26/08/2026
⚖️ FJALOR JURIDIK | TË ARDHURA DHE PASURI TË PAMJAFTUESHME
A e dini kur një person konsiderohet se ka të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme për të përfituar ndihmë juridike falas?
📌 Sipas Ligjit nr. 111/2017, të ardhurat dhe pasuria vlerësohen në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj, duke marrë në konsideratë nëse personi jeton në familje, jeton i vetëm apo kërkon ndihmë juridike për një çështje kundër një anëtari të familjes.
👉 Nëse plotësoni kushtet e përcaktuara nga ligji, mund të keni të drejtë të përfitoni ndihmë juridike falas.
📞 Për më shumë informacion dhe orientim, telefononi 0800 10 10 ose drejtohuni pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore pranë jush.
Informohu. Njih të drejtat e tua. Përfito ndihmën që të takon.