Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana The Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) was founded in 1925 as a political legacy of Germany´s first democratically elected president, Friedrich Ebert.

FES-i në Shqipëri
Qëllimet tona në Shqipëri dhe në Rajon
FES-i është aktiv në Shqipëri që prej vitit 1991. Ai bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtarë dhe rajonalë - individë dhe organizatat e tyre, të cilët angazhohen dhe punojnë për zhvillimin e një shteti demokratik dhe social. Fushat kryesore të aktivitetit tonë janë:
Shoqëria civile aktive
Zhvillimi ekonomik social
Institucionet demokratike
Dialogu dhe pjesëmarrja në botën e punës
E ardhmja e rinisë
Integrimi në BE

04/06/2026

Creating safer, more equitable, and more responsive workplaces requires continuous learning and collective commitment.

Over three intensive days in Tirana, contact persons from FES offices across Eastern Europe came together to strengthen their knowledge and skills on preventing and addressing sexual harassment, exploring topics such as power dynamics, case management, equity for affected persons, and effective response mechanisms.

The training provided a valuable space for reflection, exchange of experiences, and peer learning, reinforcing a shared commitment to fostering respectful and safe working environments throughout the region.

21/05/2026

✨ “Negocimi i Vendeve të Punës të Digjitalizuara – Të drejtat dhe detyrimet në Shqipëri” sjell në vëmendje sfidat dhe mundësitë që digjitalizimi po krijon në botën e punës.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme mbi të drejtat e punëtorëve, ndikimin e teknologjisë në marrëdhëniet e punës dhe nevojën për dialog social në një treg pune që po transformohet me shpejtësi.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët që u bënë pjesë e këtij aktiviteti dhe kontribuan në hapjen e një debati të rëndësishëm për të ardhmen e punës në Shqipëri.

📘 Raporti është pjesë e një serie ndërkombëtare studimesh të FES mbi digjitalizimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e të drejtave të punëtorëve.



……………..

✨ “Negotiating Digitalized Workplaces – Rights and Obligations in Albania” highlights the challenges and opportunities that digitalization is creating in the world of work.

The discussions focused on key issues related to workers’ rights, the impact of technology on labour relations, and the need for social dialogue in a rapidly transforming labour market.

We thank all participants and partners who joined this event and contributed to opening an important discussion on the future of work in Albania.

📘 The report is part of an international FES study series on the digitalization of workplaces and the strengthening of workers’ rights.

19/05/2026

Today, at the Faculty of Philosophy in Prishtina, the study “The New Scientific Diaspora from Kosovo – Dimensions, Characteristics and Opportunities for Return and Cooperation” was officially launched, bringing together academics, institutional representatives, and diaspora experts.

The study, presented by Prof. Russell King from Sussex University, explores the potential of the scientific diaspora in supporting Kosovo’s academic, institutional, and social development, while highlighting the importance of building sustainable channels of cooperation.

The discussion emphasized the key role of diaspora engagement in advancing knowledge, public policy, and international academic collaboration.


_________________________________________________

Sot në Fakultetin e Filozofisë në Prishtinë u lançua studimi “Diaspora e re shkencore nga Kosova – Përmasa, karakteristikat dhe mundësitë për kthim dhe bashkëpunim”, me pjesëmarrjen e akademikëve, përfaqësuesve institucionalë dhe ekspertëve të diasporës.

Studimi, i prezantuar nga Prof. Russell King nga Sussex University, trajton potencialin e diasporës shkencore në zhvillimin akademik, institucional dhe shoqëror të Kosovës, si dhe rëndësinë e krijimit të urave të qëndrueshme të bashkëpunimit.

Diskutimet sollën në fokus rolin e diasporës në avancimin e dijes, politikave publike dhe angazhimit akademik ndërkombëtar.

Momente nga trajnimi mbi organizimin sindikal në sektorin e Call Center, i zhvilluar nga  në bashkëpunim me Fondacionin ...
05/04/2026

Momente nga trajnimi mbi organizimin sindikal në sektorin e Call Center, i zhvilluar nga në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert dhe ekspertë nga . 📌
Një fokus i veçantë te fuqizimi i punonjësve, ndërtimi i besimit dhe veprimi i përbashkët. 💪
Kur punonjësit bashkohen, krijohet fuqi reale për ndryshim.


