28/01/2026
🇮🇳🤝🇪🇺Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Indi–BE e Përfunduar: Një Moment Historik
E shpallur në kuadër të Samitit të 16-të Indi–Bashkimi Evropian nga Kryeministri i nderuar i Indisë, Shri Narendra Modi, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Sh.T.Znj. Ursula von der Leyen, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Indi–BE shënon një etapë të re në tregtinë globale dhe në forcimin e partneritetit strategjik dypalësh.
Rëndësia kryesore e Marrëveshjes:
* Partneritet ndërmjet ekonomisë së katërt dhe të dytë më të madhe në botë, të cilat së bashku përfaqësojnë rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global
* 99% e eksporteve indiane do të përfitojnë akses preferencial në tregun e Bashkimit Evropian
* Eksporte me vlerë rreth 75 miliardë USD (6.41 lakh crore rupie) pritet të njohin rritje të konsiderueshme
* Nxitje e fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (MSME), gratë, artizanët, të rinjtë dhe sektorët intensivë në punë
* Përmirësim i ndjeshëm i aksesit në treg për sektorin e shërbimeve, si dhe krijimi i një kuadri mobiliteti të orientuar drejt së ardhmes për profesionistët e kualifikuar
* Hapje e mundësive të reja për bujqësinë dhe eksportet e produkteve ushqimore të përpunuara, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e sektorëve të ndjeshëm
* Liberalizim i balancuar i sektorit të automobilëve, në përputhje me nismën kombëtare “Make in India”
* Përfshirje e dispozitave progresive lidhur me Mekanizmin e Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM), në mbështetje të rritjes së qëndrueshme
Kjo Marrëveshje shkon përtej tregtisë, duke forcuar besimin e ndërsjellë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Ajo përbën një hap vendimtar drejt vizionit Viksit Bharat 2047 dhe integrimit më të thellë të Indisë në zinxhirët globalë të vlerës.
🇮🇳🤝🇪🇺 India–EU Free Trade Agreement Concluded: A Historic Breakthrough
Announced at the 16th India–EU Summit by Hon’ble PM Shri Narendra Modi and European Commission President H.E. Ms. Ursula von der Leyen, the India–EU FTA marks a new era in global trade and strategic partnership.
✨ Why this matters:
🌍 Partnership between the 4th & 2nd largest economies, together accounting for 25% of global GDP
📦 99% of Indian exports to gain preferential access to the EU market
🚀 USD 75 billion (₹6.41 lakh crore) exports poised for major growth
👩🌾🧵 Big boost for MSMEs, women, artisans, youth & labour-intensive sectors
👔 Strong market access in services + future-ready mobility framework for skilled professionals
🌾 New opportunities for agriculture & processed food exports, while safeguarding sensitive sectors
🚗 Calibrated auto liberalisation aligned with Make in India
🌱 Forward-looking CBAM provisions supporting sustainable growth
This FTA goes beyond trade—strengthening trust, innovation, resilience, and inclusive growth.
A decisive step towards Viksit Bharat 2047 and deeper integration into global value chains.
Ministry of External Affairs, Government of India International Chamber of Commerce in Albania MyGovIndia