Agjencia e Mbikeqyrjes Policore

Agjencia e Mbikeqyrjes Policore AMP ushtron veprimtarinë mbi Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe shërbimin Zjarrfikës
(11)

🏠 𝐇𝐀𝐏𝐄𝐍 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌𝐄𝐓!Një mbështetje konkrete për ata që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së vendit.300 k...
27/08/2026

🏠 𝐇𝐀𝐏𝐄𝐍 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌𝐄𝐓!

Një mbështetje konkrete për ata që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së vendit.

300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike për blerjen e banesës.

Për punonjësit e Policia e Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencia e Mbikeqyrjes Policore janë në dispozicion 𝟕𝟎 𝐤𝐮𝐨𝐭𝐚.

Sepse pas uniformës janë njerëz, familje dhe sakrifica të përditshme.

Nëse jeni pjesë e strukturave të mësipërme të sigurisë dhe plotësoni kriteret e përfitimit, aplikoni në e-Albania 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐨𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟓 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔.📲

Mirënjohje për shërbimin tuaj.
Mbështetje për familjet tuaja. 🇦🇱

Në kuadër të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elb...
17/08/2026

Në kuadër të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan - Korçë, iu bashkuan kësaj kauze me solidaritet dhe përgjegjshmëri qytetare.

Një kontribut që shkon përtej detyrës dhe merr vlerë të veçantë në shërbim të jetës.


Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e para proçedu...
11/08/2026

Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e para proçedurale u kryen nga Policia e Shtetit dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e ndërtesës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë rast, ku konkretisht;

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se në këtë ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë, konkretisht janë katër punonjës të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve po procedohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.
• Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.
• Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, më parë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.
• Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve, DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.
• Redin Çaushaj, me detyrë SPZ, Komisariati i Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë, ndërsa dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve ende nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për dy punonjësit e tjerë janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

📊Statistikat Korrik 2026Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon raportin statistikor për muajin Korrik 2026, në vijim t...
10/08/2026

📊Statistikat Korrik 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon raportin statistikor për muajin Korrik 2026, në vijim të angazhimit për transparencë dhe informim të publikut.

Raporti i plotë 👉https://www.amp.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/Korrik-2026.pdf

🇦🇱 Mbrojtja e qytetarëve duke forcuar integritetin – urime ekzaminuesve të rinj të poligrafit në Shqipëri!Përmes mbështe...
27/07/2026

🇦🇱 Mbrojtja e qytetarëve duke forcuar integritetin – urime ekzaminuesve të rinj të poligrafit në Shqipëri!

Përmes mbështetjes së ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe INL të Departamentit të Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) sapo diplomoi dy ekspertë të rinj të certifikuar të poligrafit, duke përfunduar një kurs intensiv 10-javor të trajnimit bazë dhe metodologjisë së poligrafëve në Akademinë Ndërkombëtare të Poligrafit në Fort Lauderdale, FL. Ekzaminuesit përfunduan mbi 400 orë trajnimi në testime shkencore, vlerësim të besueshmërisë, metodologji të intervistave dhe etikë, dhe mund të kryejnë ekzaminime si në anglisht ashtu edhe në shqip. Aftësitë e tyre të reja do të mbështesin shqyrtimin dhe verifikimin e integritetit për oficerët e ardhshëm të zbatimit të ligjit – duke e bërë Shqipërinë një partner më të besueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

🇺🇸 Protecting citizens by promoting integrity – Congratulations to Albania’s new polygraph examiners!

Through U.S. Department of Justice ICITAP and State Department INL support, Albania’s Police Oversight Agency (POA) just graduated two new certified polygraph examiners, completing an intensive 10-week Basic Polygraph Training and Methodology course at the International Academy of Polygraph in Fort Lauderdale, FL. The examiners completed over 400 hours of training in scientific testing, credibility assessment, interview methodology, and ethics, and can conduct examinations in both English and Albanian. Their new skills will support integrity screening and vetting for prospective law enforcement officers – making Albania a more reliable partner in the fight against transnational crime.

📊Statistikat Janar - Qershor 2026Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon raportin statistikor për 6 - mujorin e parë të...
18/07/2026

📊Statistikat Janar - Qershor 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon raportin statistikor për 6 - mujorin e parë të vitin 2026, në vijim të angazhimit për transparencë dhe informim të publikut.

Raporti i plotë 👉https://www.amp.gov.al/wp-content/uploads/2026/07/buletini-6-mujor.pdf

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyreD...
16/07/2026

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Drejtoria Rajonale Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

- D. B, 25 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;
- E. K, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.

Hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit, më datë 16.07.2026, të pamjeve filmike në rrjetin social “Jeta është Qef”, të cilat u analizuan dhe u verifikuan në mënyrë të plotë nga strukturat hetimore të AMP-së.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, në funksion të veprave penale të parashikuara nga nenet 244 dhe 301 të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe çdo forme tjetër paligjshmërie nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Falënderojmë qytetarët dhe median për kontributin e tyre në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit.

🇦🇱Drejtori i Përgjithshëm Klevis Qose priti në takim përfaqësuesen e programit ICITAP për Evropën dhe Azinë, znj. Alexza...
15/07/2026

🇦🇱Drejtori i Përgjithshëm Klevis Qose priti në takim përfaqësuesen e programit ICITAP për Evropën dhe Azinë, znj. Alexzandria Burns e shoqëruar nga Atashehu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Richard Deasy.

Në fokus të takimit ishin sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse dhe vlerësimin e ecurisë së projekteve të përbashkëta në përputhje edhe me objektivat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndëkrombëtarë nëpërmjet programit ICITAP, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe teknike të AMP-së.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ICITAP vlerësuan rezultatet e këtij bashkëpunimi dhe rikonfirmuan vijimin e angazhimit në fusha me interes të përbashkët drejt konsolidimit të standardeve të mbikëqyrjes dhe rritjes së besimit të qytetarëve.

🇺🇸 Director General Klevis Qose received Ms. Alexzandria Burns, ICITAP Representative for Europe and Asia, accompanied by Mr. Richard Deasy, Law Enforcement Assistance Attaché at the Embassy of the United States of America in Tirana.

The meeting focused on the current challenges in addressing complex cases, as well as on reviewing the progress of joint initiatives in line with the objectives of the United States Department of Justice.

Director General Qose expressed his sincere appreciation for the longstanding partnership and continued support provided by international partners through the International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP), highlighting its valuable contribution to strengthening the professional and technical capacities of the Police Oversight Agency (POA).

For their part, the ICITAP representatives commended the achievements of this longstanding cooperation and reaffirmed their commitment to further enhancing collaboration in areas of mutual interest, with the shared objective of strengthening oversight standards and reinforcing public trust.

Vlerësim dhe mirënjohje më të lartë institucionale për kolegun Shyqyri Gjoshi me rastin e përfundimit të karrierës së ti...
13/07/2026

Vlerësim dhe mirënjohje më të lartë institucionale për kolegun Shyqyri Gjoshi me rastin e përfundimit të karrierës së tij të gjatë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë kolegët e falenderojnë për kontributin e vyer, profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë viteve të shërbimit në përmbushje të detyrave institucionale.

Shëndet të plotë e pension të mbarë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës s...
10/07/2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në prezencën e prokurorit të gatshëm, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megian Gani Ademi, 32 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Agjensia e Mbikqyrjes Policore mbetet e angazhuar për të hetuar çdo paligjahmëri të kryer në rradhët e Policisë së Shtetit.

Address

Rruga “Asim Vokshi”, Nr. 19/1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Mbikeqyrjes Policore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share