14/06/2026
10 vite Arkitekturë në UKZKM, 10 pemë të reja për qytetin! 🌳✨
Sot festuam dekadën e parë të programit të Arkitekturës me mbjelljen e 10 pemëve në Parkun e Liqenit të Tiranës, pranë instalacionit “Syri i Qiellit”.
Studentë, profesorë dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara iu bashkuan kësaj nisme të bukur, të realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Një mënyrë simbolike për të festuar rrugëtimin tonë dhe për të lënë një gjurmë të gjelbër për të ardhmen. 🌿💚