......................................................

Moments from the training on trade union organization in the Call Center sector, conducted by in collaboration with the Friedrich Ebert Foundation and experts from .
📌 A special focus on empowering workers, building trust, and acting collectively.
💪 When workers unite, real power for change is created.

03/04/2026

Një trajnim intensiv i organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar , me pjesëmarrjen e ekspertëve gjermanë nga sindikata ver.di, u zhvillua me fokus në forcimin e organizimit sindikal në sektorin e Call Center.

💬 Gjatë trajnimit u kombinuan njohuritë teorike me praktika konkrete, duke u fokusuar në:

• Kalimin nga përfaqësimi pasiv drejt vetëorganizimit dhe fuqizimit të punonjësve
• ⁠Ndërtimin e marrëdhënieve përmes bisedave bilaterale dhe dëgjimit aktiv
• ⁠Përdorimin e mjeteve praktike për organizim dhe mobilizim

🤝 Një theks i veçantë iu dha ndërtimit të besimit përmes veprimit të përbashkët, transparencës dhe përfshirjes aktive të punonjësve.

💡Sindikatat bëhen të forta kur punonjësit organizohen, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë fuqi kolektive për ndryshim.



……………………………

An intensive training organized by the Friedrich Ebert Foundation and the Albanian Post-Telecommunications Workers’ Union , with the participation of German experts from the ver.di union, focused on strengthening trade union organizing in the Call Center sector.

💬 During the training, theoretical knowledge was combined with practical approaches, focusing on:

• Transitioning from passive representation to worker self-organization and empowerment
• Building relationships through one-on-one conversations and active listening
• Using practical tools for organizing and mobilization

🤝 Special emphasis was placed on building trust through collective action, transparency, and active worker participation.

💡 Unions become strong when workers organize, collaborate, and build collective power for change.

February 4th marks the anniversary of Friedrich Ebert's birth. He would have turned 155 today. Friedrich Ebert held poli...
04/02/2026

February 4th marks the anniversary of Friedrich Ebert's birth.

He would have turned 155 today.

Friedrich Ebert held political responsibility during one of the most challenging periods in German history. After the end of the First World War, the collapse of the monarchy, and amidst great social tensions, he consciously chose a democratic path against authoritarian solutions and political extremism.

As the first democratically elected President of the Reich, Ebert played a crucial role in making parliamentary democracy possible in Germany in the first place. He understood democracy not as a given, but as a fragile achievement that requires protection, a willingness to compromise, and daily work.

Especially today, Friedrich Ebert reminds us that democracy is not a static condition, but an ongoing process. One that requires commitment – ​​and people who are willing to defend democracy. The Friedrich Ebert Foundation continues this tradition to this day. It commemorates Ebert's understanding of democracy as a task: an achievement that demands commitment, responsibility, and active participation – then as now.

13/12/2025

POST PAX AMERICANA

Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se në të shkuarën. Ajo është një raport presidencial për Kongresin që përshkruan vizionin, interesat, qëllimet dhe politikat e SHBA-ve për sigurinë kombëtare, duke detajuar se si të përdoren instrumentet e fuqisë kombëtare për të mbrojtur kombin, promovuar prosperitetin dhe ruajtur stabilitetin.

Nëse do të ishte produkt i një administrate amerikane tjetër, strategjia do të ishte temë e debatit kryesisht mes profesionistëve. Mirëpo, vëmendja e madhe vjen për shkak të faktit se ky dokument paraqet një ndryshim rrënjësor në riorientimin e politikës së jashtme të SHBA-ve që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke përcaktuar një doktrinë të re të politikës së jashtme: "Amerika e Para". Në një mënyrë a tjetër, strategjia konfirmon qëndrimet e mbajtuara nga administrata Trump gjatë këtij viti.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare nuk ka të bëjë me vlerat. Nuk ka të bëjë me promovimin e demokracisë. As me mbrojtjen e parimeve që aleatët europianë i kanë marrë si të mirëqena që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka të bëjë me projektimin e fuqisë dhe interesave amerikane. Projektimi i fuqisë bazohet në një premisë transaksionale që duhet t'u sjellë dobi amerikanëve dhe jo domosdoshmërisht parimeve që duhen ndjekur për përmbushjen e objektivit. Në të njëjtën kohë, strategjia na kujton se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ndryshojnë shumë nga marrëdhëniet njerëzore, ku jo gjithçka e çdo gjë vlen njësoj.

