Aleanca Kuq e Zi/Sekretariati i Sportit i pare

Aleanca Kuq e Zi/Sekretariati i Sportit i pare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Aleanca Kuq e Zi/Sekretariati i Sportit i pare, Political Party, Skanderbeg Square 8, Tirana.

25/03/2018
Ju lutemi bashkatdhetare ngado qe te jeni, bashkohuni ketij tubimi perkujtimor, merrni me vehte vetem flamujt kombetar d...
15/02/2018

Ju lutemi bashkatdhetare ngado qe te jeni, bashkohuni ketij tubimi perkujtimor, merrni me vehte vetem flamujt kombetar dhe mos provokoni me flamuj te pakicave te Kosoves.
Bashkojuni kauzes se mbrojtjes se dinjitetit te flamurit tone kombetar qe u perdhos dje ne Prishtine!
Shperndajeni dhe ftoni miqte tuaj qe te gjithe se bashku ti tregojme politikes se sh*tur shqiptare qe shqiptaret jane bashke gjithmone dhe kane vetem nje flamur kombetar, ate kuq e zi!

Ju lutemi shperndajeni.Faleminderit!
14/02/2018

Ju lutemi shperndajeni.
Faleminderit!

Ku e more kete te drejte, kete kurajo, kete urdher per tu hequr shqiptareve krenarine, Ramush?

Klasa politike shqiptare dhe mbi te gjitha, shoqeria civile, duhet te reagoje menjehere per heqjen e flamurit te vetem shqiptar ne Kosove!
Kosova dhe qytetaret e saj jane se pari detyrim kushtetues per republiken e Shqiperise ashtu sic jane te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte kufijve administrativ te shtetit te sotem shqiptar.

Me nje vendim, perfundimtar per moslejimin e asnje simboli kombetar shqiptar ne territorin e republikes se Kosoves, sot ke poshteruar dhe ke shkelur mbi nderin dhe gjakun e qindra mijera shqiptareve te rene per flamurin kombetar, mbi djersen dhe nderin e te gjithe atyre qe me krenari kane mbajtur peshen e ketij flamuri mbi supe gjate perfaqesimeve dinjitoze nderkombetare neper bote, mbi gjakun e bashkeluftetareve te tu qe sot nje pjese te mallkojne nga qielli dhe nje pjese nga toka.

Eshte barre e rende te drejtosh nje shtet per nje njeri qe po tregon cdo dite dhe me shume se interesi kombetar nuk eshte aq i rendesishem sa interesi personal por eshte akoma me e rende te marresh persiper tu heqesh simbolin kombetar shqiptareve.

Te kemi mbeshtetur si ne ne New York ashtu edhe te gjithe shqiptaret anembane z. Kryeminister i Kosoves.
Sepse ishe dhe je nje perfaqesues i popullit shqiptar, nje ishkomandant i luftes per liri te popullit te Kosoves, nje pjesetar i nje familje me shume deshmore, dhe mbi te gjitha nje shqiptar i akuzuar padrejtesisht dhe i kerkuar per tu denuar nga nje gjykate e shtetit armik shume shekullor per shqiptaret.
Por ti i nderuar z.ish komandant c'do dite edhe me shume po tregon qe mund te shkelesh mbi parimet kombetare, mbi besen e dhene, mbi betimin ushtarak te dhene ne fillim te luftes, mbi gjakun e vellezerve te tu qe dhane jeten per flamurin kombetar dhe mbi gjakun e dhjetera mijera te tjereve qe dhane jeten per lirine e Kosoves dhe Shqiperise.
Dje kerkonim lirimin tend si shqiptar i akuzuar nga Serbia.
Sot kerkojme doreheqjen tende si kryeministri i vetem qe urdheroi uljen e flamurit shqiptar, te vetmit flamur shqiptar ne te gjithe Kosoven.
Ky eshte akti me i ulet qe ka bere ndonjehere nje politikan shqiptar.
Gjithcka ke bere deri me sot, i shumezon me zero.
Asgje nuk e legjitimon kete akt te peshtire antikombetar, as pjesenarrja juaj ne lufte, as humbja e pjesetareve te familjes tuaj.Ata rane per kete flamur dhe ti i mbulove me kete flamur qe urdherove te mos e shikosh me.

