Policia Bashkiake Tiranë

Policia Bashkiake Tiranë Kjo është faqja zyrtare e Policisë Bashkiake të Qytetit të Tiranës. Kjo faqe është në shërbim të komunitetit dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

11/06/2026
06/06/2026
02/06/2026
Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe profesionalizmin e Policisë Bashkiake!Ka nisur trajnimi intensiv për punonjësit e...
02/06/2026

Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe profesionalizmin e Policisë Bashkiake!

Ka nisur trajnimi intensiv për punonjësit e rinj të Policisë Bashkiake, një program që bashkon efektivë nga Tirana dhe bashki të tjera të Shqipërisë në një platformë të përbashkët mësimi dhe shkëmbimi përvojash. 🤝

Qëllimi është forcimi i profesionalizmit, etikës dhe gatishmërisë në shërbim të qytetarëve, duke ndërtuar standarde të unifikuara dhe një kulturë moderne të sigurisë lokale. 👮‍♂️👮‍♀️

Së bashku për komunitete më të sigurta, më të rregullta dhe më pranë qytetarëve! 🌟

28/05/2026
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju percjellim urimet për paqe,shëndet, begati dhe harmoni ...
27/05/2026

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju percjellim urimet për paqe,
shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.

24/05/2026

🚫 Policia Bashkiake ka evidentuar dhe ndëshkuar disa shtetas dhe subjekte biznesi për depozitimin e paligjshëm të mbetjeve jashtë vendeve të përcaktuara.

👮‍♂️ Kontrollet në terren vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me fokus te:
• Siguria në hapësirat publike dhe pranë shkollave
• Verifikimi i zbatimit të rregullave
• Parandalimi dhe ndëshkimi i paligjshmërive

⚖️ Qëllimi ynë: rend, siguri dhe respektim i ligjit në qytet.

🌿 Hedhja e mbetjeve në vendet e përcaktuara nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi qytetare ndaj komunitetit dhe mjedisit.

♻️ Ta mbajmë qytetin pastër, për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë.

Në kuadër të nismës për evidentimin dhe trajtimin e mjeteve të konsideruara si të braktisura, janë kryer të gjitha proce...
20/05/2026

Në kuadër të nismës për evidentimin dhe trajtimin e mjeteve të konsideruara si të braktisura, janë kryer të gjitha procedurat ligjore përkatëse dhe janë respektuar afatet e parashikuara legjislacionin në fuqi. Në vijim të këtij procesi, mjetet e listuara do t’i dorëzohen Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të marrëveshjes dhe procedurave përkatëse ligjore!

19/05/2026

Policia Bashkiake vijon aksionin e intensifikuar për evidentimin dhe largimin e automjeteve të braktisura të cilat zënë hapësirat publike dhe dëmtojnë funksionalitetin e qytetit.

📌 Janë respektuar të gjitha afatet ligjore, janë dërguar njoftime individuale për çdo mjet, si dhe janë afishuar njoftimet në njësitë administrative.

📌 Mjetet e konstatuara po bllokohen dhe pas afateve do të transportohen në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet institucionale.

⚠️ U bëhet thirrje të gjithë pronarëve apo poseduesve të mjetit: kush e ka braktisur dhe ka parkuar duke zënë hapësirën publike, të marrë menjëherë masa për largimin e mjetit. Mosveprimi do të sjellë bllokim dhe masa administrative pa vonesë.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë për lirimin e hapësirave publike dhe garantimin e rendit në qytet.

Address

Rruga Petrela
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia Bashkiake Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia Bashkiake Tiranë:

Share