Avokati i Popullit - Seksioni i Përgjithshëm

Avokati i Popullit - Seksioni i Përgjithshëm Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Avokati i Popullit - Seksioni i Përgjithshëm, Public & Government Service, Tirana.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në ushtrim të mandatit të tij promovues, të parashikuar nga ligji nr. 8454, datë 04...
12/12/2025

Institucioni i Avokatit të Popullit, në ushtrim të mandatit të tij promovues, të parashikuar nga ligji nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, dhe veçanërisht në kuadër të rolit të tij si pikë fokale për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, më datë 11 dhjetor 2025, në qytetin e Durrësit, organizoi një aktivitet promovues dhe informues me mbështetjen e organizatës CSDC.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel lokal. Gjatë takimit u prezantua mandati, roli dhe aktiviteti i Institucionit të Avokatit të Popullit, me fokus të veçantë në funksionin e tij si mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, si dhe në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me shoqërinë civile.

Gjatë diskutimeve u evidentuan një sërë problematikash me të cilat përballen organizatat dhe aktivistët në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, përfshirë çështje që lidhen me përfshirjen sociale, barazinë në akses ndaj shërbimeve dhe mundësive, zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi, si dhe rolin e institucioneve publike në garantimin efektiv të të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për grupet në nevojë.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar për forcimin e mëtejshëm të rolit të tij promovues dhe mbrojtës, ndjekjen në mënyrë sistematike të problematikave të evidentuara, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile në nivel qendror dhe lokal.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Fondacioni “Së Bashku” organizoi një tryezë të rru...
03/12/2025

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Fondacioni “Së Bashku” organizoi një tryezë të rrumbullakët me fokus nenin 19 të Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” dhe shërbimin e Asistencës Personale, si pjesë e projektit “Pilotimi i shërbimit të Asistencës Personale në Tiranë!”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Komisionerja e Seksionit të Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, znj. Vilma Shurdha, e cila në fjalën e saj theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e institucionit me organizatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Ajo nënvizoi se personave me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet jetesa e pavarur dhe qasja në shërbime përmes Asistencës Personale, me qëllim që ata të marrin pjesë plotësisht dhe në mënyrë efektive në të gjitha fushat e jetës shoqërore, në kushte të barabarta me të tjerët.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e Asistencës Personale për garantimin e një jete të pavarur për personat me aftësi të kufizuara, si dhe nevoja për të siguruar akses të barabartë në shërbime dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në jetën shoqërore. Në përputhje me nenin 19 të Konventës, shtetet palë kanë detyrimin të marrin masa për të garantuar të drejtën e individëve për të jetuar në komunitet, për të bërë zgjedhje të lira dhe për të përfituar nga një gamë e gjerë shërbimesh mbështetëse në shtëpi, në struktura rezidenciale dhe në komunitet, me qëllim parandalimin e izolimit apo përjashtimit të tyre nga jeta shoqërore.

Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson Asistencën Personale më shumë se një shërbim, pasi ajo përfaqëson një instrument kyç për përforcimin e dinjitetit, autonomisë dhe barazisë reale të personave me aftësi të kufizuara.

Avokati i Popullit në kuadër të mandatit dhe rolit të tij si mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, ka zhvillu...
13/11/2025

Avokati i Popullit në kuadër të mandatit dhe rolit të tij si mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, ka zhvilluar një takim online me përfaqësuesit e Zyrës Qendrore dhe 6 Zyrave Rajonale, me pjesëmarrjen e ndihmëskomisionereve nga Seksioni i Përgjithshëm.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i rolit të institucionit si pikë fokale për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut (HRD), si dhe rritja e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët në nivel lokal.

Gjatë diskutimeve u trajtuan: sfidat ne bashkepunimin me shoqërinë civile në rajone; roli promovues i Avokatit të Popullit dhe mandati i tij për mbrojtjen e HRD-ve;
rëndësia e dokumenteve dhe praktikave ndërkombëtare, përfshirë rolin e ENNHRI në forcimin e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut.

