AKISA

AKISA Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil

AKISA informon se, më 12 gusht 2026, kompania Heart Aerospace realizoi fluturimin e parë të avionit demonstrues X1, i ci...
22/08/2026

AKISA informon se, më 12 gusht 2026, kompania Heart Aerospace realizoi fluturimin e parë të avionit demonstrues X1, i cili, sipas kompanisë, përfaqëson avionin më të madh me propulsim tërësisht elektrik që ka kryer fluturim deri më tani.

Fluturimi u realizua në Plattsburgh International Airport, në New York, SHBA, dhe zgjati 27 minuta. Gjatë fluturimit, X1 arriti një lartësi prej 1,100 këmbësh mbi nivelin e tokës, ndërsa sistemi i tij i propulsimit elektrik prodhoi më shumë se një megavat fuqi.

Fluturimi u krye në bazë të një FAA Special Airworthiness Certificate – Experimental Category (SAC-EC) dhe përfshiu fazat e lëvizjes në tokë, ngritjes, ngjitjes, manovrimit dhe uljes.

X1 është një demonstrues në përmasa të plota, i zhvilluar për të testuar dhe vlerësuar teknologji, aerodinamikë dhe performancë në fluturim, në kuadër të zhvillimit të avionit ES-30, një avion rajonal hibrid-elektrik me 30 vende.

Zhvillimi i teknologjive të reja të propulsimit përfaqëson një fushë në zhvillim për aviacionin civil dhe sjell në vëmendje çështje që lidhen me vlefshmërinë ajrore, certifikimin, operimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e operimeve ajrore.

AKISA do të vijojë të ndjekë zhvillimet teknologjike dhe evoluimin e standardeve në aviacionin civil, në funksion të sigurisë së operimeve ajrore.

Burimi: Heart Aerospace

✈️ Njoftim paraprakAKISA njofton për aksidentin e ndodhur në datë 2 Gusht 2026, të dy helikopterëve të tipit Bell 214ST,...
03/08/2026

✈️ Njoftim paraprak
AKISA njofton për aksidentin e ndodhur në datë 2 Gusht 2026, të dy helikopterëve të tipit Bell 214ST, me numër regjistrimi N511EV dhe N746H, gjatë operacioneve për shuarjen e një zjarri në zonën e Psatha, në veriperëndim të Athinës, Greqi.
Sipas informacionit paraprak të autoriteteve kompetente raportohen për fatalitete, persona të lënduar si dhe dëme strukturore.
AKISA ndjek në mënyrë të vazhdueshmë zhvillimet e mëtejshmë lidhur me këtë ngjarje.

31/07/2026

🚀 Një tjetër rekord për Tirana International Airport!

TIA vazhdon të shënojë rritje mbresëlënëse të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur ndër aeroportet lider në Europë. Një arritje që pasqyron zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të aviacionit dhe rritjen e rolit të Shqipërisë si një nyje e rëndësishme e transportit ajror.

Sipas të dhënave të publikuara nga ACI EUROPE (Airports Council International) për muajin Maj 2026, Aeroporti Ndërkombët...
11/07/2026

Sipas të dhënave të publikuara nga ACI EUROPE (Airports Council International) për muajin Maj 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari ndër aeroportet e mëdha të Europës për rritjen e trafikut të pasagjerëve, me një rritje prej 26.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ky rezultat konfirmon dinamikën e vazhdueshme të zhvillimit të transportit ajror në Shqipëri dhe pozicionimin e vendit ndër tregjet me rritjen më të lartë të trafikut në Europë.