Te behesh legjende per tu kujtuar per mire duhet te punosh gjithe jeten c'do dite, c'do minute, por te behesh i keq, te mjafton vetem nje minute, vetem nje nenshkrim si ky sot.
Panvaresisht arsyeve, ti sot shkele cdo premtim, cdo parim, cdo te drejte kushtetuese dhe cdo vlere morale te shqiptareve.
Ti urdherove heqjen e flamurit kombetar shqiptar, te vetmen shenje shqiptare ne te gjithe Kosoven.
Me kete akt, ti dhe qeveria jote deshmuat qe nuk jeni per bashkim kombetar, por perfundimisht kerkoni sajimin e nje shteti multietnik te perhershem, me nje identitet te ri te rreme, duke i shtuar edhe sajimin e kombesise Kosovare.
Kjo gje eshte projektuar qe shume vite por askush nuk guxoi ta bente.
Ti me trimerine tende prej budallai guxove dhe e bere pa i llogaritur pasojat qe per hir te faktit i kalojne kapacitetet e tua intelektuale per ti kuptuar sa duhet.
Po te permend protesten vjet ne New York, per te te kujtuar qe ne cdo proteste ne bote per lirimin tend, ka patur vetem flamuj kombetar shqiptar dhe jo kombetar kosovar.
Deshmoret e rene jane mbuluar me flamurin kombetar shqiptar dhe jo me kete simbol me yjet e shpikura te shtetit tuaj imagjinar kosovar.
Me sa shikohet, c'do gje qe ti ke thene, c'do qe ke bere para zgjedhjeve ka patur vetem qellime populiste.
Gjuha jote me te cilen je rrit ti dhe familja jote, egziston vetem sepse je shqiptar dhe jo kosovar.
Republika e Kosoves qe ti sot e udheheq, don apo sdon ti dhe shume bukeshkale te tjere, eshte pjese e territorit te shtetit shqiptar, te shpallur i pamvarur me 28 Nentor 1912 nga Ismail Qemali.
Asnje bir ku... deri me sot, as Titoja dhe as Milloshevici, nuk kane guxuar ta ndryshojne kete, nuk kane guxuar ta ndalojne perdorimin e simbolit te vetem kombetar shqiptar.
Por ti Ramush Toptani, keqperdore besimin e popullit shqiptar qe te dhane per te administruar shtetin me te ri ne bote.
Mos harro qe ajo detyre eshte nje privilegj qe te jepet per ti sherbyer popullit dhe jo per tu pasuruar dhe as per te shperdoruar detyren ne sherbim te interesave te tua personale dhe sipas orekseve politike brenda dhe jashte territorit administrativ te republikes se Kosoves.
Dhe e fundit!
Republika e Kosoves, duke qene ne harten gjeografike te shpalljes se pavaresise nga Ismail Qemali, para se te jete shtet i Kosoves eshte pjese e shtetit te pare shqiptar.
Ai shtet i themeluar nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini, ne te gjithe territorin e tij ka per simbol flamurin kombetar shqiptar.
Republika e Shqiperise, ne kushtetuten e saj NENI 8, e ka te percaktuar qarte, mbrojtjen e te drejtave te shtetasve shqiptare dhe bashkekombasve shqiptare, jashte territorit te shtetit juridik shqiptar.
E drejta e bashkekombasve tane eshte e drejta themelore e perdorimit te simboleve kombetare.
Nese nuk mundesh te futesh ne histori per mire, mos kerko te futesh per keq.
Jam i sigurte qe populli i Kosoves eshte i ndergjegjshem per cfare po i kanoset dhe do te dije te reagoje ne menyre te drejte sipas veprimtarise tuaj duke mos e leshuar Kosoven ne duar te interesave antikombetare qe kerkojne ta bejne Kosoven sot si Greqine dje, duke i shpikur nje flamur, duke i sajuar nje histori dhe duke i krijuar nje identitet te rreme kombetar.
Sot nuk eshte koha e 1821 me, por eshte koha e internetit.
Mos guxoni te luani me flamurin, me gjuhen dhe me identitetin tone kombetar.
Uroj qe ky akt i ulet te sherbeje per te zgjuar nga gjumi shqiptaret anembane dhe te reagojne per te mbushur prishtinen dhe te gjithe Kosoven me flamujt tone kombetar.
Jo nje flamur sic ishte ne qender por cdo institucion shteteror duhet te kete flamurin kombetar.
16 republika si kjo qe udheheq ti, ka Gjermania, Italia gjithashtu, por te gjitha, krahas flamurit te republikes kane flamurin kombetar.

