09/06/2026
ZJARRET NË PYJE
----------------------
Sot pasdite (e martë, dt. 09) dhe nesër (e mërkurë, dt. 10) pritet nivel “I ULËT” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Qendër), Lezhë (Veri-Lindje), Durrës (Jug), Tiranë (Jug), Elbasan (Perëndim), Fier (Veri) dhe Berat (Veri-Perëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt. 09) dhe nesër (e mërkurë, dt. 10) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 26 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 09) dhe nesër (e mërkurë, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Për më shumë:
https://www.geo.edu.al/MonitoringForecast/Hydrologic_Meteorological_Forecast/Bulletin_on_Natural_Hazards/