Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Government Organization, Rruga. "Papa Gjon Pali II", Nr. 3, Kati I, Tirana.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me DCAF – Geneva Centre for Security Sector Governan...
17/09/2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me DCAF – Geneva Centre for Security Sector Governance, organizon trajnimin e radhës për bizneset, në kuadër të Programit Kombëtar për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike për Bizneset.

Trajnimi synon t’u ofrojë bizneseve njohuri dhe praktika konkrete për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar rreziqet kibernetike, si dhe për të mbrojtur më mirë sistemet, të dhënat dhe shërbimet e tyre.

Fokusi do të jetë te masat praktike dhe të zbatueshme në aktivitetin e përditshëm të bizneseve, duke i ndihmuar ato të identifikojnë nevojat, dobësitë dhe prioritetet për forcimin e sigurisë së tyre.

📌 Bizneset e interesuara për të marrë pjesë mund të aplikojnë përmes linkut të regjistrimit deri më 21 shtator 2026.
🔗 https://forms.cloud.microsoft/e/jGsqhV7WBa?origin=lprLink

📍 Shkodër | 22 shtator 2026

Sa dimë për atë që fëmijët tanë përjetojnë online? 📱👨‍👩‍👧‍👦Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashk...
16/09/2026

Sa dimë për atë që fëmijët tanë përjetojnë online? 📱👨‍👩‍👧‍👦

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizon takimin: “Prindërimi në Epokën Digjitale: Çfarë Fshihet Pas Ekranit të Fëmijës Tënd?”

Një hapësirë e dedikuar për të folur hapur për sfidat që fëmijët përballojnë në mjedisin digjital dhe për rolin që prindërit kanë në parandalimin dhe adresimin e tyre.

Në fokus të takimit:

🔹 Siguria dhe privatësia e fëmijëve online
🔹 Rrjetet sociale dhe mbrojtja e të dhënave personale
🔹 Bullizmi, ngacmimi dhe format e tjera të dhunës online
🔹 Përmbajtjet dhe kontaktet e papërshtatshme apo të rrezikshme
🔹 Komunikimi dhe besimi mes prindit dhe fëmijës
🔹 Shenjat që duhen vënë re dhe mënyrat e raportimit

Përmes këshillave praktike dhe diskutimit me ekspertë, prindërit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë rreziqet online dhe mënyrat konkrete për t’i mbështetur e mbrojtur fëmijët e tyre.

📍 Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online.

🔗 Për t’u bërë pjesë, regjistrohuni në linkun:
https://forms.cloud.microsoft/e/7AGQNVzV7q?origin=lprLink

🛡️ Siguria e fëmijëve online është një përgjegjësi e përbashkët.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) priti në një vizitë studimore përfaqësues të GIZ nga Shqipëria, Koso...
16/09/2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) priti në një vizitë studimore përfaqësues të GIZ nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Uzbekistani, Tunizia dhe Gjermania, në kuadër të Grupit të Punës për Digjitalizimin të rrjetit SENECA SEDE. Vizita ishte një mundësi për të ndarë përvojën e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe nevojat për bashkëpunim.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi përfaqësuesit e GIZ për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike. Gjatë takimit, ekspertët e AKSK-së ndanë me pjesëmarrësit përvojën e institucionit dhe zhvillimet kryesore në ekosistemin kombëtar të sigurisë kibernetike, ndërsa diskutimi u zgjerua te praktikat e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor , sfidat që hasen në nivel rajonal dhe mundësitë për shkëmbim ekspertize, njohurish dhe përvojash.

Pjesë e diskutimit ishte edhe përdorimi i inteligjencës artificiale në sigurinë kibernetike, rreziqet që lidhen me të dhe qasjet rregullatore, duke krijuar një shkëmbim eksperiencash të drejtpërdrejta mes ekspertëve të AKSK-së dhe pjesëmarrësve mbi çështje që po ndikojnë gjithnjë e më shumë mjedisin e sigurisë kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, prezantoi përpara Komisionit për ...
15/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, prezantoi përpara Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale punën e AKSK-së për periudhën janar–gusht 2026 dhe zhvillimet kryesore të institucionit.

Ndër çështjet kryesore të prezantuara:

✅ Forcimi i kuadrit ligjor dhe rregullator – miratimi i Ligjit nr. 51/2026 “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, i përafruar me rregulloret evropiane eIDAS1 dhe eIDAS2. Paralelisht, ka përfunduar procesi i konsultimit publik për amendimet e ligjit nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, me fokus forcimin e masave administrative, detyrimeve për raportim dhe bashkëpunim të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme, si dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me integrimin evropian.

✅ Integrimi në Bashkimin Evropian – AKSK është e angazhuar në kapitujt 10, 20 dhe 31, me fokus përcaktimin e detyrimeve dhe përgjegjësive, mekanizmat e bashkëpunimit dhe standardizimin e masave të sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike. Pjesë e këtij procesi është edhe puna për ngritjen e CIRT-eve sektoriale.

✅ Zgjerimi i mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme – numri i tyre është rritur nga 215 në 328, duke zgjeruar fushën e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes kibernetike.

✅ Parandalimi dhe menaxhimi i incidenteve kibernetike – gjatë vitit 2026 janë regjistruar 20 incidente kibernetike, nga të cilat 4 janë klasifikuar si kritike ose me impakt në të dhëna apo shërbime, ndërsa incidentet e tjera nuk kanë pasur impakt në të dhënat dhe shërbimet e ofruara ndaj publikut.