Protesta masive do te ndermerren deri ne rrezimin tuaj nga pushteti ne cdo vend ku ka shqiptare si dhe ne Kosove neqoftese nuk anullon menjehere aktin e moslejimit te flamurit kombetar shqiptar.
Eshte nevoje emergjente qe parlamenti i Kosoves te miratoje ligj te posaçem per perdorimin e simboleve kombetare krahas simboleve shteterore.
Parlamenti i Shqiperise duhet qe te pakten sot, te jete ne sherbim te kushtetutes se Shqiperise dhe te shprehet unanimisht per mbrojtjen e perdorimit te simboleve kombetare, si e drejte themelore kushtetuese per te gjithe bashkekombasit shqiptar qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise, perfshire edhe Kosoven.
Nese Shqiperia mbron te drejtat e shqiptareve qe jetojne sot ne Serbi, ne te njejten menyre duhet te mbroje edhe popullsine shqiptare qe jeton ne Kosove por me vetem nje ndryshim.
Ne Serbi duhet ti mbroje nga okupatori serb, ndersa ne Kosove nga okupatori shqiptar.
Kurre mos harroni qe shqiptaret festojne pavaresine e Kosoves si pjese e pandare e trungut te Shqiperise por jo si shtet me vehte. Disa te tjere festojne daten 28 Nentor si diten e shpalljes se pavaresise por ka mijera te tjere, ashtu si dhe une, qe nuk festojne pasi pavaresia e Shqiperise nuk eshte arritur kurre perderisa trojet shqiptare nuk jane te bashkuara sipas aktit te pavaresise.
Fatmir Bardhoci
President i Shoqates
" Bijte e Shqipes"
Actor, New York, USA

Aleanca e mafies antikombetare del hapur!Nese do te ishte neser nje proteste e organizuar nga shoqeria civile(ne fakt nu...
17/02/2017

Aleanca e mafies antikombetare del hapur!
Nese do te ishte neser nje proteste e organizuar nga shoqeria civile(ne fakt nuk egziston sepse jane te gjithe te politizuar qe ushqehen nga hambaret roze dhe blu te mbushur nga vjedhjet e djerses se emigranteve dhe te pasurise publike) une do te isha i pari qe do te protestoja.
Nese do te behej nje proteste per te shprehur pakenaqesine per ritmet e ngadalta te rritjes ekonomike,
per rritjen e kriminalitetit,
per moszbatimin e ligjit,
per kapjen e cdo qelize shteterore nga mafia e pushtetit,
per perjashtimin dhe heqjen e te drejtes se votes se me shume se gjysmes se popullsise shqiptare ne mergim,
per shkeljen e kushtetutes, moslejimin e votimit te emigranteve,
per mos denimin e politikaneve qe e shkaterruan Shqiperine etj etj,
une do te kisha ardhur ne kembe qe nga Amerika ne Tirane.
Por te mbeshtesesh nje proteste per te demtuar kundershtarin politik dhe te tentosh te marresh pushtetin me dhune, per orekse te disa politikaneve qe nuk e gezojne te drejten e pushtetit sepse kane humbur respektin ne popull, kjo eshte krim.
Dje kerkonin Saliun ne burg sot i "kane dhene pafajsine"
Dje e kerkonin Meten ne burg sot enderrojne ta kene per vehte mjafton te jene ne pushtet.
Nje proteste neser, qe do te organizohet edhe nga shoqata me emrin e pamerituar per shkak te akteve antikombetare, Aleanca Kuq e Zi.
Kreshniku i fushave, per interesat e tij manjake, per te folur njehere ne Kuvend, ka marre persiper ta"djegi"Shqiperine.
Dje me nje Parti, te drejtuar nga njerez me mend dhe me zemer atdhetaresh,
sot te katandisur ne nje shoqate qe vetem ne letra qendron Parti dhe mbush radhet e saj nga anetare te
PD-se, i eshte bashkuar koalicionit te PD, asaj qe nuk la gje pa i thene duke shpresuar qe te fitonte nje deputet ne zgjedhjet e para 4 viteve.
Parulla pseudoatdhetare do te kete me shumice neser, por njerez atdhetare aspak.
Njerezit qe e duan atdheun, protestojne paqesisht 4 vite dhe shprehin pakenaqesite e tyre per politikat qeverisese, punojne 4 vite dhe fitojne besimin e popullit qe ne zgjedhjet e ardheshme te marrin voten e tij.
Njerezit qe e duan atdheun, nuk jane pederaste, bashkepunues me pedofile qe duhet te ishin te izoluar prapa hekurave, qe hedhin fishekzjarre me tym me ngjyra neper rruget e Tiranes per te treguar destabilizim, por presin edhe 4 muaj dhe punojne per te fituar besimin e popullit.
Ata qe nuk fitojne dot me vote,
kerkojne ta marrin pushtetin me dhune!
Populli ne mase duhet ti bojkotoje keto funderrina qe po keqperdorin parimet demokratike, ne emer te nje partie me emer demokratik dhe po shkaterrojne imazhin e kombit ne emer te nje shoqate qe duhet te punonte per bashkimin e kombit dhe jo per interesa te uleta politike duke lepire ate qe ka vjellur per 4vite.
Si nje demokrat ne shpirt, por i keqqeverisur nga demokratet komuniste te maskuar qe vrane te gjithe ata qe kerkonin demokraci ne Shqiperi, ju bej thirrje te dashur miq qe ta bojkotoni kete proteste neser ne Tirane.
Ora e burgut per ata qe e shkaterruan Shqiperine po afrohet.
Kjo proteste ka si qellim destabilizimin e vendit dhe shpetimin e klikes mafioze te drejtuar nga Berisha.
Demokratet e vertete i kane vrare, i kane larguar nga Shqiperia, i kane manipuluar.
Ne Shqiperi sot ka vetem dy klasa politike, ajo qe mbi ngjyren e kuqe te komunizmit ka vene nje pelhure blu dhe tjetra qe ngjyren e kuqe te komunizmit e ka holluar me ngjyre blu dhe ka dal roze!
Shqiperise sot i duhen demokrate, atdhetare, i duhen ata qe duan nje Shqiperi si gjithe Evropa, i duhen Bijte e tyre qe ua kane tretur rrugeve te botes, ata qe qellimisht i bejne te ndjehen te huaj ne vendin e tyre.
Nje qeveri me bijte tuaj me te mire, te rinj intelektuale te shkolluar ne universitetet me te mira ne bote, njerez qe nuk e njohin komunizmin, nuk e njohin Korrupsionin, nuk e njohin blerjen e votave me leket e Serbeve dhe Grekeve, me leket e fituara nga malet me hashash, me leket e vjedhura nga bankat, rezervat e emigranteve te fituara me shume djerse dhe gjak rrugeve te botes, njerez qe duan ti qojne ne vend parimet demokratike te te vrareve nga dora e ketyre maskarenjve qe mbajne Shqiperine peng, si Azem Hajdari, Sokol Olldashi etj.
Kreshnik, larg duart e pista nga Shqiperia!
Aleanca Kuq e Zi eshte e shqiptareve jo prone personale e jotja.
Aleanca te mbeshteti sepse kerkoje drejtesi dhe Berishen ne burg.
Tani ti shkele parimet baze, je bere vete per burg! Je bere nje me kriminelin qe e padite vete!

