21/03/2026
🌟 Rinia që ndërton paqen përmes dialogut! 🌟
Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve vijon angazhimin e saj në promovimin e kulturës së dialogut dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve tek të rinjtë.
✨ Më 17 mars 2026 u zhvillua aktiviteti përmbyllës i një fushate ndërgjegjësimi me pjesëmarrjen e nxënësve nga gjimnazet “Sami Frashëri” dhe “Sevasti Qiriazi” në Tiranë.
🤝 Përmes një procesi të vazhdueshëm trajnimi dhe bashkëpunimi, të rinjtë prezantuan produkte konkrete dhe kreative – postera, broshura dhe një video – të cilat promovojnë ndërmjetësimin mes bashkëmoshatarëve, nën moton:
🗣️ “Të ndërtojmë kulturën e dialogut tek të rinjtë përmes fuqisë së ndërmjetësimit”.
🌱 Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve inkurajon përhapjen e këtyre praktikave edhe në institucione të tjera arsimore, me synim fuqizimin e rolit të të rinjve si promotorë të dialogut dhe mirëkuptimit.
🙏 Një falënderim i veçantë për bashkëpunëtorët tanë, e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen dhe partenerëve tanë CSSP Mediation Albania dhe QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (QSHPLI) në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga Bashkimi Evropian!