Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë
/
Alpin and Speleological Rescue of Albania

Gjatë kësaj fundjave, Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një trajnim speleologjie në kuadër të kursit bazë të spel...
26/05/2026

Gjatë kësaj fundjave, Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një trajnim speleologjie në kuadër të kursit bazë të speleologjisë në një shpellë në zonën e Vaut të Dejës.
Gjatë eksplorimit të një dege të paeksploruar më parë të shpellës, u konstatua prania e një mjeti shpërthyes të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, i identifikuar si bombë e tipit SRCM 35.
Menjëherë pas evidentimit të saj, u njoftuan autoritetet kompetente dhe zona u sigurua sipas protokolleve të sigurisë. Në koordinim me Policinë Ushtarake do të kryhet neutralizimi dhe largimi i mjetit shpërthyes.
I bëjmë thirrje çdo vizitori, eksploruesi apo banori të zonës që të mos afrohet dhe të shmangë hyrjen në këtë shpellë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.
Ju lutemi tregoni kujdes maksimal dhe respektoni masat e sigurisë. Çdo hyrje apo afrim në zonë mund të përbëjë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë.

NJOFTIM !Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e projektit më të ri “K9”, një ha...
05/05/2026

NJOFTIM !

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e projektit më të ri “K9”, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve tona në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në çdo rast emergjence, sidomos kur bëhet fjalë për persona të humbur, orët e para janë vendimtare për shpëtimin e jetës. Pikërisht për këtë arsye, qentë e trajnuar për kërkim-shpëtim janë një aset i pazëvendësueshëm – ata janë të shpejtë, të saktë dhe të aftë të lokalizojnë persona aty ku teknologjia shpesh ka kufizimet e saj.

🐾 Qeni i parë i këtij projekti është Juga – e pagëzuar kështu si era e jugut, një emër që vjen nga tradita lokale. E dhuruar nga Gjirokastra, Juga ka nisur tashmë një rrugëtim të gjatë dhe sfidues trajnimi në Itali, ku do të specializohet në kërkimin e personave të humbur të gjallë.

Ky është vetëm fillimi. Projekti “K9” synon që në vijim të zhvillojë kapacitete edhe për:
▪️ Kërkimin e personave që kanë humbur jetën
▪️ Operacione në rrënoja, në rast tërmetesh
▪️ Kërkim në borë, në raste ortekësh

I urojmë Jugës suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe presim me padurim rikthimin e saj në Shqipëri, për të përmbushur misionin e saj në shërbim të jetës dhe komunitetit.

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë në datën 25 prill, në përputhje me kalendarin vjetor stërvitor, zhvilloi tr...
04/05/2026

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë në datën 25 prill, në përputhje me kalendarin vjetor stërvitor, zhvilloi trajnimin e radhës operacional me karakter simulues në terren të vështirë.
Ushtrimi u realizua në kanionet e zonës së Skraparit dhe kishte si objektiv kryesor testimin dhe përmirësimin e procedurave të evakuimit vertikal në kanionore. Skenari i simuluar parashikonte nxjerrjen e një të dëmtuari nga fundi i kanionit, duke përdorur sistemet e transportit në barrelë (stretcher), të shoqëruar nga një operator teknik gjatë gjithë fazës së evakuimit.
Gjatë trajnimit u aplikuan teknika të avancuara të lëvizjes me litarë, menaxhimit të ngarkesës dinamike, ankorimeve të shumëfishta dhe koordinimit të ekipeve në kushte reale operacionale. Ushtrimi shërbeu gjithashtu për vlerësimin e kohës së reagimit, komunikimit ndërmjet ekipeve dhe sigurisë në ndërhyrje.
Në këtë trajnim morën pjesë anëtarë të skuadrës nga Tirana, Kruja, Elbasani, Berati dhe Vlora, duke garantuar një përfshirje të gjerë dhe shkëmbim përvoje ndër-rajonal.

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë mbetet i përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimin e infrastrukturës logjistike, me qëllim rritjen e eficiencës dhe sigurisë në operacionet e kërkim-shpëtimit në terrene speleologjike dhe alpine .

24/04/2026
KOMUNIKATË !Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë pranoj mesditën e datës 24 prill 2026 një thirrje për ndihmë në...
24/04/2026

KOMUNIKATË !

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë pranoj mesditën e datës 24 prill 2026 një thirrje për ndihmë në zonën e Pëllumbasit, Tiranë.
Menjëherë u aktivizua skuadra dhe u nis në drejtim të vendngjarjes, gjatë operacionit të zhvilluar në zonën e Syrit të Ciklopit, u realizua me sukses shpëtimi i dy barinjëve dhe 30 krerëve dhi të bllokuar në terren të vështirë dhe me akses të kufizuar.
Për shkak të konfigurimit të zonës, u përdorën teknika të specializuara alpinizmi dhe manovra me litarë për nxjerrjen dhe sigurimin e tyre në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Operacioni u realizua fillimisht nga forcat Zjarrfikëse në bashkëpunim me Shpëtimin Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, të parët në vendngjarje dhe në vijim Policia e Shtetit për garantimin e sigurisë dhe koordinimin në zonë.
Falë bashkëpunimit, disiplinës dhe angazhimit të përbashkët mes strukturave pjesëmarrëse operacioni përfundoi me sukses të plotë, duke bërë të mundur shpëtimin në gjendje të sigurt të jetës njerëzore dhe të kafshëve.

