04/09/2026
🕊️ LAMTUMIRË, KOLEGE E DASHUR…
Me hidhërim mësuam për ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Meriban Kryemadhi Methasani, në moshën 52-vjeçare, infermiere pranë Ambulancës Grevë, Qendra Shëndetësore Melan.
Për vite me radhë, Meribani i shërbeu profesionit të infermierisë me përkushtim, humanizëm dhe dashuri për njerëzit.
Pranë pacientëve, ajo përcolli jo vetëm kujdesin dhe profesionalizmin e saj, por edhe ngrohtësinë, mirëkuptimin dhe fjalën njerëzore që e karakterizonte.
Ndarja e saj është një humbje e dhimbshme për familjen, kolegët, pacientët dhe komunitetin shëndetësor. Kujtimi i saj, përkushtimi ndaj profesionit dhe gjurmët që la në jetën e atyre që e njohën do të mbeten gjithmonë të paharruara.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Meribanit.
🕯️ U prehtë në paqe dhe kujtimi i saj qoftë i përjetshëm!