31/05/2026
🗳️Përmbyllet analiza “Trajnimet e administratës zgjedhore në terren – sfida dhe zgjidhjet praktike: Dialog me trajnerët” organizuar nga KQZ Shqiperi me mbështetjen e Prezencës së OSBE (OSCE Presence in Albania) dhe në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës (Council of Europe Office in Tirana) në vend.
Në ditën e dytë, trajnerët e administratës zgjedhore të ndarë në grupe shqyrtuan dhe dhanë rekomandime mbi:
• qartësinë, përdorshmërinë dhe strukturën e manualeve të trajnimit;
• përshtatshmërinë e kurrikulës dhe kohëzgjatjes së trajnimit;
• nevojën për thjeshtim, përditësim ose riorganizim të materialeve;
• nivelin e standardizimit të metodologjisë së përdorur nga trajnerët;
• nevojën për udhëzime më praktike, skenarë konkretë, ushtrime dhe simulime;
• rekomandime për përmirësimin e trajnimeve të ardhshme dhe për forcimin e rolit të Qendrës së Trajnimeve.
Gjithashtu, u prezantuan gjetjet kryesore, çështjet që kërkojnë analizë të mëtejshme dhe rekomandimet paraprake që do të reflektohen në raportin e vlerësimit.
Me përfundimin e këtij aktiviteti, KQZ nis punën për hartimin e udhëzimeve për përmirësim dhe standardizim të kurrikulës dhe metodologjisë së trajnimeve qëllim rritjen e profesionalizmit, standardizimit dhe integritetit të administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.
Me kërkesë të KSHZ, Prezenca e OSBE mundësoi edhe një ekspert të posaçëm me eksperiencë misionesh të ODIHR, për thjeshtimin e materialeve të ardhshme të trajnimit në terren.🤝
Gjithashtu sot u shpërndanë eshe certifikatat për trajnerët e kuqlifikuar, pas një procesi të gjatë trajnimi dhe testimit të tyre praktik në terren.
Strategjia e KQZ-së për trajnimin e administratës zgjedhore, synon krijimin e një trupe trajnerësh të certifikuar, të cilët do të angazhohen në trajnimin e komisionereve të niveleve të dyta dhe të treta dhe do të ndikojnë në rritjen e profesionalizimit të administrimit zgjedhor nga KZAZ-të, KQV-të dhe GNV-të.