Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

🚀 Një kapitull i ri për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.Sot, AKSHI dhe Albanian Digital Solution (ADS) zhvilluan even...
29/05/2026

🚀 Një kapitull i ri për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.

Sot, AKSHI dhe Albanian Digital Solution (ADS) zhvilluan eventin prezantues të ADS, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, përfaqësuesve të kabinetit qeveritar, institucioneve publike e private, trupit diplomatik dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Dy institucionet u vlerësuan maksimalisht nga Kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi punën e AKSHI-t si një histori të jashtëzakonshme suksesi dhe theksoi se ADS do të forcojë kapacitetet teknologjike të shtetit, duke mundësuar zhvillimin e sistemeve strategjike digjitale brenda vendit dhe duke përshpejtuar më tej transformimin digjital të Shqipërisë.

Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Igli Tafa, vlerësoi ekipet që kanë ndërtuar transformimin digjital të Shqipërisë ndër vite, duke theksuar se: “Aty ku ka pasur një zhvillim digjital, aty ka qenë AKSHI.”

Duke u ndalur te e-Albania 2.0, ai veçoi katër risitë kryesore të platformës së re: infrastrukturën tërësisht të modernizuar, aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara në shikim, funksionalitete të reja për biznesin dhe sigurinë e shtuar. Po ashtu, ai theksoi rolin e projekteve strategjike si Diella dhe nismave të tjera që e kanë pozicionuar Shqipërinë ndër vendet lidere të transformimit digjital në rajon.

Tafa: “Aty ku AKSHI projekton të ardhmen, ADS do ta ndërtojë atë.”

ADS vjen si një instrument i ri strategjik për të përshpejtuar zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve teknologjike, duke e kthyer vizionin në rezultate konkrete për qytetarët, bizneset dhe administratën publike.

Në fjalën prezantuese,
Administratori i ADS paraqiti vizionin dhe misionin e kompanisë së re shtetërore, e krijuar për të mbështetur transformimin digjital të Shqipërisë dhe për të garantuar zhvillimin, operimin dhe sigurinë e shërbimeve digjitale publike.

Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se ADS hap një fazë të re të transformimit digjital, me shërbime më të shpejta, më të sigurta, më pak burokraci dhe me potencial për të eksportuar zgjidhje teknologjike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

🇦🇱 Një hap strategjik për të ardhmen digjitale të vendit.

Me e-Albania 2.0, qytetarët dhe bizneset përfitojnë në çdo kohë shërbime publike në mënyrë të shpejtë, moderne dhe plotë...
26/05/2026

Me e-Albania 2.0, qytetarët dhe bizneset përfitojnë në çdo kohë shërbime publike në mënyrë të shpejtë, moderne dhe plotësisht online.

📌 Vetëm gjatë 25 majit:
📈53,976 shërbime publike të marra;
💻 27,685 aplikime online;
👩🏻‍💻 26,291 dokumente me vulë elektronike në kohë reale;
📲 66,187 dokumente të dërguara te “Dokumentet e mia”;
👥 752 përdorues të rinj.

e-Albania, gjithçka për këdo🇦🇱

25/05/2026
e-Albania 2.0, në 7️⃣ ditët e para të punës:📲Mbi 230 mijë shërbime publike të marra;✅105,929 aplikime online;📈124,761 do...
25/05/2026

e-Albania 2.0, në 7️⃣ ditët e para të punës:

📲Mbi 230 mijë shërbime publike të marra;
✅105,929 aplikime online;
📈124,761 dokumente me vulë elektronike të gjeneruara në kohë reale;
➕331 mijë dokumente të ruajtura te “Dokumentet e Mia”;
👩🏻‍💻👨🏻‍💻Edhe 1,997 përdorues të rinj të regjistruar.

Gjithçka online, në çdo moment, me e-Albania 2.0🇦🇱

🚨 ALERT/ MASHTRIMKujdes nga faqet e rreme që imitojnë platformën e-Albania!Ky nuk është portali zyrtar i shërbimeve publ...
22/05/2026

🚨 ALERT/ MASHTRIM

Kujdes nga faqet e rreme që imitojnë platformën e-Albania!

Ky nuk është portali zyrtar i shërbimeve publike online.