Strategjia përcakton parametrat e përgjithshëm se si administrata Trump e sheh botën duke u përqendruar në kërcënime dhe prioritete strategjike si aleancat, mbrojtja, tregtia dhe avantazhi teknologjik. Nga dokumenti del qartë se prioritetet e administratës Trump janë: (i) siguria kufitare, lufta kundër krimit ndërkombëtar me theks të veçantë ndaj narko-terrorizmit dhe karteleve të drogës; (ii) çimentimi i përparësisë amerikane në hemisferën perëndimore, duke riafirmuar “doktrinën Monroe”, sipas të cilës çdo ndërhyrje nga fuqi të tjera të huaja në politikat e kontinentit amerikan është një akt potencialisht armiqësor kundër SHBA-ve; (iii) ballafaqimi me Kinën për të fituar të ardhmen ekonomike dhe parandaluar përballjen ushtarake, me theks të veçantë mbrojtjen e Tajvanit; (iv) ripërcaktimi i kushteve për stabilitet brenda Europës dhe stabilitet strategjik me Rusinë; (v) paqja në Lindjen e Mesme, duke respektuar traditat, fetë dhe kulturat e tyre, për sa kohë që ato nuk kërcënojnë SHBA-të.

Mjedisi gjeopolitik asgjësues

Tërheqja apo racionalizimi i veprimit amerikan në botë nuk është një dukuri e re. Pas shkëlqimit në planin ndërkombëtar të Woodrow Wilson, SHBA-të u tërhoqën në njëfarë izolacionizmi gjatë viteve 1920-1930, duke refuzuar Lidhjen e Kombeve dhe duke miratuar akte të neutralitetit për të shmangur përfshirjet ndërkombëtare, të nxitura nga lodhja e luftës dhe depresioni ekonomik, deri në sulmin e papritur në Pearl Harbor në vitin 1941, që i detyroi SHBA-të të përfshiheshin në Luftën e Dytë Botërore.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare paraqitet në një moment gjeopolitik asgjësues. Sipas SHBA-ve qasja ‘e njëjta madhësi u përshtatet të gjithëve anembanë botës’ nuk funksionon më. Në të vërtetë, ndryshimi në rrafshin botëror nuk është më teorik, teksa jemi dëshmitarë të fronteve kryesore të luftës në Europë dhe në Lindjen e Mesme, raportit të trazuar ndërmjet SHBA-ve dhe Europës, mungesës së një udhëheqjeje të fortë në nivel europian, si rezultat i shkërmoqjes së qendrës demokratike, formësimit të aleancave alternative ndaj perëndimit nga vendet me një gjeografi dhe popullsi të konsiderueshme, dhe një arkitekturë ndërkombëtare më komplekse dhe konkurruese.

Strategjia synon të reflektojë deficitin e krijuar në raportin mes pushtetit dhe pritshmërive të opinionit publik. Shumica dërrmuese e amerikanëve nuk duan të paguajnë për politikën e jashtme dhe nuk mbështesin pozicionimin e SHBA-ve si “zjarrëfikëse” të konflikteve në cepa të ndryshëm të botës.

