Librari Art's

Librari Art's Prane ***LIBRARI Art's*** mund te gjeni gjithmone.. Prane LIBRARISE tone mund te gjeni gjithmone..

LIBRIN E RI ARTISTIK,
HISTORIK,KLASIKET,
SI dhe LIBRIN PER FEMIJE
REVISTAT dhe SHTYPIN E DITES

“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një librari?” LIBRIN E RI ARTISTIK,HISTORIK,KLASIKET,SI dhe LIBRIN PER FEMIJE
REVISTAT dhe SHTYPIN E DITES

WELLCOME

Botim i ri 📖!ENCYCLOPÉDIEPERSONALITETET SHOIPTARE TÈ FRANCESENCYCLOPÉDIE~Les personnalités albanaises de France~Autori -...
11/06/2024

Botim i ri 📖!

ENCYCLOPÉDIE

PERSONALITETET SHOIPTARE TÈ FRANCES
ENCYCLOPÉDIE
~Les personnalités albanaises de France~
Autori - Mentor F Hoxha

Çmimi - 1500 Lekë

📌…Kjo enciklopedi èshtè enciklopedia e vetme e
shkruar deri mè sot pèr personalitetet shqiptare tè Francès nga lashtèsia deri ne
ditèt tona. Një libèr i ndarè nè dy kapituj.
Nè kapitullin e par me titull “SHQIPÈRIA NÈ FRANCÈ DHE FRANCA NE SHQIPERI” ka pjesè tè shkurtra nga 100 dosierët dhe artikujt studimorè qè autori
Ka botuar nga Franca nè gazetat ditore shqiptare
France- Shqipéri?, per diasporén
shqiptare nè Francè qè daton qè nè vitin 1429 kur qindra shqiptarë shkuan ne
Francè per tè luftuar perkrah Shenjtores dhe Heroinès kombètare tè Frances,
Jeanne ‘Ark, pèr piktakimet historike dhe miqèsinè qindravjeçare franko
shaiptare*, pèr rolin e Francès dhe tè 25 presidentève tê saj* nè ngjarjet me madhore ta historise së Shqipérisè dhe tè Kosovès’, pèr rolin e gjuhès frènge ne
hapèsiren mbarèshqiptare, per sheshet, rrugèt, shkollat dhe metrotè nè Francè me
emera shqiptarèsh”, per 50 personalitetet shqiptare tè dekoruar nga presidentèt e
Francès me Legjionin e Nderit”, per shqiptarèt qè luftuan perkrah mbreterve, perandorève dhe presidentève francezè, pèr 50 drejtuesit he ministrat e Shaipérise…📖




{

Tri bijat e EvësAutore - Elif ShafakI vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri ...
10/11/2023

Tri bijat e Evës
Autore - Elif Shafak

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.

Çmimi -1 200 L

Psikologjia e ParasëAutori - Morgan HouselParaja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit - zakonisht mës...
09/11/2023

Psikologjia e Parasë
Autori - Morgan Housel

Paraja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit - zakonisht mësohet si një fushë e bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë. Megjithatë, në jetën reale njerëzit nuk i marrin vendimet financiare në kompjuter.

Cmimi -1200 L

Botim i ri 📖!Kikiliciouss~50 receta për të gjithë familjen ~Ky libèr äshté një guidë e thjeshtë, e shpjeguar hap pas hap...
09/11/2023

Botim i ri 📖!
Kikiliciouss
~50 receta për të gjithë familjen ~

Ky libèr äshté një guidë e thjeshtë, e shpjeguar hap pas hapi pêr të
gjithe ata qé duan të shijojnè gatimin e embelsirave, por tremben nga
ideja se èshté shumè e vështirë.. …,

Çmimi - 2700 L

09/11/2023

…Disa nga librat ,që ndikojnë në zhvillim in tonë social dhe profesional.
….je gjithmonë ne kohë,të gjesh te vetja ,cfar ke për të përmirësuar dhe pse jo ndryshuar.. 📚📖🧠!

RËNIAAutori - Albert Camus~fragment ~*****Më thanë dikur për dikë që, për shkak se shoku i tij ishte në burg, flinte çdo...
08/11/2023

RËNIA
Autori - Albert Camus

~fragment ~

*****
Më thanë dikur për dikë që, për shkak se shoku i tij ishte në burg, flinte çdo natë në dyshemenë e dhomës së tij, që të mos gëzonte rehatinë që i ishte marrë shokut të tij. Kush, i nderuar zotëri, kush do të flinte për ne në tokë? A jam unë i aftë për një gjë të tillë? Do të doja të isha. Po, të gjithë do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë një ditë dhe ky do të jetë shpëtimi.

