Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania

Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania Faqja zyrtare në Facebook e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. https://www.youtube.com/chan

Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë është institucioni më i lartë shkencor në Republikën e Shqipërisë.

Përfundoi me sukses dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan 2023- U mbajt  ceremonia e hapjes sё workshopit ...
17/10/2023

Përfundoi me sukses dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan 2023

- U mbajt ceremonia e hapjes sё workshopit me Inteligencёn Articifiale nё Nanoteknologji-

- Në seancën e parë plenare referuan prof. Konstantin Novoselov dhe prof. Andrey Ustyuzhanin

- Në seancën e dyte plenare referuan prof. Stephan Roche, dhe prof. Egor Alekseev

- U mbajt tryezë e rrumbullakët mbi Inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë-

- Në seancën e tretë referuan : Alessandro Bertucci, Simona Ranallo, Victor Ruiz-Valdepeñas dhe Cagri Cirak

Në një seancë paralele u zhvillua workshop-i satelit për menaxhimin e projekteve, i drejtuar nga akad. Arben Merkoçi.





Seanca e parë plenare

Workshop-i prezantoi kërkimet më të fundit shkencore për perdorimin e inteligjencës artificiale për të krijuar nanomateriale të reja me interes për shumë aplikime që shkojne nga fusha e mjekësise tek ajo e materialeve për industri të ndryshme.
Prof. Novolosev referoi punimin shkencor "AI for materials design".
Prof. Ustyuzhanin referoi punimin shkencor "AI for material science: from data-driven to interpretable models of physical systems".
Sesioni mbi inteligjencen artificiale u organizua në bashkëpunim me Universitetin Constructor në Bremen, Gjermani dhe Institutin Katalan te Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, ICN2, në Barcelonë, Spanjë.

Prof. Stephan Roche paraqiti punimin shkencor "The gigantic energy consumption problem of our IT technologies…Artificial Intelligence at rescue?" dhe prof. Alekseev prezantoi punimin shkencor "Scientific Research powered by Al".

Sesioni i dytë mbi Inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë u organizua si një tryezë e rrumbullakët.

Sesioni u moderua nga nobelisti prof. Kostya Novoselov me pjesëmarrjen e katër shkencëtarëve, akademiku Arben Merkoçi, ICREA, dhe prof. Stephan Roche, të dy drejtues grupesh shkencore në Barcelonë, Spanjë, prof. Andrey Ustyuzhanin (Singapor) dhe prof. Egor Alekseev nga Constructor Tech (platforma për edukim dhe kërkim).

Në seancë e tretë referuan:

Alessandro Bertucci (University of Parma, Italy) prezantoi punimin shkencor "Harnessing the Power of DNA Nanotechnology for Activity-Driven Protein Detection".
Simona Ranallo (University of Rome Tor Vergata, Italy), prezantoi punimin shkencor "-The bridge between DNA nanotechnology and Synthetic Biology as innovative biosensing approach".
Victor Ruiz-Valdepeñas Montiel (Universidad Complutense de Madrid, Spain), prezantoi punimin shkencor "Organelle-derived genome electroanalysis applicable to low-resource settings for foodomics support".
Cagri Cirak (Erzincan Binali Yıldırım University, Turkey), prezantoi punimin shkencor "Recent advances in preparation, characterization and applications of titanium oxide nanotube arrays".

