Partia Kaves - Tironë

Partia Kaves - Tironë N'yrnek t'Amerikës qi ka Partinë e Çajit, no' m'Tironë po themelojm' Partinë e Kaves, me seli ke Kavja Tan Lokut. Bujrum, o kallaballik!

20/01/2025

Partia Kahves - Tironë bon me dije se ka çu si veqil n'komë t'krejt kryetarëve kryetarin Endrit Efeni Reka për me morë pjesë n'ceremoninë e betimit t'Donald Trompit si prezident i Amerikës, i Kanadasë, i Grinlondës, i Kanalit t'Panamas' ene dynjosë marë pri Vashingtoni njer m'London e pri Nev Jorku njer m'Kashar. E falenderojm' Endrit Efeniun për nisjen e pamjeve t'para direkt pri zijafetit ene mirpresim resmet e filmimet e rradhës. ☕🍮

Sqarojmë shokët qi e kon' kuptu gabim vijën e Partisë s'Kaves ene kujtojn' se ke Partia jonë hahet vetëm mish ene nuk bo...
24/07/2024

Sqarojmë shokët qi e kon' kuptu gabim vijën e Partisë s'Kaves ene kujtojn' se ke Partia jonë hahet vetëm mish ene nuk bohen kabull vegjetariont' e vegont', se Partia Kaves - Tironë është e hapme për t'gjithë qytetarët e katunarët qi hanë mish e qi hanë bar. Me kët' rast, përshnesim t'gjithë kryetarët vegjetarion' t'Partisë s'Kaves ene i bojm' me dije se n'zijafetin e rradhës, krahas dëner-qebapit tradicional, do t'ketë ene shalqi-qebap vegjetarjon. Përpara me Partinë e Kaves!

21/07/2024

Kalamajtë kur janë të vegjël ta prishin gjumin, kur rriten të lejnë pa gjumë fare,- më thoshte nona Landa. U bofshin të hajrit inshAllah

N'Ditën Botërore t'Kafes po ju përshënesim me vargjet e bejtexhiut me nomë Muçi Zade, "Imzot mos na ler pa kahve". Po me...
16/07/2024

N'Ditën Botërore t'Kafes po ju përshënesim me vargjet e bejtexhiut me nomë Muçi Zade, "Imzot mos na ler pa kahve". Po me kët' rast, bujrum mas akshamit, simas qejfit, po ju qesim kai kave ekspres...

Nga Muçi Zade

Imzot mos na ler pa kahve

Për sa rrëfejnë myxhizatë,
për shenjtërit që janë vatë,
mos më le bë iftar thatë,
Imzot, mos më lerë pa kahve!

Për hyrmet të Fatimesë,
për të mirët e Mejremesë,
mos më lerë me lëng t’armesë,
Imzot, mos më lerë pa kahve!
……………………….
Imzot, mos më le dë kujdes,
bë iftar me mjaltë pa pekmes,
O imzot, pej teje shpresë … !
Imzot, mos më lerë pa kave!

Dë këtë muaj mubareq,
falna gjynahet se jemi pleq,
për gjithë sa janë meleq,
Imzot, mos më lerë pa kave!

Për ismitë që je Gafur,
për Muhamednë q’është meshhur,
mos më lerë po me bullgur … !
Imzot, mos më lerë pa kave.

Lutiu Zotit Muçi Zade,
se heq bari shumë derde,
se s’ka as pilaf as zerde,
Imzot, mos më lerë pa kave!

07/07/2024

Mos e bëj shu… në det, se ta sjell kripa në gjellë.
Këshillë për pushuesit

Pazari i Ri në Tiranë feston dhe ju uron gëzuar të gjithë Shqipërisë Pro Familjes
16/06/2024

Pazari i Ri në Tiranë feston dhe ju uron gëzuar të gjithë Shqipërisë Pro Familjes

Nesër rriten pagatadministrata e policiaSa për pleqt e plakatDo menojë Partia
31/05/2024

Nesër rriten pagat
administrata e policia
Sa për pleqt e plakat
Do menojë Partia

Partia e Kahves në mejdan,Të gjithë kryetarë me nam,Vendimet i merr për gjithë xhihanë,Të gjithë violinë e parë, Njëri-t...
08/07/2023

Partia e Kahves në mejdan,
Të gjithë kryetarë me nam,
Vendimet i merr për gjithë xhihanë,
Të gjithë violinë e parë,
Njëri-tjetrit iso i mbajnë.
Bardi Popullor Nuredin Bej Korçaliu

27/07/2022

Ene daktorr Berisha e ka kuptu vijën e drejtë e parimore t'Partisë tonë t'Kaves. Funi funit s'ka faj. Partia Kaves - Tironë osht shonsi vetëm qi kon' zotni Berisha, zotni Basha ene zotni Alibeja me u bo t'gjithë kryetarë e mos me bo sherr. Bujrum ke Partia Kaves - Tironë, ku nuk ka antarë, po vetëm kryetarë!

Address

Kavja Tan Lokut
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Kaves - Tironë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share