Për sigurinë e të dhënave tuaja:�✅ hyni vetëm në adresën zyrtare: www.e-albania.al�✅ përdorni vetëm aplikacionin zyrtar e-Albania të shkarkuar në pajisjet tuaja

⚠️ Mos u mashtroni nga linket e shpërndara në rrjete sociale apo mesazhe të dyshimta.

Mbroni të dhënat tuaja:�📌 Mos klikoni në faqe të panjohura�📌 Kontrolloni gjithmonë adresën e faqes para identifikimit�📌 Mos ndani kredencialet apo të dhënat personale në platforma jozyrtare

🔐 Qëndroni të sigurt online.

🌐 Një hap i ri drejt Europës Digjitale.💡 Sot, AKSHI dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizuan Sesionin In...
22/05/2026

🌐 Një hap i ri drejt Europës Digjitale.

💡 Sot, AKSHI dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizuan Sesionin Informues mbi Thirrjet e Hapura të Programit “Europa Digjitale” — një mundësi e artë për institucionet, universitetet, qendrat kërkimore dhe bizneset shqiptare.

📋 19 thirrje të hapura u prezantuan në detaje — me fokus tek financimi konkret, kushtet e pjesëmarrjes dhe prioritetet tematike të programit.

🤝 Bashkë me partnerët europianë, Shqipëria po ndërton kapacitetet e saj digjitale — në fushën e inteligjencës artificiale, infrastrukturës digjitale, sigurisë kibernetike dhe inovacionit.

Klikoni në linkun në vijim për të aksesuar broshurën e thirrjeve: https://akshi.gov.al/thirrje-te-hapura-ne-kuader-te-programit-i-europes-digjitale/

🇦🇱 Mundësitë janë këtu. Hapi tjetër është i juaji.

e-Albania 2.0, shërbime publike, më të thjeshta, më të aksesueshme, për këdo.📲Vetëm gjatë 21 majit u mundësuan:📊 Mbi 40 ...
22/05/2026

e-Albania 2.0, shërbime publike, më të thjeshta, më të aksesueshme, për këdo.📲

Vetëm gjatë 21 majit u mundësuan:

📊 Mbi 40 mijë shërbime të marra.
📝 +17 mijë aplikime për shërbime publike.
📄 +22 mijë dokumente me vulë elektronike në kohë reale.
📁 Mbi 62 mijë dokumente të dërguara në “Dokumentet e Mia”
👩🏻‍💻👨🏻‍💻364 përdorues të rinj të regjistruar në platformë.

e-Albania, gjithçka për këdo🇦🇱

🚀 Një hap i ri drejt së ardhmes digjitale të Shqipërisë.💻 Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit çeli zyrtarish...
21/05/2026

🚀 Një hap i ri drejt së ardhmes digjitale të Shqipërisë.

💻 Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit çeli zyrtarisht procesin për hartimin e Strategjisë së Agjendës Digjitale 2027–2031, përmes takimit të parë të Grupit Ndërinstitucional të Punës.

🤖 Një vizion i ri strategjik që do të udhëheqë transformimin digjital të vendit në vitet e ardhshme — me fokus tek inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, siguria kibernetike, inovacioni dhe zhvillimi i ekonomisë digjitale.

🔗 Në bashkëpunim me institucionet publike dhe partnerët strategjikë, Shqipëria po ndërton bazat e një administrate më inteligjente, shërbimeve publike më efikase dhe një ekosistemi digjital të sigurt, inovativ dhe të orientuar drejt qytetarit.

🇦🇱 Shqipëria digjitale 2031 fillon sot.

AI CyberSecurity

Në tre ditët e para të punës së portalit të ri e-Albania 2.0📌📊 Mbi 124 mijë shërbime publike të marra.📝 Rreth 52 mijë ap...
21/05/2026

Në tre ditët e para të punës së portalit të ri e-Albania 2.0📌

📊 Mbi 124 mijë shërbime publike të marra.
📝 Rreth 52 mijë aplikime për shërbime publike.
📲Më tepër se 72 mijë dokumente me vulë elektronike të gjeneruara në kohë reale.
💻 +194 mijë dokumente të dërguara te “Dokumentet e mia”.
👩🏻‍💻👨🏻‍💻1050 përdorues të rinj të regjistruar në platformë.

e-Albania, gjithçka për këdo🇦🇱

Address

Rruga "Papa Gjon Pali II" Nr. 3, Kati I
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit:

Share