Në seancën e katërt referuan Alessandro Bertucci, Simona Ranallo, Victor Ruiz-Valdepeñas, Cagri Cirak, Ivan Cole, Majlinda Vasjari, Maksym Plakhonuyk, Tania Pomili, Ilker Polatoğlu, Maria Pedrero dhe Fetah Podvorica.
Ivan Cole (RMIT University School Of Engineering, Australia) prezanton punimin shkencor "Carbons dots as sensors, carriers and catalysts".
Majlinda Vasjari (University of Tirana, Albania) prezanton punimin shkencor "Modification of carbon-based sensors with rGO doped with metal nanoparticles".
Maksym Plakhonuyk (ATLANT 3D, Denmark) prezanton punimin shkencor " Nanofabrication Synergy: Revolutionizing Optics, Photonics, Materials, and Sensors".
Tania Pomili (Istituto Italiano di Tecnologia, Italy) prezanton punimin shkencor " Colorimetric point-of-care devices for rapid detection of salivary biomarkers and drugs".
Ilker Polatoğlu (Manisa Celal Bayar University, Turkey) prezanton punimin shkencor "Practical Detection of COVID-19 by Personal Glucose Meter and Signal Nanoplatform".
María Pedrero (Universidad Complutense de Madrid, Spain) prezanton punimin shkencor "Dual electrochemical immunoplatform for the determination of epithelial glycoproteins associated with colorectal cancer aggressiveness".
Fetah Podvorica (University of Prishtina, Republic Kosovo) prezanton punimin shkencor "Indirect electrochemical grafting of organic molecules".

Në mbasditen e ditës së dytë të konferencës NanoBallkan 2023 u zhvillua edhe workshop-i satelit për menaxhimin e projekteve.

Në këtë workshop kumtuan znj. Linda Pustina, drejtuese e ekipit shqiptar S3, këshilltare e zëvendëskryeministres, znj. Mirela Muça, drejtore e AKKShI-së, znj. Blerjana Bino nga Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) në Shqipëri dhe znj. Brunilda Çuko nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në Shqipëri.

Workshopi u drejtua nga akad. Arben Merkoçi.

Në kumtesën e saj znj. Pustina foli mbi rrugën e ndjekur në Shqipëri për të zhvilluar strategjitë e specializimit të mençur (Smart Specialization Strategies, S3) dhe vuri theksin mbi punën e bërë për të krijuar ura lidhëse me diasporën shqiptare të kërkimit shkencor.

Programi i workshop-it vazhdoi me kumtesat e znj. Bino dhe znj. Çuko dhe u mbyll me kumtesën e drejtoreshës së AKKSHI-së znj. Mirela Muça, e cila foli mbi programet kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit si një mundësi për të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme nanoshkencat në Shqipëri.

U zhvillua workshop-i satelit për menaxhimin e projekteve-Workshopi i drejtuar nga akad. Arben Merkoçi, konsiston në kri...
17/10/2023

U zhvillua workshop-i satelit për menaxhimin e projekteve

-Workshopi i drejtuar nga akad. Arben Merkoçi, konsiston në krijimin e urave lidhëse të kërkimit shkencor me diasporën shqiptare dhe programet kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit, si një mundësi për të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme nanoshkencat në Shqipëri-





Në mbasditen e ditës së dytë të konferencës NanoBallkan 2023 u zhvillua edhe workshop-i satelit për menaxhimin e projekteve.

Në këtë workshop kumtuan znj. Linda Pustina, drejtuese e ekipit shqiptar S3, këshilltare e zëvendëskryeministres, znj. Mirela Muça, drejtore e AKKShI-së, znj. Blerjana Bino nga Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) në Shqipëri dhe znj. Brunilda Çuko nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në Shqipëri.

Workshopi u drejtua nga akad. Arben Merkoçi.

Në kumtesën e saj znj. Pustina foli mbi rrugën e ndjekur në Shqipëri për të zhvilluar strategjitë e specializimit të mençur (Smart Specialization Strategies, S3) dhe vuri theksin mbi punën e bërë për të krijuar ura lidhëse me diasporën shqiptare të kërkimit shkencor.

Programi i workshop-it vazhdoi me kumtesat e znj. Bino dhe znj. Çuko dhe u mbyll me kumtesën e drejtoreshës së AKKSHI-së znj. Mirela Muça, e cila foli mbi programet kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit si një mundësi për të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme nanoshkencat në Shqipëri.

www.akad.gov.al

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan2023 -Në seancën e katërt referojnë Alessandro Bertucci, Simona Ranal...
17/10/2023

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan2023

-Në seancën e katërt referojnë Alessandro Bertucci, Simona Ranallo, Victor Ruiz-Valdepeñas, Cagri Cirak, Ivan Cole, Majlinda Vasjari, Maksym Plakhonuyk, Tania Pomili, Ilker Polatoğlu, Maria Pedrero, Fetah Podvorica-





Ivan Cole (RMIT University School Of Engineering, Australia) prezanton punimin shkencor "Carbons dots as sensors, carriers and catalysts".