Për pjesëmarrësit u realizua edhe një prezantim lidhur me konceptin e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, rolin e tyre dhe mënyrat se si Avokati i Popullit ushtron mandatin për t’i mbështetur dhe mbrojtur ata. U dakordësua organizimi i një serie takimesh me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe aktivistë, ku përfaqësuesit e Zyrës Qendrore do të marrin pjesë, sipas nevojës, edhe në format hibrid.

Ky proces është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të mbështetur dhe mbrojtur ata që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Seksionit të Përgjithshëm dhe në përmbushje të mandatit kushtetues e ligjor,...
28/10/2025

Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Seksionit të Përgjithshëm dhe në përmbushje të mandatit kushtetues e ligjor, vijon realizimin e aktiviteteve promovuese që synojnë informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rolin e Institucionit në mbrojtjen të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Më datë 28 tetor 2025, në Bashkinë Shijak u organizua veprimtaria “Ditë e Hapur”, ku qytetarëve iu ofrua mundësia të njiheshin nga afër me misionin, funksionet dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe të paraqisnin shqetësimet dhe ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në kuadër të aktivitetit, u zhvilluan gjithashtu takime me punonjës të Bashkisë Shijak të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në nivel lokal. Këto takime kishin për qëllim identifikimin e problematikave konkrete që prekin komunitetin, si dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbrojtjes së të drejtave të individit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, nëpërmjet Seksionit të Përgjithshëm dhe në përmbushje të mandatit të tij kushtetues...
17/10/2025

Institucioni i Avokatit të Popullit, nëpërmjet Seksionit të Përgjithshëm dhe në përmbushje të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, vijon punën për realizimin e aktiviteteve promovuese për informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në këtë kontektst, në datat 15 dhe 16 Tetor 2025, në Bashkinë Pogradec, u organizuan veprimtaria “Ditë e Hapur” dhe inspektimi i Qendrës Ditore per te Moshuarit.

Gjatë aktivitetit Ditë e Hapur, qytetarëve iu ofrua mundësia të njiheshin më nga afër me misionin, funksionet dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe të paraqisnin shqetësimet dhe ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në kuadër të aktivitetit, u zhvilluan gjithashtu takime me punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Pogradec, te Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Sjtetëror, Pogradec , të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në nivel lokal. Këto takime shërbyen për të identifikuar problematika konkrete që prekin komunitetin dhe për të thelluar bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave të individit.

Në vijim të planit të punës, u zhvillua inspektimi në Qëndrën Ditore për të Moshuarit, Pogradec, me qëllim monitorimin e zbatimit të standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror per të moshuarit, te cilët frekuentojnë ketë qendër ditore.

Me rastin e datës 1 Tetor, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Komisionerja e Seksionit të Përgjithshëm pranë instituci...
01/10/2025

Me rastin e datës 1 Tetor, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Komisionerja e Seksionit të Përgjithshëm pranë institucionit të Avokatit të Popullit, znj. Vilma Shurdha, si dhe Ndihmëskomisionerja znj. Mimoza Morina, zhvilluan një takim me të moshuarit që frekuentojnë Qendrën Polivalente Ditore në Kamëz.

Gjatë aktivitetit u krye edhe monitorimi mbi kushtet infrastrukturore dhe shërbimet e ofruara, me qëllim evidentimin e nivelit të përputhshmërisë së tyre me standardet e përkujdesit shoqëror të parashikuara për Qendrat Ditore Publike të të Moshuarve.

Në bazë të konstatimeve të monitorimit, Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Seksionit të Përgjithshëm, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të pasqyrojë gjetjet dhe të hartojë rekomandimet përkatëse ndaj institucioneve shtetërore përgjegjëse.

Në këtë kontekst, nënvizohet angazhimi i pandërprerë i institucionit për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të moshuarve në kuadër të funksionimit të Qendrave Ditore Publike, si një element thelbësor i respektimit të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Sot, më datë 30 korrik 2025, në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit në Tiranë, u zhvillua një takim në for...
30/07/2025

Sot, më datë 30 korrik 2025, në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit në Tiranë, u zhvillua një takim në formën e fokus-grupit me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, në kuadër të përgatitjes së një raporti të veçantë mbi gjendjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Takimi u organizua nga Avokati i Popullit, me mbështetjen e ekspertëve të angazhuar nga Këshilli i Evropës, dhe pati për qëllim të dëgjojë perspektivat, shqetësimet dhe rekomandimet e përfaqësuesve të pakicave kombëtare lidhur me respektimin dhe garantimin e të drejtave të tyre.

