16/02/2026
Publikojmë sot fjalën e koleges sonë të nderuar, Oficeres së Policisë së Shtetit, Komisare Edjona Dano, me detyrë Shefe e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në DVP Berat, mbajtur në podcastin e realizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të projektit tashmë të mirënjohur “Gratë në Uniformë”.
E lindur dhe rritur buzë detit, me ëndrra të mëdha dhe vizion të qartë për të ndërtuar një rrugëtim profesional dinjitoz, Edjona iu bashkua radhëve të Policisë së Shtetit në vitin 2012, duke nisur shërbimin si Oficere e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Fier.
Përgjatë viteve, ajo ka shërbyer me përkushtim në disa sektorë në DVP Berat dhe DVP Tiranë, duke u dalluar për profesionalizëm, integritet dhe vendosmëri në përmbushjen e detyrës. E pajisur me njohuri të qëndrueshme, vullnet për zhvillim të vazhdueshëm dhe guxim për të përballuar sfidat e profesionit, pas një procesi konkurrues dhe sfidues, Edjona ka hedhur hapa të sigurt në karrierën e saj.
Sot, me gradën Komisare, ajo ushtron detyrën e Shefes së Komisariatit të Policisë Kuçovë, pranë DVP Berat, ku çdo ditë angazhohet maksimalisht për sigurinë e komunitetit dhe për drejtimin me profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim të punonjësve që udhëheq.
Krenare që si anëtare e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo përfaqëson një model frymëzimi, force dhe integriteti për çdo kolege dhe për çdo vajzë që aspiron të veshë me dinjitet uniformën e Policisë së Shtetit.
This episode features Mrs. Edjona Dano, from the Albanian State Police. A powerful new podcast series celebrating the extraordinary women who serve their nat...