Majlinda Vasjari (University of Tirana, Albania) prezanton punimin shkencor "Modification of carbon-based sensors with rGO doped with metal nanoparticles".

Maksym Plakhonuyk (ATLANT 3D, Denmark) prezanton punimin shkencor " Nanofabrication Synergy: Revolutionizing Optics, Photonics, Materials, and Sensors".

Tania Pomili (Istituto Italiano di Tecnologia, Italy) prezanton punimin shkencor " Colorimetric point-of-care devices for rapid detection of salivary biomarkers and drugs".

Ilker Polatoğlu (Manisa Celal Bayar University, Turkey) prezanton punimin shkencor "Practical Detection of COVID-19 by Personal Glucose Meter and Signal Nanoplatform".

María Pedrero (Universidad Complutense de Madrid, Spain) prezanton punimin shkencor "Dual electrochemical immunoplatform for the determination of epithelial glycoproteins associated with colorectal cancer aggressiveness".

Fetah Podvorica (University of Prishtina, Republic Kosovo) prezanton punimin shkencor "Indirect electrochemical grafting of organic molecules".

www.akad.gov.al

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan2023 Ne seancen e tretë referojnë:Alessandro Bertucci, Simona Ranallo...
17/10/2023

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan2023

Ne seancen e tretë referojnë:
Alessandro Bertucci, Simona Ranallo, Victor Ruiz-Valdepeñas, Cagri Cirak





Alessandro Bertucci (University of Parma, Italy) prezanton punimin shkencor "Harnessing the Power of DNA Nanotechnology for Activity-Driven Protein Detection".

Simona Ranallo (University of Rome Tor Vergata, Italy), prezanton punimin shkencor "-The bridge between DNA nanotechnology and Synthetic Biology as innovative biosensing approach".

Victor Ruiz-Valdepeñas Montiel (Universidad Complutense de Madrid, Spain), prezanton punimin shkencor "Organelle-derived genome electroanalysis applicable to low-resource settings for foodomics support".

Cagri Cirak (Erzincan Binali Yıldırım University, Turkey), prezanton punimin shkencor "Recent advances in preparation, characterization and applications of titanium oxide nanotube arrays" .

www.akad.gov.al

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron akad. Ismail Kadare për titullin e lartë "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit"Pre...
17/10/2023

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron akad. Ismail Kadare për titullin e lartë "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit"

Presidentii Macron: Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. Për këtë rol, si poet i Ballkanit, rapsod i Europës, lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë, në Urdhrin e Legjionit të Nderit.




Anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shkrimtari i shquar Ismail Kadare dekorohet me çmimin më të lartë që jep Franca, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Ky titull, që u akordohet figurave të shquara nga sfera të ndryshme krijuese, që prej vitit 1802, iu dha akad. Ismail Kadare nga presidenti francez Emanuel Macron, në ceremoninë speciale që u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Në një ceremoni festive mes personalitetesh, presidenti Macron vlerësoi figurën e akad. Ismail Kadare duke iu drejtuar:
I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’, thoshte Seneka. Thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju u rritët në një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja.

Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtojë melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush, para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kish*t shkelur kurrë. Ju ish*t bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.
Si për të provuar që miqësitë letrare nuk janë vetëm miqësi letre, botuesi juaj Claude Durand organizoi bashkë me ju arratisjen e famshme të vitit 1990, që nga ana juaj ishte e disata goditje e fortë në murin e diktaturës dhe nga kjo goditje shpërtheu pak më shumë liri për Shqipërinë.

Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt.

Për këtë rol, si poet i Ballkanit, rapsod i Europës, lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë, në Urdhrin e Legjionit të Nderit.

