Aleanca Konservatore Shqiptare mbron, evidenton, dhe promovon vlerat më të veqanta kombëtare si gjuha, historia, tradita, flamuri, integriteti territorial dhe tokësor, etj. Aleanca Konservatore Shqiptare synon përparimin shoqëror, forcimin dhe faktorizimin e popullit shqiptar kudo që ai ndodhet, nëpërmjet organizimit dhe mobilizimit të tij. Aleanca Konservatore Shqiptare ndjek dhe përpiqet të ndik
ojë ndaj ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike, duke u mbështetur vetëm në parimet e vlerave tradicionale konservatore.
5 janë shtyllat programore të lëvizjes tonë:
1. Ajo promovon familjen tradicionale, respektin për autoritetin, vlerat fetare dhe kulturën e kombit.
2. Liri individuale: AKSH konsideron lirinë individuale si një vlerë të rëndësishme. Ajo synon rolin minimal të shtetit dhe kufizimin e ndërhyrjes shtetërore në jetën private të qytetarëve.
3. Konservatizmi ekonomik: AKSH konsideron tregun e lirë dhe konkurrencën e lirë si një nga mjetet më të mira për zhvillim ekonomik duke promovovuar qeverisjen e kufizuar dhe nxitjen e iniciativës individuale.
4. Patriotizmi dhe sovraniteti kombëtar: AKSH vlerëson dhe promovon identitetin kombëtar dhe sovranitetin. AKSH mbron integritetin territorial, kulturën dhe gjuhën, ne përkrahim politika të ashpra të kontrollit të migracionit.
5. Konservatizmi fiskal: AKSH konsideron menaxhimin e fiskut të kujdesshëm dhe të kufizuar si një prioritet. Ne promovojmë uljen e taksave dhe kontrollin e shpenzimeve publike. Aleanca Konservatore Shqiptare nuk do reshtë së kërkuari dhe punuari për bashkim kombëtar,për ShqipërinëNatyrale.