Eshte epoka e nacionalizmave!C' do shtet, perfshire edhe Ameriken demokratike po drejtohet nga nacionaliste.Ne shtetet m...
31/01/2017

Eshte epoka e nacionalizmave!
C' do shtet, perfshire edhe Ameriken demokratike po drejtohet nga nacionaliste.
Ne shtetet me te forta evropiane, Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Greqia po drejtojne ose po kerkojne te marrin pushtetin forcat politike me bindje te theksuara atdhetare-nacionaliste.
Te vetmit ne rajon jemi ne, qe edhe pse na duhet domosdoshmerisht nje zgjidhne patriotike per te mbijetuar si komb, per tu bashkuar perfundimisht pas me shume se nje shekulli te ndare ne 6 shtete, nuk kemi asnje udheheqes te denje atdhetar.
Sot me shume se kurre kerkohet nje Parti politike me program Patriotik- Atdhedashes.
Edhe nje parti qe u krijua, nuk doli dot nga mentaliteti i nje grupimi tifozesh dhe sic e tha dikush nga nje Parti Shqiponjash u shnderrua ne nje parti Sorrash, por tani ne zogj pulash.
Gjithsesi, c'do e keqe e ka nje te mire!
Aleanca Kuq E Zi, zgjoi ndjenjen atdhedashese tek shqiptaret dhe i tregoi elektoratit shqiptar se ka nje shumice shqiptaresh qe duan nje parti kombetare e cila ne programin e saj ka nje bashkim kombetar dhe interesat madhore te kombit shqiptar.

Fatkeqesi qe kjo parti nuk i rezistoi kohes, presioneve dhe aq me keq, u kap per bishti nga ata qe e krijuan dhe sot ngaqe i doli boja e lyer me te kuqe dhe me te zeze, duket qarte se ishte Blu.
Nje Blu e tille qe po ta gervishesh pak poshte saj del e kuqe e forte me e forte se kjo Mavia e Partise socialiste e cila nuk eshte gje tjeter pervecse E kuqe e holluar me uje.