“Legjioni i Nderit” është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të vitit 1802 dhe për herë të parë është dhënë në 15 qershor të vitit 1804. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj.

www.akad.gova.al

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan 2023-Në seancën e dyte plenare referojnë prof. Stephan Roche, ICREA ...
17/10/2023

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan 2023

-Në seancën e dyte plenare referojnë prof. Stephan Roche, ICREA / ICN2, Spain dhe prof. Egor Alekseev, Constructor, UK-

-Mbahet tryezë e rrumbullakët mbi Inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë-





Në seancën e parë plenare prof. Stephan Roche prezantoi punimin shkencor "The gigantic energy consumption problem of our IT technologies…Artificial Intelligence at rescue?" dhe prof. Alekseev prezantoi punimin shkencor "Scientific Research powered by Al"

Sesioni i dytë mbi Inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë u organizua si një tryezë e rrumbullakët.

Sesioni u moderua nga nobelisti prof. Kostya Novoselov me pjesëmarrjen e katër shkencëtarëve, akademiku Arben Merkoçi, ICREA, dhe prof. Stephan Roche, të dy drejtues grupesh shkencore në Barcelonë, Spanjë, prof. Andrey Ustyuzhanin (Singapor) dhe prof. Egor Alekseev nga Constructor Tech (platforma për edukim dhe kërkim).

www.akad.gov.al

Filloi dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan 2023.-Mbahet ceremonia e hapjes sё workshopit me Inteligencёn...
17/10/2023

Filloi dita e dytë e konferencës ndërkombëtare NanoBallkan 2023.

-Mbahet ceremonia e hapjes sё workshopit me Inteligencёn Articifiale nё Nanoteknologji-

-Në seancën e parë plenare referojnë prof. Konstantin Novoselov dhe prof. Andrey Ustyuzhanin nga Universiteti NUS, Singapore.-





Workshop-i prezanton kërkimet më të fundit shkencore për perdorimin e inteligjencës artificiale për të krijuar nanomateriale të reja me interes për shumë aplikime që shkojne nga fusha e mjekësise tek ajo e materialeve për industri të ndryshme.

Prof. Novolosev referon punimin shkencor "AI for materials design".

Prof. Ustyuzhanin referon punimin shkencor "AI for material science: from data-driven to interpretable models of physical systems".

Sesioni mbi inteligjencen artificiale është organizuar në bashkëpunim me Universitetin Constructor në Bremen, Gjermani dhe Institutin Katalan te Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, ICN2, në Barcelonë, Spanjë.

www.akad.gov.al

Mbyllet me sukses dita e parë e konferencës NanoBalkan 2023    Në ditën e parë të konferencës NanoBalkan 2023 u zhvillua...
16/10/2023

Mbyllet me sukses dita e parë e konferencës NanoBalkan 2023





Në ditën e parë të konferencës NanoBalkan 2023 u zhvilluan 4 sesione plenare.

Në sesionin e parë mbas ceremonisë së hapjes nobelisti Kostya Novoselov mbajti një kumtesë mbi materialet 2D dhe aplikimet e shumta të tyre në lëmin e nanoteknologjisë.

Sesioni i parë i pasdites i ishte kushtuar prof. Joseph Wang anëtarit më të ri të nderit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në kumtesën e tij prej 45 min prof.Wang foli mbi nanorobotët. Nanorobotët tregojnë një potencial të jashtëzakonshëm për një sërë aplikimesh bio-mjekësore dhe duket se kanë ndikim të madh në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Përveç këtyre dy figurave të shkencës në këto sesione paraqitën punimet e tyre edhe shkencëtarë të tjerë nga Zvicra, Italia, Kosova, Gjermania, Turqia, Kili, Spanja, SHBA, Argjentina dhe Sllovenia.