✅ Rritja e kapaciteteve për monitorim, parandalim dhe reagim – janë rritur kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të Autoritetit, ndërsa inteligjenca artificiale është integruar në një pjesë të proceseve të monitorimit dhe po zgjerohet edhe në procese të tjera të punës së AKSK-së.

✅ Ndërgjegjësimi – për herë të parë, siguria kibernetike është përfshirë në programet mësimore përmes 3 moduleve për klasat I, VI dhe X. Paralelisht, vijojnë trajnimet dhe aktivitetet ndërgjegjësuese për nxënës, mësues, prindër, administratën publike dhe infrastrukturat.

15/09/2026
14/09/2026
Siguria e fëmijëve online është një përgjegjësi që ndahet mes nesh të gjithëve. Prindërit, mësuesit, institucionet dhe v...
14/09/2026

Siguria e fëmijëve online është një përgjegjësi që ndahet mes nesh të gjithëve. Prindërit, mësuesit, institucionet dhe vetë fëmijët kanë secili një rol në krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt. 💻📚

Me nisjen e vitit të ri shkollor, vëmendja jonë shkon jo vetëm te ajo që fëmijët mësojnë në klasë, por edhe te mënyra si ata lundrojnë, komunikojnë dhe veprojnë në hapësirën online.

Këtë vit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ka kontribuar në përgatitjen e moduleve të sigurisë kibernetike për klasat I, VI dhe X, duke e sjellë edukimin për sigurinë online më pranë nxënësve që në shkollë.

Ky angazhim do të shoqërohet edhe me trajnime për mësuesit dhe prindërit, për të forcuar njohuritë dhe rolin e tyre në orientimin e fëmijëve drejt një përdorimi më të sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë.

AKSK ju uron të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve një vit të mbarë shkollor! 🎒

Siguria e fëmijëve online, prioriteti ynë i përbashkët.

Nesër nis shkolla. 🎒📚 Para se të fillojë rutina e re, kujdesuni edhe për sigurinë digjitale të fëmijëve.📱 Kontrolloni pr...
13/09/2026

Nesër nis shkolla. 🎒📚 Para se të fillojë rutina e re, kujdesuni edhe për sigurinë digjitale të fëmijëve.

📱 Kontrolloni privatësinë e profileve, sidomos para se të publikohen foto nga dita e parë e shkollës. Shmangni ekspozimin e emrit të shkollës, klasës, apo vendndodhjes.

💬 Kujdes me grupet e reja të klasës. Mos hapni lidhje dhe skedarë të dyshimtë të dërguar në grup dhe mos ndani aty të dhëna personale.

💻 Përditësoni pajisjet që do të përdoren për mësim, telefonin, tabletin apo laptopin, si edhe aplikacionet e instaluara.

🔐 Siguroni llogaritë shkollore dhe personale, përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni verifikimin me dy hapa kur është i disponueshëm.

🤝 Vendosni një rregull të rëndësishëm që në fillim: “Nëse diçka ndodh online, më trego.”
Mesazhet kërcënuese, bullizmi kibernetik, profilet e rreme apo kërkesat e papërshtatshme nuk duhen neglizhuar. Ruani provat dhe kërkoni ndihmë. Dhe mbi të gjitha raportoni në aksk.gov.al.

Një vit i ri shkollor nis edhe me zakone të reja për sigurinë online. 🛡️

12/09/2026

Për herë të parë, siguria kibernetike përfshihet në kurrikulat shkollore për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Ministrisë së Arsimit.

Kjo nismë synon t’i pajisë nxënësit, që në fillim të çdo cikli arsimor, me njohuritë e nevojshme për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë, mbrojtjen e të dhënave personale, dallimin e përmbajtjeve të rreme dhe reagimin ndaj bullizmit apo formave të tjera të abuzimit në internet.

Zbatimi i kurrikulave do të shoqërohet me trajnimin e mësuesve dhe ndërgjegjësimin e prindërve, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.

Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi e përbashkët.

🇬🇧 Every day, public services rely on digital systems, hospitals, utilities, government offices. Albania is taking proac...
10/09/2026

🇬🇧 Every day, public services rely on digital systems, hospitals, utilities, government offices. Albania is taking proactive steps to make sure those systems are better protected than ever before.
Through UK-Albania Cyber cooperation, Albania has developed a national view of its cyber risks, enabling a more proactive approach to cyber defence and helping minimise the effect of threats on the people who depend on these services.
Stronger partnerships. Safer systems. Shared security.
---
🇦🇱 Çdo ditë, shërbimet publike varen nga sistemet digjitale, spitalet, shërbimet publike, zyrat qeveritare. Shqipëria po ndërmerr hapa proaktivë për t'u siguruar që këto sisteme të jenë më të mbrojtura se kurrë më parë. Përmes bashkëpunimit kibernetik Shqipëri - MB, Shqipëria ka zhvilluar një pasqyrë kombëtare të rreziqeve të saj kibernetike, duke mundësuar një qasje më proaktive ndaj mbrojtjes kibernetike dhe duke ndihmuar në minimizimin e ndikimit të kërcënimeve mbi njerëzit që varen nga këto shërbime.
Partneritete më të forta. Sisteme më të sigurta. Siguri e përbashkët.

Address

Rruga. "Papa Gjon Pali II", Nr. 3, Kati I
Tirana
10001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike:

Shortcuts

Share