhe heroizma, këtu ishin para me planin e të pirit, po konsumonin birrën e shekullit të ardhshëm, kështu thuhej dhe bëhej dashuri si asgjëkundi tjetër. Të dehurit dhe të dashuruarit ishin fantastikë. Nëse të parët shkonin të ziheshin me statujat e heronjve, të dytët grumbullonin lekë për të blerë kitara. Bëheshin bashkë dhe e merrnin me radhë nga njëri-tjetri. Këndonin në grup. Ishte e pamundur të mos ndiheshe artist këtu..."

Libra të shtuar në bibliotekë!Set librash nga klasikë dhe nobelistē!
13/06/2020

Libra të shtuar në bibliotekë!
Set librash nga klasikë dhe nobelistē!

Libra të shtuar në bibliotekë!Titulli: "Rruga"Autori: Cormac McCarthyZhanri: RomanShtëpia botuese: “Dudaj”Nr. faqeve: 23...
13/06/2020

Libra të shtuar në bibliotekë!
Titulli: "Rruga"
Autori: Cormac McCarthy
Zhanri: Roman
Shtëpia botuese: “Dudaj”
Nr. faqeve: 235
Viti i botimit: 2009
Informacion për librin - ekstrakt: "Bota është shkatërruar. Një burrë dhe djali i tij ecin me mundim e me frikë nëpër zezimin e fundit. Synojnë drejt jugut, drejt bregdetit. Në botën që e ka humbur dritën e vet, në ngricën që shtohet dita-ditës, ata bartin zjarrin. Kanë vetëm një pistoletë dhe një plumb për t'u mbrojtur nga grabitësit, që nuk ndalojnë para asgjëje, as para kanibalizmit, as para dhunës së epërme. Fjali pas fjalie, pritet me tmerr se çfarë do të ndodhë, por nuk ka se ç'të ndodhë më; e gjitha ka ndodhur: bota është shkatërruar. Në botën pas botës, iu është kthyer dinjiteti të gjitha gjërave të mira me të cilat përmbushim nevojat tona, por që në botën tonë s'i përceptojmë drejt, pasi jemi mbuluar me to. Një shishe ujë, ngrohtësia e një zjarri, një drekë e thjeshtë, gjumi, një rrëfenjë. Të gjitha këto gjëra në botën e asgjësuar vijnë në gjendjen e tyre "të vërtetë", atë të mrekullisë".

Libra të shtuar në bibliotekë!Titulli: "SALAMBO"Autori: Gustave FlaubertZhanri: RomanShtëpia botuese: “Onufri”Nr. faqeve...
13/06/2020

Libra të shtuar në bibliotekë!
Titulli: "SALAMBO"
Autori: Gustave Flaubert
Zhanri: Roman
Shtëpia botuese: “Onufri”
Nr. faqeve: 289
Viti i botimit: 1996
Informacion për librin: “Salambo" është një kryevepër në zhanrin historik. Në të spikat jo vetëm eurodicioni e aftësia e rrallë e Floberit për të na e paraqitur si të gjallë Kartagjenën e shekullit te III para erës së re, por edhe synimi për të krijuar një vepër arti të një lloji konceptimi krejtësisht më ndryshe nga romanet kronologjike historike.”.

Libra të shtuar në bibliotekë!Titulli: "Shkëndija e Jetës"Autori: Erih Maria RemarkZhanri: RomanShtëpia botuese: “Bota s...
13/06/2020

Libra të shtuar në bibliotekë!
Titulli: "Shkëndija e Jetës"
Autori: Erih Maria Remark
Zhanri: Roman
Shtëpia botuese: “Bota shqiptare”
Nr. faqeve: 506
Viti i botimit: 2010
Informacion për librin: “Romani “Shkëndija e Jetës” është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëzve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internuan në kampet e përqendrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë luftës së dyte Botërore”.

