03/06/2026
🗳️ KQZ Shqiperi u takua me të rinj dhe votues për herë të parë në Pogradec dhe Korçë!
Takimet në gjimnzain "Themistokli Gërmenji” në Korçë dhe në gjimnazin “14 Engjëjt” në Pogradec u zhvilluan në kuadër të sesioneve të edukimit zgjedhor që KQZ po zhvillon në bashkëpunim me International IDEA dhe BIRN Albania.🤝
Fokusi i bashkëbisedimit me të rinjtë ishtë:
• njohja me të gjitha fazat e procesit zgjedhor;
• rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e votes së tyre;
• nxitja e pjesëmarrjes në zgjedhje.
U diskutua gjithashtu mbi Kodin e Sjelljes për Fushatat Online, edukimin digjital në proceset zgjedhore, manipulimin e informacionit përmes dezinformimit, si dhe angazhimin online.
Më qëllim njohjen e procedurave të votimit, u zhvillua edhe një simulim praktik i procesit të votimit.