Vjet amerikanët votuan për më pak politikë të jashtme, çka nuk përbën përjashtim nga zgjedhjet presidenciale gjatë dekadave të fundit. Në vitin 1992, amerikanët votuan për Clinton që vinte nga një eksperiencë modeste si guvernator i Arkansasit, e pakrahasueshme me atë të presidentit Bush, i cili ishte protagonist i rënies së Murit të Berlinit dhe ndryshimeve epokale. E njëjta gjë mund të thuhet për vitin 2000, kur amerikanët zgjodhën Bush përkundrejt Al Gore, një personalitet i angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare teksa shërbente për dy mandate si zëvendës president; në vitin 2008, kur zgjodhën senatorin e ri Obama përkundrejt senatorit të sprovuar në arenën ndërkombëtare dhe veteranit të luftës McCain; apo në vitin 2016, kur zgjodhën Trump përkundrejt Clinton, që vinte pas eksperiencës si senatore e New York dhe më pas sekretare shteti.

E përbashkëta e presidentëve të sipërpërmendur është se janë zgjedhur mbi bazën e premtimit për një politikë të jashtme më të kufizuar, por që u përfshinë më shumë në politikën e jashtme gjatë ushtrimit të detyrës. Trump nuk përbën përjashtim nga ky rregull. Fakti që gjatë vitit të parë të këtij mandati presidencial, ai flet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë, ndërhyrjen humanitare në Nigeri, ndërtimin e Gazës dhe nevojën për përfundimin e luftës në Europë tregon se ai nuk i përket shkollës së ndërhyejeve të kufizuara në politikën e jashtme. Përkundrazi! Ndaj, dilema kryesore për SHBA-të sot nuk është thjesht se çfarë nuk mund të bëjnë, por të shmangin atë që nuk mund ta bëjnë.

Karakteri i sigurisë europiane

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve konfirmon një prirje të vënë re që nga koha e administratës Obama, sipas së cilës, SHBA-të shohin Azinë si skenën qendrore, ndërsa Europa nuk ka më të njëjtën rëndësi, qoftë strategjikisht apo kulturalisht për to. Eksperienca ime gjatë këtyre muajve në Universitetin e Harvardit ka qenë një surprizë në vetvete për faktin se kontinenti ynë është pak në vëmendje krahasuar me Amerikën Latine, Indo-Paqësorin apo Lindjen e Mesme, edhe në botën e mendimit e jo veç atë të politikës. Horizontet strategjike të Indo-Paqësorit kanë fituar përparësi në raport me lidhjet transatlantike. Pavarësisht ndryshimit të administratave nga Biden tek Trump dhe qasjeve të ndryshme që këto administrata kanë në raport me Europën, duhet pranuar se amerikanët nuk ndihen në gjendje luftë me Rusinë, në dallim nga Europa ku pasojat e luftës janë evidente.

Strategjia, e cila i bën thirrje Europës që të marrë "përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e vet, pa u dominuar nga ndonjë fuqi kundërshtare", duhet lexuar edhe si një thirrje zgjimi. Për një kohë të gjatë Europa ishte mësuar me ‘doktrinën Truman’, sipas së cilës amerikanët garantonin sigurinë në kontinent dhe ndihmonin tranzicionin demokratik në Europë. Pas rënies së Murit të Berlinit, amerikanët u përfshinë në garantimin e sigurisë në kontinent, përfundimin e luftës në ish-Jugosllavi, dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të NATO-s.

Për thuajse tetë dekada, politika e jashtme amerikane u formësua nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe pasojave të saj. Personalitete si Kissinger, Brzeziński, Albright, të cilët erdhën si refugjatë nga Europa bashkë me historitë e tyre personale ndikuan në forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-ve dhe Europës, përgjatë formulimit dhe ekzekutimit të politikës së jashtme amerikane.

Sot realiteti demografik në SHBA është tjetër nga ai i Luftës së Ftohtë dhe periudhës që e pasoi atë. Është kjo arsyeja që për herë të parë Strategjia e Sigurisë Kombëtare shkaktoi hidhërim e tronditje mes botës së mendimit në Europë, për shkak të gjuhës së drejtpërdrejtë, e në disa raste të ashpër ndaj projektit europian. Thënë troç, SHBA-të po kërkojnë që Europa të mbikëqyrë pjesën e saj të botës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, të paguajë vetë për të. Udhëheqësit amerikanë që nga koha e Presidentit Kennedy në vitin 1963 kanë kërkuar më shumë nga Europa për të ndarë barrën në NATO. Thirrje që janë injoruar sistematikisht nga Europa. Administrata Trump dallon nga administratat e mëparshme, në këmbënguljen për ta bërë realitet një gjë të tillë.