Libra të shtuar në bibliotekë!Titulli: "Forca e faktit"Autori: Hans RoslingZhanri: PsikologjikShtëpia botuese: “Pema”Nr....
10/06/2020

Libra të shtuar në bibliotekë!
Titulli: "Forca e faktit"
Autori: Hans Rosling
Zhanri: Psikologjik
Shtëpia botuese: “Pema”
Nr. faqeve: 356
Viti i botimit: 2019
Informacion për librin: “FORCA E FAKTIT – Do t’i kursenit vetes një dorë të mirë stresi sikur të gjitha bindjet t’i kish*t të mbështetura në fakte. Sado të thjeshta të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimve Nobel dhe bankierë të sukseshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia. Në librin “Forca e Faktit” profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësiht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon 10 instiktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara. E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik”.

Libra të shtuar në bibliotekë!Titulli: Ndjenja e një vajzeAutori: Dorina LuziZhanri: PoeziShtëpia botuese: “Mendimi i li...
10/06/2020

Libra të shtuar në bibliotekë!
Titulli: Ndjenja e një vajze
Autori: Dorina Luzi
Zhanri: Poezi
Shtëpia botuese: “Mendimi i lirë”
Nr. faqeve: 68
Viti i botimit: 2004
Poezi e shkëputur nga libri: Titullii poezisë "Durova shumë”

Durova vuajtjet dhe mundimet
durova të qarat dhe dëshpërimet.
Durova dhimbjet që ti me shkaktove
durova idenë që ti s’më besove.
Dorova dhe shumë që ti më tradhëtove,
por s’mund të duroj që kaq lehtë më
HARROVE.

Libra të shtuar në Bibliotekë!Titulli: "Ishulli i delfinëve blu”Autori: Scott O’DellZhanri: RomanShtëpia botuese: “OMSCA...
10/06/2020

Libra të shtuar në Bibliotekë!
Titulli: "Ishulli i delfinëve blu”
Autori: Scott O’Dell
Zhanri: Roman
Shtëpia botuese: “OMSCA-1”
Nr. faqeve: 177
Informacion për librin: "Shkrimtari i njohur amerikan Scott O’Dell, për të shkruar romanin “Ishulli i Delfinëve Blu”, është frymëzuar nga historia e vërtetë e një vajze indiane, e cila mbijetoi e vetme për shumë vite me radhë në një nga ishujt e Oqeanit Paqësor.”

Foto nga takimi i klubit të librit "Farmacia Letrare", zhvilluar sot në ambientet e "Bar Ales", në Astir. Ku ka më mirë ...
07/06/2020

Foto nga takimi i klubit të librit "Farmacia Letrare", zhvilluar sot në ambientet e "Bar Ales", në Astir. Ku ka më mirë se të jemi bashkë sërish me librin, për librin dhe mes miqsh!
Takimi i radhës do të jetë pas dy javësh, më datë 21 qershor, ora 17:00!

Takim i klubit të librit! Nesër në orën 18:00, në ambientet e "Bar Ales" në Astir, zhvillohet një takim paraprak për pla...
06/06/2020

Takim i klubit të librit!
Nesër në orën 18:00, në ambientet e "Bar Ales" në Astir, zhvillohet një takim paraprak për planifikimin e aktiviteteve të klubit të librit! Janë të ftuar të gjithë ata që kanë ndjekur takimet e klubit të librit organizuar nga "BIBLIOTEKA NË SHTËPI"!
Ju presim!

Titulli: "Shënime nga shtëpia e të vdekurve"Autori: F.M.DostojevskiZhanri: RomanShtëpia botuese: “UEGEN” BeratNr. faqeve...
06/06/2020

Titulli: "Shënime nga shtëpia e të vdekurve"
Autori: F.M.Dostojevski
Zhanri: Roman
Shtëpia botuese: “UEGEN” Berat
Nr. faqeve: 240
Viti i botimit: 1994
Shprehje e shkëputur nga libri: “Pa punë e pa pronë njeriu nuk rron dot, shpërbëhet, shndërrohet në egërsirë”.

Address

Tirane
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 15:00 - 21:00
Tuesday 15:00 - 21:00
Wednesday 15:00 - 21:00
Thursday 15:00 - 21:00
Friday 15:00 - 21:00
Saturday 15:00 - 21:00
Sunday 15:00 - 21:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka në shtëpi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka në shtëpi:

Share

Category