14/08/2026
Prej disa ditësh përballë zjarrit !🔥
Ditë të vështira dhe të tepër shqetësuese për komunitetin e Njësisë Administrative Dajt, për shkak të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të territorit tonë.
Një nga situatat më të vështira ka qenë zjarri i rënë në fshatin Priskë e Madhe, ku prej rreth 5 ditësh forca të shumta kanë qenë të angazhuara në terren për përballimin dhe shuarjen e flakëve. Për shkak të erërave të forta, të cilat 72 orët e fundit favorizuan përhapjen e shpejtë të zjarrit, vatra që u zgjeruan në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe flakët kaluan edhe në territoret e Njësive Administrative Farkë dhe Petrelë, duke e bërë situatën edhe më komplekse dhe ndërhyrjen më të vështirë.
Pavarësisht përmasave të zjarrit, terrenit të thyer, erërave të forta dhe orëve të gjata të punës, lajmi më i rëndësishëm dhe më i mirë është se nuk pati dëme në njerëz duke shmangur kështu një tragjedi më të madhe.
Në këto ditë të vështira, një vlerë e veçantë ka qenë solidariteti dhe përkushtimi i banorëve të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në terren, duke ndihmuar në përballimin e situatës, duke orientuar dhe shoqëruar forcat zjarrfikëse në terrenin e vështirë të fshatit dhe duke ofruar mbështetje konkrete për ekipet që punuan për orë të gjata.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha strukturat që u angazhuan në përballimin e situatës:
🔥 Forcat Zjarrfikëse Tiranë, për punën e palodhur dhe ndërhyrjen e vazhdueshme në terren
👲🏻DMC dhe shërbimeve vullnetare Bashkia Tiranë
🤝 Prefekturën e Qarkut Tiranë, për koordinimin dhe mbështetjen e strukturave të angazhuara;
🛡️ Agjencinë e Mbrojtjes Civile Tiranë, për angazhimin dhe koordinimin në menaxhimin e situatës;
👮 Policinë e Shtetit, për garantimin e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe mbështetjen e operacioneve në terren;
🚁 Forcat Ajrore dhe repartin e helikopterëve në Farkë, për ndërhyrjen nga ajri dhe mbështetjen e operacioneve për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonat ku ndërhyrja tokësore ishte më e vështirë.
Në këto ditë të vështira e gjithë administrata dhe stafi i Njësisë Administrative Dajt kanë qenë vazhdimisht në terren krahë gjithe forcave dhe banorëve për të përballuar këtë situatë të papritur për komunitetin tonë.
Këto ditë na treguan edhe një herë se përballë situatave të vështira, bashkëpunimi mes institucioneve, forcave operacionale dhe komunitetit është thelbësor.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për bizneset e zonës, të cilat gjatë këtyre ditëve u janë gjendur pranë forcave në terren, duke kontribuar me ushqime, ujë dhe pije për zjarrfikësit dhe strukturat e angazhuara në operacion. Ky solidaritet i treguar nga bizneset dhe i gjithë komuniteti është një vlerë e madhe në këto momente të vështira. 🙏
Sot, më shumë se çdo gjë tjetër, duhet të vlerësojmë faktin që jeta dhe shëndeti i njerëzve u mbrojtën dhe që komuniteti u bë bashkë në një moment të vështirë.
Situata ka qenë e rëndë, por solidariteti, puna në terren dhe bashkëpunimi i të gjitha strukturave treguan edhe një herë forcën e komunitetit tonë.
🙏 Faleminderit të atyre qe u bëne pjesë e luftës kundër zjarrit!