Në ditën e parë mbajtjën kumtesa:

Kostya Novoselov (NUS, Singapor),
Jürgen Brugger (EPFL, Zvicër);
Francesco Trotta (Universiteti i Torinos, Itali);
Giovanni Valenti (Universiteti i Bolonjës, Itali);
Eda Mehmeti (Universiteti për Biznes dhe Francesco De Angelis (IIT, Itali),
Joseph Wang (Universiteti i Kalifornisë San Diego (UCSD), SHBA);
Filiz Kuralay (Universiteti Hacettepe, Turqi);
Rodolfo Mundaca Uribe (Universiteti i Concepcion, Kili);
Alberto Escarpa Miguel (Universiteti i Alcalá, Spanjë);
Wei Gao (Caltech, SHBA);
Gustavo Adolfo Rivas (Universidad Nacional de Córdoba, Argjentinë)
Susana Campuzano (UCM, Spanjë);
María Jesús Lobo Castañón (Universiteti i
Oviedos, Spanjë)
Arzum Erdem Gürsan (Universiteti Ege, Turqi)
Samo Hocevar (Instituti Kombëtar i Kimisë,
Slloveni)

Dita e parë u mbyll me një pritje që Akademia e Shkencave dha për pjesëmarrësit e konferencës.

www.akad.gov.al

Nobelistit Novoselov i jepet certifikata e mirënjohjes për  kontributin e tij të çmuar në organizimin e konferencës ndër...
16/10/2023

Nobelistit Novoselov i jepet certifikata e mirënjohjes për kontributin e tij të çmuar në organizimin e konferencës ndërkombëtare NanoBalkan 2023.

-Prof. Konstantin Novoselovit iu dorëzua certifikata e mirënjohjes nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi. -

-Akad. Gjinushi falenderoi në mënyrë të veçantë prof. Novoselov për përfshirjen e tij në organizimin e konferencës ndërkombëtare NanoBalkan 2023. Akad. Arben Merkoçi bëri prezantimin e profilit akademik të prof. Novoselov.-





Sot më 16 tetor 2023, ora 9:00 , në sallën “Balsha” në Tirana International Hotel u zhvillua ceremonia e dhënies së certifikatës së mirënjohjes për kontributin e tij të çmuar në organizimin e konferencës ndërkombëtare NanoBalkan 2023, nobelistit prof. Konstanin Novoselov.

Prof Konstanin Novoselovit iu dorëzua certifikata e mirënjohjes nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi.

Akad. Gjinushi falenderoi në mënyrë të veçantë prof. Novoselov për përfshirjen e tij në organizimin e konferencës ndërkombëtare NanoBalkan 2023.

Akad Arben Merkoçi bëri prezantimin e profilit akademik të Prof. Novoselov.

Profesor Sir Konstantin ‘Kostya’ Novoselov, Fellowship i Shoqërisë Mbretërore në Londër, ka lindur në Rusi në gusht 1974. Ai ka shtetësi britanike dhe ruse.

Profesor Novoselov është shumë i njohur për punimin shkencor të izolimit të grafenit të ndërmarrë në Universitetin e Mançesterit në vitin 2004 dhe është ekspert në fizikën e lëndës së kondensuar, fizikën mesoskopike dhe nanoteknologjinë.

Ai u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 2010 për arritjet e tij mbi grafenin.

Prof. Novoselov është profesor Langworthy i Fizikës dhe profesor i kërkimeve shkencore të Shoqërisë Mbretërore në Universitetin e Mançesterit. Ai u diplomua në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë dhe kreu studimet e doktoraturës në Universitetin e Nijmegen në Holandë përpara se të transferohej në Universitetin e Mançesterit në 2001.

Profesor Novoselov ka botuar më shumë se 250 punime shkencore të vlerësuara shumë nga pikëpamja shkencore në botën akademike.

Prof. Novoselov falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për vlerësimin e treguar rreth kontributit të tij akademik. Është hera e parë- vazhdoi prof. Novoselev që ndodhem në Shqipëri dhe jam besimplotë se Shqipëria, si një vend në mes të Europës, do të dijë të përfitojë nga zhvillimet e reja në shkencë.

www.akad.gov.al

Prof. Prof Joseph Wang  zgjidhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.   Sot më 16 tetor 2023, ora 9:00 ,...
16/10/2023

Prof. Prof Joseph Wang zgjidhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.





