02/09/2026
📢 HAPET THIRRJA PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) fton Bankat e Nivelit të Dytë të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për normën e interesit të kredisë studentore, në kuadër të zbatimit të skemës së kreditimit studentor.
🎓 Skema e kreditimit studentor synon të mbështesë studentët në financimin e kostove të studimeve, ndërsa një pjesë e normës së interesit të kredisë, deri në 5 pikë përqindje, financohet nga buxheti i shtetit.
🏦 Bankat e interesuara ftohen të bëhen pjesë e kësaj skeme, duke paraqitur ofertën e tyre sipas kushteve, kritereve dhe dokumentacionit të përcaktuar në thirrjen publike. Renditja e ofertave do të realizohet sipas normës më të ulët të interesit.
📅 Afati i fundit për paraqitjen e ofertave:
17 SHTATOR 2026
📍 Ofertat paraqiten dorazi ose me postë, pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, në adresën:
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
🔎 Për informacionin e plotë mbi thirrjen, kriteret e kualifikimit, formularët dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, vizitoni faqen zyrtare të AKFAL.
🌐 www.akfal.gov.al