Shkolla 9-vjeçare "Betim Muço" Tiranë

Shkolla 9-vjeçare "Betim Muço" Tiranë SHKOLLË QENDËR KOMUNITARE

23/06/2026

Edhe dita e sotme e Shkollës verore u karakterizua nga aktivitete të larmishme, momente argëtuese dhe përvoja të bukura për nxënësit tanë. Përmes lojërave, bashkëpunimit dhe aktiviteteve edukative, nxënësit kaluan një ditë të këndshme, duke mësuar dhe u argëtuar së bashku.

Buzëqeshjet, energjia pozitive dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve janë dëshmia më e mirë e suksesit të këtij kampi, i cili po u ofron atyre mundësi të vlefshme për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të krijuar kujtime të bukura verore.

19/06/2026

🌞🚦 Kampi Veror vazhdon me aktivitete edukative dhe argëtuese! 🚦🌞

Edhe sot nxënësit tanë kaluan një ditë të mbushur me mësim, argëtim dhe eksperienca të reja në kuadër të Kampit Veror.

Nxënësit e klasave I-V zhvilluan aktivitete të ndryshme argëtuese dhe krijuese në ambientet e shkollës, nën kujdesin e mësueseve të tyre, duke kaluar momente të bukura dhe plot energji pozitive.

Ndërkohë, nxënësit e klasave VI-VIII morën pjesë në një aktivitet edukativ pranë Politeknikut, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku përmes situatave të improvizuara dhe ushtrimeve praktike mësuan mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

18/06/2026

Të dashur nxënës,

Në prag të provimit të parë të PKAB-së, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ju përcjell urimet më të mira për sukses në të gjitha provimet.
Ky provim është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj arsimor, por edhe një mundësi për të treguar njohuritë, përkushtimin dhe përpjekjet që keni bërë gjatë gjithë vitit. Besoni në aftësitë tuaja, qëndroni të qetë dhe jepni më të mirën nga vetja.
Mos harroni: suksesi ndërtohet me punë, këmbëngulje dhe besim në vetvete. Çdo sfidë që keni kapërcyer deri më sot është dëshmi e forcës suaj.
Ju urojmë shumë suksese në provimin e parë të PKAB-së!
Qoftë ky fillimi i një rruge plot arritje dhe rezultate të shkëlqyera.

Me ju, për ju, për arsimin!
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë 📚

18/06/2026
18/06/2026

Kampi Veror vazhdon me sukses! 📚🌞

Aktivitetet e Kampit Veror po vazhdojnë me shumë entuziazëm, energji dhe pjesëmarrje aktive nga nxënësit tanë. Çdo ditë sjell mundësi të reja për të mësuar, bashkëpunuar, krijuar dhe kaluar momente të bukura së bashku.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për mësuesit, të cilët me përkushtim, kreativitet dhe angazhim të vazhdueshëm po bëjnë të mundur zhvillimin e këtyre aktiviteteve dhe po kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të ngrohtë e frymëzues për nxënësit.

17/06/2026

🌞🤝 Dita e tretë e Kampit Veror 🤝🌞
Sot u zhvillua dita e tretë e Kampit Veror në shkollën tonë, e mbushur me aktivitete argëtuese, bashkëpunim dhe momente të bukura për nxënësit.
Një falënderim i veçantë shkon për vajzat vullnetare nga Gjimnazi “Myslym Keta”, të cilat iu bashkuan aktiviteteve tona dhe dhanë një kontribut të çmuar me përkushtimin, energjinë dhe mbështetjen e tyre ndaj nxënësve.

🏅 Urime Bujarit për suksesin e tij të shkëlqyer!Me krenari ndajmë arritjen e nxënësit tonë, Bujarit, i cili u vlerësua m...
17/06/2026

🏅 Urime Bujarit për suksesin e tij të shkëlqyer!

Me krenari ndajmë arritjen e nxënësit tonë, Bujarit, i cili u vlerësua me Medaljen e Artë në konkursin e matematikës Ajnshtajni i Vogël. Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe talentit të tij në fushën e matematikës.

I urojmë Bujarit edhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij akademik dhe jemi krenarë që ai përfaqëson denjësisht shkollën tonë! 🌟📚🥇

Finalizimi me sukses i projektit ndërkombëtar me TAG🎯 This year, 100 schools came together around a shared belief: that ...
17/06/2026

Finalizimi me sukses i projektit ndërkombëtar me TAG
🎯 This year, 100 schools came together around a shared belief: that young people can help shape a better future.🎉

Because of you, students planted gardens, reduced waste, explored local environmental challenges, shared ideas across borders, and discovered that their actions matter. Some projects were large. Some were small. All of them contributed to something bigger than any one classroom or school.

One of our favorite things about Climate Action Schools is seeing how each school makes the experience its own. There is no single path to climate action. What connects us is a commitment to helping students learn, lead, and care for the world around them.
Thank you for the time, creativity, and heart you brought to this work. We know how much dedication it takes to create meaningful learning experiences, and we are grateful that you chose to be part of this journey with us!

We also want to recognize the incredible Take Action Global team that helps bring this program to life. Led by Lindsay Zilly and supported by educators, facilitators, and partners around the world, this team is continually inspired by the work happening in your classrooms and communities.

We hope you take a moment to celebrate what your school has accomplished this year. We certainly are!

With gratitude,
Jennifer and Koen
On behalf of our amazing team at Take Action Global

16/06/2026

🌿☀️ Dita e dytë e Kampit Veror ☀️🌿

Sot nxënësit e shkollës sonë kaluan një ditë të mrekullueshme në Pezë, në kuadër të aktiviteteve të Kampit Veror. Pikniku u shoqërua me lojëra, argëtim, aktivitete në grup dhe momente të bukura mes shokëve e shoqeve.

Mes natyrës së gjelbër dhe atmosferës së gëzueshme, nxënësit patën mundësinë të relaksohen, të socializohen dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme. Buzëqeshjet dhe energjia pozitive e bënë këtë ditë një përvojë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

Dita e parë e Kampit Veror në shkollën tonë! 🌞Sot u zhvillua me shumë entuziazëm dhe energji dita e parë e Kampit Veror ...
15/06/2026

Dita e parë e Kampit Veror në shkollën tonë! 🌞

Sot u zhvillua me shumë entuziazëm dhe energji dita e parë e Kampit Veror në shkollën tonë, me pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha klasat. Gjatë ditës, nxënësit u përfshinë në aktivitete të ndryshme edukative, sportive dhe argëtuese, duke kaluar momente të bukura së bashku, duke bashkëpunuar dhe zhvilluar aftësi të reja.

Address

Rruga"Llazi Miho", Kombinat, Njësia 6
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Betim Muço" Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Betim Muço" Tiranë:

Share

Category