Enti Kombëtar i Banesave

Enti Kombëtar i Banesave Faqja Zyrtare e Entit Kombëtar të Banesave (EKB)

Maliq🏢🚗Garazhe në sh*tje në MaliqEKB ofron për sh*tje 7 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë ...
02/09/2026

Maliq
🏢🚗Garazhe në sh*tje në Maliq

EKB ofron për sh*tje 7 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë të përshtatshme dhe akses të mirë për përdorim dhe investim.

🔎 Më shumë informacion në:
🌐 ekb.gov.al
📧 [email protected]

Korçë🏢🚗Garazhe në sh*tje në KorçëEKB ofron për sh*tje 3 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë ...
02/09/2026

Korçë
🏢🚗Garazhe në sh*tje në Korçë

EKB ofron për sh*tje 3 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë të përshtatshme dhe akses të mirë për përdorim dhe investim.

🔎 Më shumë informacion në:
🌐 ekb.gov.al
📧 [email protected]

BURREL🏢Njësi Shërbimi në sh*tje në BurrelEKB ofron për sh*tje 2 njësi shërbimi në objekt modern banimi dhe shërbimi, me ...
02/09/2026

BURREL
🏢Njësi Shërbimi në sh*tje në Burrel

EKB ofron për sh*tje 2 njësi shërbimi në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë të përshtatshme dhe akses të mirë për përdorim dhe investim.

🔎 Më shumë informacion në:
🌐 ekb.gov.al
📧 [email protected]

30/08/2026

🏠 Strehimi është një nga çështjet më të rëndësishme për jetën dhe të ardhmen e çdo familjeje.

Po punojmë për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje për të pasur shtëpinë e tyre.

Kemi hapur thirrjen për 300 kuota me kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike në Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, shëndetësi, arsim dhe Policinë e Burgjeve.

Ndër vite, rreth 2,500 familje në 32 bashki kanë përfituar kredi me 3% interes, krahas programeve të tjera të strehimit.

Në shtator do të prezantojmë edhe programe të reja strehimi për familjet e reja, profesionistët dhe shtresat në nevojë. 🏡

🏠 SHPALLET THIRRJA PËR KREDI ME 0% INTERES!📅 Afati i aplikimit: 27.08.2026 – 25.09.2026Ministria e Ekonomisë dhe Inovaci...
26/08/2026

🏠 SHPALLET THIRRJA PËR KREDI ME 0% INTERES!

📅 Afati i aplikimit: 27.08.2026 – 25.09.2026

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit shpall thirrjen për aplikim për 300 kredi të reja me 0% interes, për blerjen e një banese nga punonjësit e administratës publike.

🔹 300 kredi të reja me 0% interes
🔹 Financim sipas çmimit të referencës
🔹 Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
🔹 Përfshihen 5 struktura përfituese

🏢 KUOTAT SIPAS INSTITUCIONEVE:

🩺 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – 70 kuota
🛡️ Ministria e Mbrojtjes – 70 kuota
🎓 Ministria e Arsimit – 70 kuota
👮 Ministria e Punëve të Brendshme – 70 kuota
⚖️ Policia e Burgjeve – 20 kuota

📌 KRITERET KRYESORE:

🔺 Të jeni i punësuar në administratën publike, 🔺sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;
🔺Të mos keni banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit;
🔻Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar;
🔻Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social.

🌐 APLIKIMI KRYHET NË E-ALBANIA.

👉 Shfletoni postimin për të parë të gjitha kuotat dhe informacionin mbi thirrjen.

Ndaje këtë postim me dikë që mund t’i nevojitet.

📞 Për më shumë informacion:
📧 Email: [email protected]
☎️ Tel: 04 222 7796
📲 Instagram: Enti Kombëtar i Banesave
🔵 Facebook: Enti Kombëtar i Banesave

13/08/2026

🏡✨ Një lajm i mirë për familjet përfituese në Delvinë!

29 apartamente të reja të programit “Banesa me Kosto të Ulët”, të ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave, janë tashmë gati për të mirëpritur familjet përfituese. 🔑🏠

Ky objekt është realizuar në kuadër të programeve të , për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë për strehim dhe për t’u ofruar atyre mundësinë për një banesë të sigurt dhe të përballueshme. 🤝❤️

📑 Me përfundimin e objektit, tashmë nisin procedurat ligjore për kalimin e apartamenteve tek familjet përfituese.

📍 Familjet përfituese ftohen t’i drejtohen Degës Rajonale EKB Gjirokastër për të vijuar me procedurat përkatëse.

🤝 Falënderojmë Bashkinë Delvinë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për bashkëpunimin dhe angazhimin në përshpejtimin e procedurave ligjore, duke mundësuar vijimin sa më të shpejtë të procesit në interes të familjeve përfituese!