Sot më 16 tetor 2023, ora 9:00 , në sallën “Balsha” në Tirana International Hotel u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.

Akademik Skënder Gjinushi u uroi mirëseardhjen anëtarëve të Asamblesë dhe sipas rendit të ditës; në mbështetje të vendimit të Kryesisë nr. 19 datë 24 mars 2022 Për mirënjohjen “Nderi i Akademisë” dhe për kriteret dhe procedurat e dhënies së saj, referuar nenit 12, pika 1, të Statutit të Akademisë së Shkencave dhe nenit 12, pika 5, të Aneksit II për zgjedhjen anëtar nderi të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, prezantoi kandidaturën dhe profilin akademik të prof. Joseph Wang.

Prof. Joseph Wang-ut iu dorëzua diploma e anëtarit të nderit të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi me motivacionin:
Për meritat e tij të veçanta si paraprirës në kërkim dhe në aplikime të suksesshme në dijet më të reja si nanoshkenca e nanoteknologjia dhe rritjen e rolit të këtyre shkencave në shkallë globale; si një prej nxitësve e frymëzuesve të themelimit të nanoteknologjisë analitike në vendin tonë; duke ndikuar fort për rritjen e prestigjit dhe të performancës së njësisë “Nano-Alb” në mjedise ndërkombëtare; në mënyrë të veçantë për themelimin në Shqipëri e në Kosovë të disiplinave universitare dhe kërkimore në fushën e elektrokimisë dhe nanoteknologjisë së sensorëve; i vlerësuar me stimë të lartë si mik e koleg nga kërkuesit shqiptarë në fushën e analizës elektrokimike dhe nanoteknologjisë dhe me një rol prej protagonisti për përgatitjen dhe zhvillimin cilësor të kongresit të tretë të nanoshkencës organizuar në Tiranë, i njohur më gjerë me shkurtesën “Nano-Balkan-2023 Congress”.

Profesor Joseph Wang është personalitet me njohje ndërkombëtare e vlerësim të lartë në mjediset e disiplinave ku ai ka punuar: në kiminë dhe elektrokiminë analitike, në inxhinierinë biomjekësore, në nanorobotikë, në nanoshkencën e mikromotorëve e të mikrosensorëve dhe në disiplina të tjera.

Joseph Wang është anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shpikësve të SHBA; i cituar prej kolegëve të tij në shkallë botërore në mbi 160 mijë raste; me indeksin më të lartë referencial si kërkues (mbi 200); i renditur si numri një për shkencën e kimisë analitike në vitin 2021 midis më shumë se 35 konkurruesve të nominuar; një ndër kërkuesit më të cituar në shkallë botërore në disiplinën e inxhinierisë kimike; i renditur i 17-i në Botë për kontributet në lëndën e kimisë dhe i 27-i në Botë për shkencat materiale; në krye të listës së kërkuesve më cilësorë që nga viti 2014; i nderuar me dhjetëra mirënjohje, vlerësime, çmime e anëtarësi nderi në mbi 20 vende.

Prof Joseph Wang shprehu falënderimin për përfshirjen në gjirin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si anëtar nderi.

Për më tepër se katër dekada, -theksoi prof. Wang,- jam përfshirë në kërkimin shkencor në nanoteknologji dhe robotikë në fushën e shëndetit dhe është një kënaqësi e veçantë të kontribuojë në këto fusha dhe në bashkëpunimet e mia me akademikët shqiptarë.


www akad.gov.al

U çel sot konferenca  ndërkombëtare NanoBalkan 2023.-Në këtë konferencë marrin pjesë laureati i Nobelit, prof. Kostya No...
16/10/2023

U çel sot konferenca ndërkombëtare NanoBalkan 2023.