Falenderojmë të gjithë efektivët dhe strukturat e përfshira në këtë operacion !

Operacion !Shpëtimi Alpin dhe Speleolgjik i Shqipërisë sapo ka pranuar një thirrje për ndihmë në zonën e Pëllumbasit, Ti...
24/04/2026

Operacion !

Shpëtimi Alpin dhe Speleolgjik i Shqipërisë sapo ka pranuar një thirrje për ndihmë në zonën e Pëllumbasit, Tiranë.

Menjëherë janë organizuar skuadrat dhe së bashku me forcat zjarrfikëse janë nisur në drejtim të vendngjarjes.

Për më tepër detaje ju bëjmë të ditur në një komunikim të dytë.

📢 Njoftim për Fillimin e Kursit të 3-të SpeleologjikShoqata Speleologjike Shqiptare ka kënaqësinë të njoftojë organizimi...
11/04/2026

📢 Njoftim për Fillimin e Kursit të 3-të Speleologjik

Shoqata Speleologjike Shqiptare ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Kursit të 3-të Speleologjik, një mundësi unike për të gjithë të apasionuarit pas aventurës, natyrës dhe botës nëntokësore.

Ky trajnim është i dedikuar për aspirantët që synojnë të bëhen anëtarë me të drejta të plota në shoqatë, dhe ofrohet pa pagesë për ta.
(Shënim: Nuk përfshihen kostot personale si transporti dhe dieta.)

📅 Periudha: Fundjavat e muajit Maj 2026
🖥 E shtunë: Teori (online)
🧗‍♂️ E diel: Praktikë në terren

🔍 Çfarë përfshin trajnimi?
Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të aftësohen në:

Njohjen e mjedisit të shpellave
Përdorimin e pajisjeve speleologjike
Teknikat bazë të ngjitjes dhe zbritjes me litar
Ankorimet dhe menaxhimin e linjave
Armimin dhe çarmimin e shpellave
Standardet e sigurisë gjatë aktiviteteve nëntokësore

🎓 Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të kenë përvetësuar njohuritë dhe aftësitë bazë për të zhvilluar aktivitete speleologjike në mënyrë të sigurt dhe profesionale, aspirantet qe pervetesojne aftiste dhe njohurite pas testit final do te pajisjen me certifikate pjesmarrje ne kete kurs..

📩 Për aplikime dhe informacione të mëtejshme:
[email protected]

10/04/2026

Një skuadër e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë iu bashkua aktivitetit “Ditë e Hapur – Turizëm & Sport”, të organizuar nga Universiteti Barleti.

Gjatë aktivitetit, anëtarët tanë realizuan manovra demonstrative, duke prezantuar nga afër teknikat e ndërhyrjes dhe pajisjet e përdorura në terrene të vështira. Gjithashtu, ndamë me pjesëmarrësit më shumë rreth qëllimit dhe misionit tonë vullnetar në shërbim të komunitetit.

Ne mbetemi të përkushtuar në ndërgjegjësimin e të gjithë atyre që e përdorin natyrën, qoftë për punë të përditshme apo për aktivitete sportive e turistike, që të respektojnë dhe zbatojnë protokollet e sigurisë, duke minimizuar rreziqet dhe duke garantuar një përvojë sa më të sigurt në natyrë.

06/04/2026

KOMUNIKATË !

Në datën 06 prill 2026, Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë zhvilloi një ushtrim demonstrues në qytetin e Krujës, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Krujë, Shërbimin Zjarrfikës të stacionit Krujë, Policinë Bashkiake, Emergjencat Civile Bashkiake, Urgjencën Krujë si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kryqi i Kuq Shqiptar.
Demonstrimi u realizua pranë Kalasë së Krujës, një ndër pikat më të frekuentuara turistike në vend, ku interesi i publikut ishte i lartë dhe pjesëmarrja e gjerë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, prezantimi i kapaciteteve dhe koordinimit mes strukturave përkatëse, si dhe ndërgjegjësimi i publikut për zhvillimin e aktiviteteve në terrene të vështira në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet.
Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë mbetet i përkushtuar për të nxitur zhvillimin e vullnetarizmit në fushën e mbrojtjes civile, për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë dhe për të kontribuar në përmirësimin e standardeve në sportet dhe aktivitetet me rrezikshmëri të lartë dhe në terrene sfiduese.

Falënderojmë të gjithë partnerët dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe interesin e treguar!

28/03/2026

Komunikatë !

Në datat 21–22 Mars u zhvillua një trajnim i përbashkët në zonën e Holtës, mes ekipit të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik dhe efektivit të Zjarrfikëses së Gramsh*t.
Ky trajnim dyditor ishte intensiv dhe mjaft praktik, duke u fokusuar në njohjen me pajisjet bazë të përdorura në operacionet e shpëtimit, teknikat alpine, sigurinë e shpëtuesve, si dhe përdorimin e barrelës në ngjitje dhe zbritje në terrene të vështira.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në kushte reale, duke rritur gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Falënderojmë efektivin e Zjarrfikëses së Gramsh*t për përkushtimin dhe impenjimin e treguar gjatë këtij trajnimi.
Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik mbetet i përkushtuar të vazhdojë organizimin e trajnimeve të përbashkëta me të gjitha strukturat, publike dhe private, që ndajnë të njëjtin mision: shpëtimin e jetës në terrene të vështira.

Address

Farke E Madhe, Zona Kadastrale 1604, Numri I Pasurise 935/12, Apartamenti 0
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë:

Share