Natyrisht dobësimi i marrëdhënieve euro-atlantike nuk është një ogur i mirë për Europën, ku SHBA-të janë konsideruar si garantues të perimetrit të sigurisë. Edhe më kritike paraqitet situata në rajonin tonë ku ndërhyrja amerikane ka qenë vendimtare në ndalimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe në kushtet kur BE-ja ka dështuar të adresojë projektet e papërfunduara të shtetësisë. Dobësimi i marrëdhënieve euro-atlantike nuk është një ogur i mirë as për SHBA-të, pasi Europa është aleati natyral i tyre në ballafaqimin me fuqitë e tjera.

Insistimi ndaj Europës për të "qëndruar në këmbët e veta" është treguesi kryesor i një ndarjeje me qasjen tradicionale të SHBA-ve ndaj garantimit të mbrojtjes në kontinentin tonë. Por edhe në një klimë politike më miqësore, ndryshimet strukturore do të sfidonin besueshmërinë e angazhimeve të sigurisë së SHBA-ve, ndërsa përgatiten për konkurrencë me dy fuqitë bërthamorë, Kinën dhe Rusinë. Multipolariteti bërthamor në zhvillim e bën modelin e dikurshëm të mbrojtjes më të vështirë dhe më të rrezikshëm për t'u garantuar pambarimisht.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare zbulon edhe një kundërshti të madhe midis këndvështrimit të Europës për veten dhe vizionit të administratës Trump për të ardhmen e Europës, teksa bëhet dallimi mes Europës dhe Bashkimit Europian, duke e kritikuar këtë të fundit si shkaktare të humbjes së karakterit të vërtetë e të dikurshëm të Europës. Po në dokument bëhet një referencë e qartë për mbështetjen amerikane ndaj vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Jugore, duke ricikluar kategorizimin e ish sekretarit amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld për Europën e “re” dhe të “vjetër”, gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak, e cila nuk u mbështet nga aleatët europianë si Franca dhe Gjermania.

Megjithatë, siç konfirmon vetë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, qëllimi i saj është të ndihmojë Europën për ta bërë atë më të fortë, për të parandaluar çdo kundërshtar që përpiqet të dominojë Europën. Gjuha e drejtpërdrejtë duhet të shërbejë si mundësi për të forcuar karakterin e sigurisë europiane.

Karakteri i sigurisë së ardhshme europiane dhe marrëdhëniet me Rusinë do të përcaktohen nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë. Europa duhet të kombinojnë reflekset reaguese me nevojën për të pasur një plan të qartë për mënyrën se si duhet të përfundojë lufta e sotme dhe ndërtohet paqja e nesërme në kontinent. Europa duhet të përshpejtojë procesin e ndërtimit të kapaciteteve të mbrojtjes. Pa shpejtësi, thjeshtëzim procedurash dhe vendosmëri politike, Europa rrezikon të kthehet në një aktor të parëndësishëm gjeopolitik.

Për këtë, Europës i nevojitet aleanca me SHBA-të, sidomos në fushën e inteligjencës dhe mbrojtjes nukleare. “Stabiliteti strategjik me Rusinë” që kërkohet nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare nuk mund të lexohet si një fitore e Rusisë në Europë, çka do të kishte pasoja në planin afatgjatë edhe për vetë SHBA-të. Por duhet lexuar nën dritën konkluzioneve të Samitit të NATO-s në Hagë, të qershorit të këtij viti, ku Rusia konsiderohet si “kërcënim për sigurinë euro-atlantike”.