Respekt per ata drejtues te nderuar te sekretariateve qe dhane kontributin e tyre per ti dhene popullit shqiptar nje alternative tjeter qeverisjeje.
Vetem Fale tyre, kjo parti arriti sipas te gjitha sondazheve te ishte ne nivelin 13% duke ja kaluar edhe LSI, asaj qe po e mban peng zhvillimin e Shqiperise.
Me shume te drejte ata u larguan nga AK, jo per arsye se kerkonin poste ne qeveri por sigurte se kuptuan se Kreshnik Spahiu ishte vegel e Berishes.

Kjo foto eshte bere kur keta Njerez te zgjedhur dhe te nderuar e drejtonin AK.
Asnjehere tjeter, nga asnje parti politike e trete, nuk eshte mbushur bulevardi "Deshmoret e Kombit" nga Bashkia e Tiranes deri tek Universiteti me kaq shume njerez.
Ata kerkonin, doreheqjen e qeverise, dhe arrestimin e Kryeministrit te atyre qe Kreshniku fallco sot ju eshte bashkangjitur.
Kjo tregon me se miri per perdorjen e kesaj mase mbeshtetesish te cilet me shume te drejte, sot nuk jane me pjese e kesaj force politike.

Sot, ne fushen e betejes se politikes shqiptare, eshte krijuar nje realitet krejt ndryshe.
Kjo parti "Nacionaliste" eshte katandisur ne nje grup te vogel njerezish, te cilet kendveshtrimin e tyre e kane deri ne enderren e tyre per ta pare Kreshnikun e fushave duke folur ne parlament dhe ndonjerin nga ata si drejtues te ndonje drejtorie.
Keto mund te jene te mundeshme vetem ne rast se diten e zgjedhjeve do te bie bore.
Gjithsesi enderrat jane te bukura por njera besoj se do tju realizohet.
Ne parlamentin e ardhshem do ta kemi edhe nje "Kreshnik".

Duke ditur se disa persona, te cilet kane themeluar organizata politike, (disa jane mbyllur, disa egzistojne fallco), kane abuzuar me ndjenjen atdhetare, kane zhgenjyer mbeshtetesit me veprat e tyre aspak patriotike, me lindin disa pyetje shume natyrale dhe shpirterore:

A ka ngelur ndër Shqiptarë, njeri qe e don Shqiperine, me te mirat dhe me te keqijat e saj, njeri qe ne vend te pare vendos interesat e atdheut mbi interesat e pasurimit te tij personal?

A ka ngelur shprese tek shqiptaret qe ai vend mund te behet perseri?

Une mendoj se po, mund te behet!
Kerkohet nje force politike ndryshe nga c'do force tjeter politike. Nje force politike Atdhetare.
Ata ishdrejtues te AK qe ishin truri i kesaj partie jane nje pjese e atyre qe duhet te jene ne drejtimin e nje force politike te tille.
Kerkohet nje bashkim i shoqatave dhe individeve atdhetare, nacionaliste, per ta drejtuar Shqiperine ne rruge te drejte drejt nje qyteterimi evropian dhe per ta ndare njehere e pergjithmone nga kthetrat e forcave te erreta fetare Muslimane dhe Ortodokse, te cilat cdo dite dhe me shume po perhapin virusin e percarjes nder shqiptare.

Kerkohet nje revolucion gjithperfshires qe ti jape fund mosrespektimit te vullnetit te emigranteve, pjeses me te ndritur, me te cmuar dhe me te vuajtur te shoqerise shqiptare, Trurit te ikur, furnizuesit te vetem te buxhetit te familjeve shqiptare.
Vetem atehere Shqiperia do te behet!

Intervistë e mjeshtrit Ndërkombëtar 5 Dan Fatmir Bardhoci"Bijtë e Shqipes" Tiranë dhe Durrës, Lutemi shpërndajeni. Falem...
15/05/2014

Intervistë e mjeshtrit Ndërkombëtar 5 Dan Fatmir Bardhoci
"Bijtë e Shqipes" Tiranë dhe Durrës, Lutemi shpërndajeni. Faleminderit!

28/04/2013

Fjalimi i sekretarit te pergjithshem per sportet ne AK z.Fatmir Bardhoci

27/04/2013
Pamje nga konferenca per sportet ne Hotel Tirana International.Referon,Sekretari per sportet tek AK Fatmir Bardhoci
26/04/2013

Pamje nga konferenca per sportet ne Hotel Tirana International.Referon,Sekretari per sportet tek AK Fatmir Bardhoci

Address

Skanderbeg Square 8
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca Kuq e Zi/Sekretariati i Sportit i pare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share