Diskutimet e zhvilluara dhanë një kontribut të vlefshëm për pasqyrimin e sfidave që hasin pakicat kombëtare në Shqipëri dhe për identifikimin e masave konkrete që mund të merren për përmirësimin e situatës.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, vijon angazhimin për mbrojt...
22/07/2025

Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, vijon angazhimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në të gjithë territorin e vendit.

Në datat 21 dhe 22 korrik 2025, përfaqësues të Seksionit të Përgjithshëm zhvilluan një sërë aktivitetesh në qarkun e Beratit, përfshirë inspektime në institucione të përkujdesit social dhe takime me qytetarët, me qëllim informimin e tyre mbi rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe trajtimin e ankesave të tyre.

Gjatë këtyre ditëve u realizuan inspektime në Strehëzën Emergjente për dhunën në familje, Dimal si dhe në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial, Berat

Aktivitetet promovuese përfshinë takime me qytetarë në lagjen Donika Kastrioti dhe lagjen ish-Pjeshkore, Berat, ku u ofrua informacion mbi mandatin dhe veprimtarinë e institucionit, si dhe u administruan ankesa të drejtpërdrejta nga komuniteti.

Po ashtu, u kryen verifikime në terren mbi kushtet e jetesës në kuadër të rasteve të ndjekura nga institucioni në këto zona.

Këto ndërhyrje synojnë forcimin e mbrojtjes së të drejtave të individëve dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve ndaj shërbimeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes efektive të të drejtave të njeriut.

Ditën e sotme, më datë 18 Korrik 2025, në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit u zhvillua një takim i përba...
18/07/2025

Ditën e sotme, më datë 18 Korrik 2025, në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit u zhvillua një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të Seksionit të Përgjithshëm, Znj. Brisilda Taco drejtuese e shoqatës “Rromano Kham”dhe Z.Ervis Daka drejtues i shoqatës “Aksion Komunitar” për të diskutuar rreth problematikave që shqetësojnë pakicat kombëtare egjiptiane dhe rome, me theks të veçantë mbi procesin e vetëdeklarimit për njohjen e statusit të pakicës kombëtare.

Gjatë takimit u evidentuan një sërë çështjesh me rëndësi të veçantë, të cilat do të ndiqen me prioritet nga institucioni i Avokatit të Popullit në kuadër të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të këtyre pakicave.

Avokati i Popullit rikonfirmon angazhimin e tij maksimal për të adresuar shqetësimet e këtyre komuniteteve dhe mbetet një derë gjithmonë e hapur për çdo qytetar, duke shërbyer si zëri i atyre që shpesh mbeten të padëgjuar.

Në vijim të këtij angazhimi, Avokati i Popullit do të vazhdojë të zhvillojë takime të rregullta edhe me përfaqësues të pakicave të tjera kombëtare, me qëllim identifikimin e sfidave me të cilat përballen dhe forcimin e dialogut institucional në funksion të garantimit të të drejtave dhe barazisë për të gjithë.

Institucioni i Avokatit të Popullit, nëpërmjet Seksionit të Përgjithshëm dhe në përmbushje të mandatit të tij kushtetues...
17/07/2025

Institucioni i Avokatit të Popullit, nëpërmjet Seksionit të Përgjithshëm dhe në përmbushje të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, vijon realizimin e aktiviteteve promovuese për informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në këtë kontektst, më datë 15 Korrik 2025, në Bashkinë Sarndë u organizua veprimtaria “Ditë e Hapur”, ku qytetarëve iu ofrua mundësia të njiheshin më nga afër me misionin, funksionet dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe të paraqisnin shqetësimet dhe ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në kuadër të aktivitetit, u zhvilluan gjithashtu takime me punonjës të Bashkisë Sarandë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në nivel lokal. Këto takime shërbyen për të identifikuar problematika konkrete që prekin komunitetin dhe për të thelluar bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave të individit.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit - Seksioni i Përgjithshëm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Popullit - Seksioni i Përgjithshëm:

Share