Shërbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shërbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare, Rruga: Anna KOMNENA, Tirana.

23/06/2026

🌦️Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.
Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

22/06/2026

⛅️Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relieveve
malore reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

21/06/2026

🌤️Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, me pas mot kryesisht i kthjellët.
Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore leshje të dobëta shiu në formë pikash(përjashtuar vija bregdetare). Pas orëve të pasdites
ndërprerje të reshjeve.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadarti i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

21/06/2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në male vranësira mesatare e lokalisht të dendura kalimtare, në mesditë dhe pasdite.
Në mesditë deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje shiu lokale dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadarti i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

19/06/2026

☀️Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

18/06/2026

☀️Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

17/06/2026

🌤️Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore në lindje.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 17 m/s.
🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

16/06/2026

⛅️Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s

🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3ballë.

📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

15/06/2026

☀️Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat e pakta deri mesatare më të theksuara, në relievet malore në lindje.
Nga orët e mesditës deri ato pasdite në relievet malore në lindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s

🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3ballë.

📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

15/06/2026

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë maleve në veri dhe në lindje.

🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s

🌊 Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3ballë.

📢 Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

Address

Rruga: Anna KOMNENA
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+35546315788

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share