Rritja e trafikut ajror sjell njëkohësisht edhe përgjegjësi më të madhe për ruajtjen dhe forcimin e standardeve të sigurisë në aviacion. AKISA, në përmbushje të mandatit të saj si autoriteti kombëtar për investigimin e ngjarjeve dhe aksidenteve në aviacion civil, mbetet e angazhuar në promovimin e një kulture të fortë të sigurisë përmes investigimeve të pavarura dhe nxjerrjes së mësimeve që kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të ardhshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga ACI EUROPE (Airports Council International) për muajin Prill 2026, Aeroporti Ndërkomb...
05/06/2026

Sipas të dhënave të publikuara nga ACI EUROPE (Airports Council International) për muajin Prill 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari ndër aeroportet e mëdha të Europës për rritjen e trafikut të pasagjerëve, me një rritje prej 25.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo performancë e pasqyruar edhe në nivel vendi e rendit Shqipërinë ndër shtetet me dinamikën më të theksuar të rritjes së trafikut ajror në kontinent.

Rritja e qëndrueshme e trafikut ajror nënvizon rëndësinë e forcimit të vazhdueshëm të kulturës së sigurisë në aviacion. AKISA, në përmbushje të mandatit të saj si autoriteti kombëtar i investigimit të sigurisë ajrore, mbetet e angazhuar në kontributin për një hapësirë ajrore gjithnjë e më të sigurt, përmes investigimit të pavarur dhe nxjerrjes së mësimeve për parandalimin e ngjarjeve.

Gëzuar Ditën e Teknikëve të Mirëmbajtjes së Aviacionit! ✈️🔧Sot vlerësojmë heronjtë e heshtur të sigurisë sonë në ajër. F...
24/05/2026

Gëzuar Ditën e Teknikëve të Mirëmbajtjes së Aviacionit! ✈️🔧
Sot vlerësojmë heronjtë e heshtur të sigurisë sonë në ajër. Faleminderit për profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj të përditshëm për të garantuar që çdo avion të niset dhe të ulet i sigurt.

AKISA njofton se në datë 16 maj 2026, një avion i tipit A220-300, me numër regjistrimi 9A-CAN, është përfshirë në një in...
17/05/2026

AKISA njofton se në datë 16 maj 2026, një avion i tipit A220-300, me numër regjistrimi 9A-CAN, është përfshirë në një incident gjatë fazës së ngritjes në aeroportin e Splitit, Kroaci (SPU/LDSP).

Sipas informacioneve paraprake, pas ndërprerjes së ngritjes, avioni devijoi në të majtë duke dalë jashtë piste. Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem dëme strukturore.

AKISA ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë ngjarje

08/05/2026
AKISA njofton se më datë 26 prill 2026, në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi, Delhi, Indi (DEL), një avion i tipit A...
29/04/2026

AKISA njofton se më datë 26 prill 2026, në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi, Delhi, Indi (DEL), një avion i tipit A330-300, me numër regjistrimi HB-JHK, i cili operonte fluturimin LX147 nga Delhi drejt Zyrihut (ZRH), ka ndërprerë procedurën e ngritjes në pistën 28 pas një problemi në motorin nr. 1.

Sipas informacionit paraprak, gjatë fazës së rrotullimit për ngritje është raportuar nje problem i motorit. Ekuipazhi ka ndërprerë ngritjen dhe ka aktivizuar procedurat emergjente të evakuimit.
Sipas raportimeve paraprake, nuk raportohet për fatalitete, por vetëm dëme strukturore.

AKISA ndjek në menyrë të vazhdueshme zhvillimet e mëtejshme lidhur me ketë ngjarje.

Njoftim paraprakAKISA njofton se në datë 22 mars 2026, në Aeroportin LaGuardia (LGA), New York, SHBA, një avion i tipit ...
24/03/2026

Njoftim paraprak
AKISA njofton se në datë 22 mars 2026, në Aeroportin LaGuardia (LGA), New York, SHBA, një avion i tipit CRJ-900, I cili udhëtonte nga Montreal, Kanada (YUL), me numër fluturimi AC8646, gjatë fazës së uljes është përfshirë në një aksident në pistë me një mjet të shërbimit të emergjencës aeroportuale.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së avionit në pistë pas uljes. Deri më tani sipas autoriteteve kompetente raportohet për fatalitete, persona të lënduar si dhe dëme strukturore.
AKISA ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë ngjarje.

Address

Rruga: “Princ Vidi”, Sheshi Lunxheri 8-42, POB 74
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AKISA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share