Fressh Njesia 7

Fressh Njesia 7 Forumi Rinor EuroSocialist Njesia Shtate Ne besojmë tek një Shqipëri që jeton me të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve.

FRESSH është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh
Qellimi i themelit të organizatës më të madhe rinore në vend, FRESSH, ishte afrimi i Shqiperisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracise dhe shtet-berjes, si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracise europiane. PARTIA SOCIALISTE është një forcë politike që synon të shërbejë si instrumenti i cdo shqiptari

që do të ndryshojë jetën e tij, i cdo të riu që do të ndryshojë botën rreth tij, i cdo gruaje që do të ndryshojë pozicionin e saj shoqëror, i cdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë, i çdo punëmarrësi që do të ndryshojë kushtet e punës dhe i çdo sipërmarrësi që do të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë, i çdo organizate jotofitimprurëse që do të ndryshojë diçka sado të vogël në shoqëri, i çdo komuniteti që do të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike, i çdokujt që do të ndryshojë cilësinë e jetës. Në veprimtarinë e saj Partia Socialiste udhëhiqet nga një vizion europian, që nuk është i saji, por i paraardhësve dhe pasardhësve tanë; nga një vizion social që ngrihet mbi një ndarje të qartë e të prerë me politikën e vjetër të së shkuarës që nuk ka sy të shohë e veshë të dëgjojë problemet, hallet, dëshirat e ambiciet e shqiptarëve. Ne besojmë tek një Shqipëri e respektit dhe besimit tek çdo njeri. Në atdheun tonë nuk duhet të dështojë askush për shkak të gjinisë, fesë, krahinës, minoritetit apo përkatësisë politike. Është kjo një kauzë shumë më e madhe sesa vetë Partia Socialiste dhe prandaj, në këtë mision, na duhet një forcë e madhe sa vetë kauza jonë; një forcë që mund të arrihet përmes një solidariteti të ri, të mishëruar në një kontratë sociale ku çdo e drejtë është një përgjegjësi; një forcë që mund të arrihet nëse të gjithë ne bëhemi zëdhënësit, realizuesit dhe garantët e ndryshimit duke ndryshuar rrënjësisht përqasjen tonë ndaj problemeve të mëdha të Shqipërisë dhe mënyrën tonë të komunikimit me bashkëqytetarët.

Address

Njesia 7
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fressh Njesia 7 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fressh Njesia 7:

Share