09/05/2019
Të flasësh për marrëdhënien e ndërsjelltë midis arkeologjisë dhe turizmit…, kjo është qasja dhe arsyeja kryesore e takimit “SENSE AND SUSTAINABILITY” – “International Conference on Archaeology and Tourism” të më shumë se 160 specialistëve nga vende të ndryshme të botës, që po mbahet në Zagreb nga data 6 Maj e deri në10 Maj. E shtrirë në 4 ditë intensive fjalimesh dhe diskutimesh, me 160 prezantime, me 26 sesione, diskutimet shkojnë përtej mbrojtjes së trashëgimisë dhe zhvillimit të turizmit.
“Rivitalizimi i siteve të trashegimisë kulturore – Të shkëmbejmë vlerat”, (Revitalization of Cultural Heritage Sites - Sharing Values) ishte sesioni në të cilin Agjencia e Shërbimit Arkeologjik u angazhua në pjesëmarrje në këtë konferencë me gamë të gjërë tematikash.
https://zagrebarchaeologytourism.com/
Përtej profesionistëve arkeologë dhe specialistëve të turizmit, prezent ishin edhe aktorë të tjerë, të cilët sollën përqasjet dhe angazhimet e tyre lidhur me menaxhimin e turizmit, mënyrat për ta bërë sitin atraktiv, marketimin e tij mundësinë për ta kuptuar dhe aksesuar sa më lehtë.
Diskutimet gjatë takimit orjentohenshin kryesisht ndaj faktorit – “Turizëm i Qëndrueshëm”. Sigurisht që qasjet për të arritur turizëm kulturor të qëndrueshëm, drejtojnë turizmin në pikat me potencial arkeologjik, të cilat të cojnë në hartimin e herëpashershëm të programeve kërkimore, përfshirjen e komunitetit dhe potencialeve lokale, njohjen dhe promovimin e vlerave të sitit.