Ndërkohë që dokumenti duhet të shqyrtohet në mënyrë kritike është e rëndësishme të evitohen vlerësimet dogmatike. Për një kohë të gjatë kemi jetuar nën thundrën e “besimtarëve të tregut”, të cilët nuk pranonin asnjë kritikë ndaj magjisë së tregut dhe kapitalizmit. “Besimtarët liberalë” po shfaqin të njëjtat sinptoma si “besimtarët e tregut” dikur. Ata hedhin poshtë çdo ide të kundërt me botëkuptimin e tyre, pa qenë në gjendje të shqyrtojnë realitetin dhe alternativat në mënyrë kritike, të shoqëruar me mungesë mendësie të orientuar për nga suksesi. Duke harruar se në kohën që jetojmë politika e jashtme ngjan më shumë me sfidat e një atleti, me përgatitjen fizike që nevojitet, fitoret, rrëzimet e shtyrjet në kërkim të fitimit të garës, sesa me një ushtrim akademik, ku më i miri vlerësohet me notën më të lartë.

Në vend të predikimit të së djeshmes që nuk do të kthehet më ia vlen të paguhen kostot e duhura afatshkurtra për përfitimin afatgjatë të periudhës post Pax Americana në Europë. Një Europë më strategjike, me kapacitete të plota mbrojtëse, e aftë për të vepruar si e barabartë me fuqitë e tjera gjeopolitike.

Analiza është botim i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

Çfarë mendojnë studentët për korrupsionin në universitetet publike?Në këtë aktivitet do të prezantojmë gjetjet kryesore ...
16/11/2025

Çfarë mendojnë studentët për korrupsionin në universitetet publike?

Në këtë aktivitet do të prezantojmë gjetjet kryesore të raportit mbi perceptimin e korrupsionit në universitete, një analizë që nxjerr në pah praktikat, sfidat dhe pritshmëritë e studentëve ndaj sistemit arsimor.

🗓️ E martë, 18 Nëntor
🕙 Ora 10:00
📍 Hotel Rogner, Antigone 1

Regjistrohu në linkun më poshtë dhe rezervo vendin tënd në tryezë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd3GEFIzZl3qi05PBFNNSkQFrIM6bOalDVPKv-f0ecNqqvWRA/viewform?pli=1

🎉 Mbyllet me sukses edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Europian!Nga data 10–14 nëntor 2025, Kuvendi i Shqipërisë,...
16/11/2025

🎉 Mbyllet me sukses edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Europian!

Nga data 10–14 nëntor 2025, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së, Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor”, organizoi edicionin jubilar të Shkollës së Integrimit Europian.

📚 50 pjesëmarrës u përzgjodhën nga 430 aplikime, duke përfaqësuar institucionet publike, median, biznesin, shoqërinë civile, akademinë dhe komunitetet minoritare. Për pesë ditë ata thelluan njohuritë mbi procesin e integrimit në BE dhe u angazhuan në diskutime me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.

💡 Programi i këtij viti solli:
• zhvillimet më të fundit të procesit të integrimit në BE
• sfidat e zgjerimit dhe negociatave
• rolin e shoqërisë civile, medias dhe biznesit
• diplomacinë parlamentare dhe ekonomike
• mundësitë e financimit nga fondet e BE

🎓 Ceremonia përmbyllëse mblodhi edhe ish-studentët e viteve të kaluara.

🤝 Jemi krenarë të kontribuojmë në forcimin e kapaciteteve njerëzore për integrimin europian dhe do të vazhdojmë të mbështesim këtë rrugëtim të rëndësishëm për vendin.


..............................................................

🎉 The 10th edition of the European Integration School concludes successfully!

From 10–14 November 2025, the Parliament of Albania, in cooperation with the EU Delegation to Albania, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, and the Open Society Foundation for the Western Balkans, organized the jubilee edition of the European Integration School.

📚 50 participants were selected from 430 applications, representing public institutions, the media, business, civil society, academia, and minority communities. Over five days, they deepened their understanding of the EU integration process and engaged in discussions with national and international experts.

💡 This year’s program covered:
• the latest developments in the EU integration process
• challenges of EU enlargement and accession negotiations
• the role of civil society, media, and business
• parliamentary and economic diplomacy
• funding opportunities and benefits from EU programs

🎓 The closing ceremony also brought together alumni from previous editions.

🤝 We are proud to contribute to strengthening human capacities for European integration and remain committed to supporting this important national journey.

Address

Rr. Kajo Karafili, Nd. 14, Hyria 2, Kati 1
Tirana
-

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542250986

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share