Prefekti i Qarkut Tiranë

Prefekti i Qarkut Tiranë Qarku i Tiranës është një nga 12 qarqet në Shqipëri, dhe më i madhi në vend. Qarku i Tiranë Qarku i Tiranës është një nga 12 qarqet në Shqipëri.

Qarku i Tiranës përfshin rrethin e Kavajës dhe rrethin e Tiranës. Qendra e Qarkut të Tiranës ndodhet në qytetin e Tiranës.

Takim me mikun e vllain Mark Gjonaj, ish Kryetari i Keshillit të Diasporës🇦🇱🤝🇺🇸!Përherë, mbështetës i madh i çështjes ko...
07/09/2026

Takim me mikun e vllain Mark Gjonaj, ish Kryetari i Keshillit të Diasporës🇦🇱🤝🇺🇸!
Përherë, mbështetës i madh i çështjes kombëtare të shqiptarëve, e urë e fortë bashkëpunimi midis usa dhe trojeve shqiptare🖐️!

Nënë Tereza, simbol bashkimi e solidariteti mes shqiptarëve!Sot,në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, përulemi me nde...
05/09/2026

Nënë Tereza, simbol bashkimi e solidariteti mes shqiptarëve!

Sot,në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, përulemi me nderim dhe mirënjohje përpara figurës së saj të jashtëzakonshme, simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, Nënprefektja Sara Demrozi, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule, në shenjë respekti dhe nderimi për shqiptaren e madhe, e cila me veprën e saj i dha Shqipërisë emër në mbarë botën.

Mesazhi i Nënë Terezës për dashuri, paqe dhe solidaritet mbetet një vlerë universale dhe një frymëzim për të gjithë ne.

Nderim të përjetshëm Nënë Terezës 🤝🇦🇱!

Urime e suksese dr. Klodiana Spahiu, si Ministre e Shëndetësisë🇦🇱🤝🖐️!
03/09/2026

Urime e suksese dr. Klodiana Spahiu, si Ministre e Shëndetësisë🇦🇱🤝🖐️!

02/09/2026

I lumtur!
Si ish Inpektor i Pergjithshëm prej 10 vitesh, finalizova një reformë të standarteve të BE, por dhe shumë favorizuese për bisnesin, sipërmarrjen e qytetarët.
Sot, është koha të merret produkti i realizuar me shumë mund, djersë e përkushtim🤝🇦🇱!

Me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, diskutuam për bashkërendimin e punës në parandalimin...
02/09/2026

Me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, diskutuam për bashkërendimin e punës në parandalimin e ndërtimeve pa leje, ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe luftën kundër krimeve mjedisore. Me rëndësi që çdo punonjës i IKMT në terren të ketë më shumë komunikim, më shumë përgjegjshmëri dhe prani të pandërprerë aty ku qytetarët kanë nevojë për shtetin.

🇦🇱🦅🇪🇺
🌹
🕺📲🧑🏻‍💼👨🏻‍💼

28/08/2026

IN MEMORIAM – QAZIM MULLETI
70 vjet të ndarjes nga jeta!

Sot përkujtojmë me nderim Qazim Mulletin,ish Kryetarin e Bashkisë e ish Prefektin legjendar,një prej figurave më të njohura të historisë së Tiranës.

Fati e largoi nga vendlindja, ndërsa familja e tij përjetoi përndjekjen dhe vuajtjet e një regjimi, që për dekada rëndoi edhe mbi emrin dhe veprën e tij.

Qazim Mulleti u kthye para tre vitesh përfundimisht në Tiranën e tij, aty ku kishte rrënjët, kujtimet dhe një pjesë të rëndësishme të jetës e kontributit te tij.

Koha i jep historisë mundësinë të flasë më qetë dhe brezave detyrën për ta njohur këtë figurë ikonike,pa urrejtje e pa paragjykime.

Nderim Qazim Mulletit!
U prehtë në paqe, në tokën e Tironës që aq shumë e deshi🇦🇱!

Takimi me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të koordinuar prioritetet dhe objektivat e punë...
27/08/2026

Takimi me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të koordinuar prioritetet dhe objektivat e punës në vazhdim, me fokus të posaçëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.

Njerëzit presin nga ne më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt. Një administratë më pranë njerëzve është në thelb premisa që na çon në zgjidhjen e problemeve. Besimi ndërtohet çdo ditë, në çdo komunikim dhe në çdo shërbim që ne japim.

Do të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, të dëgjojmë më shumë dhe të adresojmë gjithçka.

🇦🇱🦅🇪🇺
🌹
💃📱🖥️👩🏻‍💻👨🏻‍💻

26/08/2026

Mirë se u kthyet në shtëpi!

Sot, në orën 1:20 u kthyen nga Siria në atdhe pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët tre të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare.

E moshuara H.T, pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, ka udhëtuar drejt Sirisë me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, shtetasja H.T. ka qëndruar në kampin Al-Hol në Siri, ku, në kushte veçanërisht të vështira jetese, ka vijuar të kujdeset për fëmijë të mitur, përfshirë dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Riatdhesimi i saj dhe i të miturve është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për të mundësuar kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe në kampet e Sirisë.

Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve.

📍Pogradec- Në takimin me kryeministrin Rama dhe skuadrën tonë qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit ton...
24/08/2026

📍Pogradec- Në takimin me kryeministrin Rama dhe skuadrën tonë qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit tonë qeverisë. Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. është një udhërrëfyes i çmuar e dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE 🤝🇦🇱🇪🇺

Address

Rruga E Kavajës
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35545620088

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefekti i Qarkut Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prefekti i Qarkut Tiranë:

Shortcuts

Share