17/03/2018
Pa fjalë Gjethet joshin mëngjesin me frymën lozonjare të vjeshtës. Hieroglifët e degëve , kujtime vere stampojnë. Fjalët vuajnë trotuarit. Qesh. Luaj me gjethet ngjitur këpucëve. Ty nuk të fola. Ngatërrova alfabetin , ndjesinë çloshëse të vjeshtës , zërat , ecejaket nëpër vesë. Kthej kokën , lë prapa shikimin , humbur ne hieroglifët e alfabetet shurdhe.