Partia Demokratike Dega 7, Tiranë

Partia Demokratike Dega 7, Tiranë Faqja Zyrtare e Partisë Demokratike Dega 7 Tirane

16/09/2026
16/09/2026

Të dashur miq, në ora 18:00 ju ftoj të ndiqni Kuvendin e Partisë Demokratike, dega Krujë.

16/09/2026
16/09/2026

Lufta kundër karteleve të drogës dhe mbrojtja e zgjedhjeve të lira janë kryefjala e partneritetit me aleatët tanë amerikanë. Paniku i Edi Ramës dhe censura e mediave të pushtetit ndaj fjalimit te presidentit Trump dëshmojnë vetëm një gjë: tmerrin e një regjimi të bazuar në krim dhe korrupsion.

The fight against drug cartels and the protection of free elections are at the heart of our partnership with our American allies. Edi Rama’s panic and the censorship by government-controlled media of President Trump’s speech prove only one thing: the terror of a regime built on crime and corruption.

15/09/2026

Sot dita e heronjve te Gërhotit

Miq, me 14 shtator te vitit 1943 ra si burrat në fushë-betejë në Gërhot të Gjirokastrës, në një përeshje me forcat pushtuese italiane, komandanti i luftëtarëve nacionalist të jugut të vendit, Hysni Lepenica dhe shumë bashkëluftëtarë të tij! Hysni Lepenica në moshën 20 vjeçare luftoi me guxim në luftën e Vlorës të vitit 1920. Pas pushtimit të vendit ai u bë një nga organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të rezistencës antifashiste në Jug. Nacionalist i vërtetë i bindur se kombi ynë duhet të luftonte i bashkuar pushtuesit e vendit ai firmosi në gusht të vitit 1943 Marrëveshjen historike të Mukjes, marrëveshje që do grisej pa u tharë boja e firmave nga Enver Hoxha, tradhëtar i kombit shqiptar me urdhër të Beogradit.

Nga Lufta e Vlorës e vitit 1920, te rezistenca antifashiste, Mukja dhe beteja e Gërhotit, jeta e Hysni Lepenicës ishte një jetë në shërbim të Shqipërisë së lirë, sovrane dhe të bashkuar.

Nderim përjetë Hysni Lepenicës dhe bashkëluftëtarëve të tij që me 14 shtator të vitit 1943 ranë për liri dhe dinjitet kombëtar!

14/09/2026
14/09/2026

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Së pari, urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë në këtë ditë të veçantë për ta dhe për mbarë kombin.

Një urim të veçantë, nga zemra, për vogëlushet dhe vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë për ta një vit i mbarë dhe plot suksese, dije dhe ëndrra të bukura.

Por, të dashur miq, viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor.

Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa.

Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë!

13/09/2026

Me Mike Rogers, kandidatin republikan për Senat në Michigan, gjatë Konventës Republikane në Dallas.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike Dega 7, Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike Dega 7, Tiranë:

Shortcuts

Share