🔑 29 apartamente. 29 familje. Tashmë pranë shtëpisë së tyre të re! 🏡✨

📐 Projektim funksional, për një standard më të mirë banimi! 🏢 Planimetritë e banesave me kosto të ulët që ndërton Enti K...
12/08/2026

📐 Projektim funksional, për një standard më të mirë banimi!

🏢 Planimetritë e banesave me kosto të ulët që ndërton Enti Kombëtar i Banesave konceptohen duke harmonizuar funksionalitetin arkitektonik me normat e strehimit dhe kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

⚖️ Në zbatim të Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, projektimi i banesave me kosto të ulët mbështetet në norma dhe standarde të përcaktuara për programet sociale të strehimit.

📏 Organizimi racional i ambienteve, raporti ndërmjet hapësirave të banimit dhe atyre ndihmëse, ndriçimi dhe ventilimi natyral, privatësia dhe shfrytëzimi funksional i sipërfaqes janë elemente që udhëheqin konceptimin e çdo tipologjie.

🏠 Nga garsonieret te apartamentet 1+1, 2+1 dhe 3+1, planimetritë u përgjigjen përbërjeve të ndryshme familjare dhe normave përkatëse të strehimit.

🔑 Ndërtojmë me standarde sot, për ta bërë një banesë të denjë një mundësi reale për çdo familje. 🏡

🏠 Aplikoni për strehim social?Për të lehtësuar procesin e aplikimit, ju sjellim një përmbledhje të dokumentacionit që mu...
10/08/2026

🏠 Aplikoni për strehim social?

Për të lehtësuar procesin e aplikimit, ju sjellim një përmbledhje të dokumentacionit që mund të kërkohet në aplikimet nga programet sociale të strehimit.

📄 Dokumentet ndryshojnë në varësi të situatës personale, familjare, sociale, ekonomike dhe kushteve të strehimit të secilit aplikant.

👉 Në postim gjeni të ndara kategoritë kryesore të dokumentacionit dhe çfarë duhet të keni parasysh gjatë përgatitjes së dosjes.

📌 Ruajeni postimin për ta pasur si orientim gjatë aplikimit dhe shpërndajeni me dikë që mund t’i nevojitet.

🏗️ Inspektim të punimeve të derimë tanishme në qytetin e Shijakut ✅ Deri në këtë fazë është përfunduar struktura mbajtës...
23/07/2026

🏗️ Inspektim të punimeve të derimë tanishme në qytetin e Shijakut

✅ Deri në këtë fazë është përfunduar struktura mbajtëse (karabinaja) e objektit, duke përfshirë të gjithë elementët konstruktivë të projektuar.

🧱 Aktualisht, punimet janë përqendruar në realizimin e mureve perimetrale të katit të katërt të banimit, në përputhje me projektin arkitektonik dhe specifikimet teknike.

📍 Ecuria e punimeve vijon sipas planifikimit, duke garantuar zbatimin e standardeve teknike dhe cilësore në çdo fazë të ndërtimit.

🏡 EKB mbetet i angazhuar në ndërtimin e në funksion të , duke krijuar më shumë mundësi për familjet që kanë nevojë për një strehë të sigurt dhe të përballueshme.



🇺🇸🇦🇱 Në Takimin e Nivelit të Lartë për Rishikimin Afatmesëm të Agjendës së Re Urbane, të zhvilluar në Selinë e Kombeve t...
20/07/2026

🇺🇸🇦🇱 Në Takimin e Nivelit të Lartë për Rishikimin Afatmesëm të Agjendës së Re Urbane, të zhvilluar në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, SHBA, Shqipëria u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, z. Besmir Hysa, i cili riafirmoi angazhimin e vendit tonë për zhvillim urban të qëndrueshëm dhe politika gjithëpërfshirëse të strehimit.

🌍 Gjatë këtij takimi të rëndësishëm ndërkombëtar, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe institucioneve për përmbushjen e objektivave të Agjendës së Re Urbane, me fokus në ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, më gjithëpërfshirëse dhe më rezistente.

🗣️ Në fjalën e tij, z. Hysa u shpreh:

“Qeveria Shqiptare e konsideron si një mundësi, por edhe si një përgjegjësi, ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në vizion, llogaridhënie dhe respekt për brezat që do të trashëgojnë atë që ndërtojmë sot. Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të plotë ndaj Agjendës së Re Urbane dhe mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin me të gjitha Shtetet Anëtare dhe UN-Habitat, në rrugëtimin drejt Konferencës së Katërt të Kombeve të Bashkuara për Banimin dhe Zhvillimin Urban të Qëndrueshëm.”

🤝 Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë konfirmon përkushtimin e saj për avancimin e politikave të qëndrueshme të strehimit, zhvillimin urban dhe forcimin e partneritetit me organizatat ndërkombëtare në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Housing SustainableDevelopment UrbanDevelopment AffordableHousing

Address

Rr. E Kavajës, Ndërtesa Nr. 80, Hyrja 1, Kati 5 (ish Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”), Tiranë, Shqipëri
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Enti Kombëtar i Banesave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share