07/09/2026
Policia Rrugore e 📍Tiranës vijon monitorimin 24/7 të akseve lidhëse dhe me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Fokus i monitorimit kanë qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 32 shtetas, 2 prej tyre tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pas konstatimit të tyre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 13,467 masa administrative, konkretisht:
- 4,998 masa për shkelje në sigurinë rrugore;
- 7,868 masa për shkelje të rregullave të ndalimit, pushimit dhe qëndrimit, shkelje që pengojnë qarkullimin dhe krijojnë kaos në trafik;
- 1,093 masa për drejtuesit e motomjeteve që nuk kanë respektuar përdorimin e kaskës mbrojtëse;
- 83 masa për automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme;
- 418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 309 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
- 75 mjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.
Policia Rrugore apelon sërish për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
🇦🇱