-Në këtë konferencë marrin pjesë laureati i Nobelit, prof. Kostya Novoselov nga NUS Singapori, së bashku me figura të shquara aktuale në shkencë, si prof.Joseph Wang nga Universiteti i Kalifornisë San Diego (UCSD), SHBA, i vlerësuar me vlerësime të shumta ndërkombëtare dhe një plejadë studiuesish të arrirë, që janë gati të hapin siparin e këtij eventi me kumtesat e tyre. -

-Marrin pjësë 115 ligjërues, ku 20 janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. -







U çel sot konferenca ndërkombëtare NanoBalkan 2023 në Tirana Internacional Hotel, në sallën “Balsha”.

Pas ceremonisë së hapjes së konferencës, u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit të Njësisë kërkimore NanoAlb, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Western Balkan University.

Në këtë konferencë marrin pjesë 115 ligjërues, ku 20 janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ky takim i ri shkencor i nivelit të lartë synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në Nanoshkencë dhe Nanoteknologji, si dhe politika të lidhura me to, ose nisma të tjera si NanoAlb.

Ajo që e veçon NB2023 nuk është vetëm tradita e saj e pasur, por ambicia për të ofruar një platformë dinamike dhe ndërvepruese, në të njëjtën mënyrë si paraardhësit e tij të suksesshëm.

Kjo konfrencë synon të shërbejë si një lidhje për studiuesit dhe personazhet e industrisë, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe kultivimin e bashkëpunimeve transformuese.

NanoBalkan 2023 organizohet nga Fondacioni Phantom (Phantoms Foundation) nga Spanja dhe nga Qendra Kërkimore NanoAlb, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Gjithashtu, një rol kyç në mbështetjen e kësaj konference e ka Universiteti i Tiranës nëpërmjet projektit SUSNANO.

Një vlerë e shtuar për NB2023 është pjesëmarrja e personazheve të njohur nga bota e shkencës.

Në konferencë marrin pjesë laureati i Nobelit, prof. Kostya Novoselov nga NUS Singapori, së bashku me figura të shquara aktuale në shkencë, si prof.Joseph Wang nga Universiteti i Kalifornisë San Diego (UCSD), SHBA, i vlerësuar me vlerësime të shumta ndërkombëtare dhe një plejadë studiuesish të arrirë, që janë gati të hapin siparin e këtij eventi me kumtesat e tyre.

www.akad.gov.al

Në konferencën ndërkombëtare NanoBalkan (NB2023) që zhvillohet në datat 16-20 tetor 2023 në Tiranë organizuar nga Qendra...
15/10/2023

Në konferencën ndërkombëtare NanoBalkan (NB2023) që zhvillohet në datat 16-20 tetor 2023 në Tiranë organizuar nga Qendra Kërkimore "NanoAlb", që funksionon pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë merr pjesë Prof. Sir Kostantin Novoselov, i nderuar me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 2010.




Profil akademik i Profesor Sir Konstantin Novoselov.

Profesor Sir Konstantin ‘Kostya’ Novoselov, Fellowship i Shoqërisë Mbretërore në Londër, ka lindur në Rusi në gusht 1974. Ai ka shtetësi britanike dhe ruse. Profesor Novoselov është shumë i njohur për punimin shkencor të izolimit të grafenit të ndërmarrë në Universitetin e Mançesterit në vitin 2004 dhe është ekspert në fizikën e lëndës së kondensuar, fizikën mesoskopike dhe nanoteknologjinë. Ai u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 2010 për arritjet e tij mbi grafenin. Prof. Novoselov është profesor Langworthy i Fizikës dhe Profesor i Kërkimeve Shkencore të Shoqërisë Mbretërore në Universitetin e Mançesterit. Ai është diplomuar në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë dhe ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Nijmegen në Holandë përpara se të transferohej në Universitetin e Mançesterit në 2001. Profesor Novoselov ka botuar më shumë se 250 punime shkencore të vlerësuara shumë nga pikëpamja shkencore në botën akademike.

www.akad.gov.al

Address

Sheshi Fan Noli
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542227476

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share