Por nuk është e lehtë, sepse miqësia është abstrakte ose të paktën e pafuqishme. Atë që dëshiron nuk mundet. Mos ndoshta, nuk e dëshiron aq sa e ka nevojë? A nuk e duam mjaftueshëm jetën? A e keni vënë re se vetëm vdekja na zgjon ndjenjat? Sa shumë i duam miqtë që sapo kanë ikur… apo jo? Sa shumë i admirojmë mësuesit tanë që nuk na flasin më, që e kanë gojën plot dhe! Respekti vjen më pas në mënyrën më të natyrshme, respekti që ata ndoshta kanë pritur nga ne gjatë gjithë jetës së tyre.

Por a e dini pse jemi gjithmonë më të drejtë dhe më bujarë me të vdekurit? Arsyeja është e thjeshtë! Ne nuk kemi asnjë detyrim ndaj tyre. Na lanë të lirë, mundemi t'u tregojmë respektin pas një kokteji dhe para takimit tonë me një dashnore të shijshme, me pak fjalë, kur të gjendet koha e lirë.

Nëse na detyronin të bënim diçka, do të na kërkonin t'i kujtonim, dhe kujtesa është e dobët. Jo, midis miqve tanë preferojmë të mërguarin e fundit, të vdekurin që na shkakton dhimbje, emocione, në fund të fundit veten tonë.

Dikur kam pasur një mik të cilin e shmangia shumë shpesh. Mërzitesha me të, dhe përveç kësaj, ishte moralist. Por kur ishte në fund të jetës, më gjeti përsëri - rrini të qetë. Kurrë nuk u largova nga ai për asnjë moment. Vdiq i kënaqur me mua, duke më shtrënguar duart.

Lëre pastaj kur vdekja është nga vetëvrasja! Zoti im, sa trazirë e ëmbël! Bie zilja e telefonit, zemra vërshon nga ndjenjat, fjalitë janë me dashje të shkurtra, por plot nënkuptime, dhimbja e përmbajtur dhe po, ka një dozë vetëfajësimi!
Çmimi - 1000 L

…Dy libra për secilin zhanër 🧐📚📖🧠….…hidhini një sy 📚 ,që akoma nuk janê bëre pjesë e bibliotekës tënde  📖!              ...
08/11/2023

…Dy libra për secilin zhanër 🧐📚📖🧠….
…hidhini një sy 📚 ,që akoma nuk janê bëre pjesë e bibliotekës tënde 📖!

Antologji e porzisë P***eVJEDHESI I GJUMIT (1)Jalal al-Din RümiPrej pafundësisë na vjen dashuria dhe në përjetësi mbetet...
08/11/2023

Antologji e porzisë P***e

VJEDHESI I GJUMIT (1)
Jalal al-Din Rümi

Prej pafundësisë na vjen dashuria dhe në përjetësi mbetet.
Ai që dashuri kèrkon, ikèn nga zinxhirèt e lindjes, te
vdekjes.
Edhe nesèr, kur ringjallja pèr tè gjithè do tè vije,
nuk do tè ringjallet zemra qè s'shijoi dashurine.
Papritur, e dashura e dalldisur m'u shfaq në derë.
Pastaj erdhi m'u ul pranè dhe piu një gotè verè.
I pèrhumbur e shihja flokèt duke i ledhatuar,
gjithè fytyra m'u bè sy dhe sytè m'u bènè duar.
Lèngu i jetès i dashurisè cdo sèmundje shèron,
nè shtratin e saj me trèndafilè asnjè gjemb nuk shikon.
Thone, qè tè shihen zemrat hapin ato njè dritare,
e pèrse na duhet neve, kur muret janè shembur fare?
………
Çmimi - 1000 L

"Hyra në librari dhe thitha atë aromë letre dhe magjie që, çuditërisht, askush nuk mendoi ta mbyllte në shishe." Carlos ...
07/11/2023

"Hyra në librari dhe thitha atë aromë letre dhe magjie që, çuditërisht, askush nuk mendoi ta mbyllte në shishe."

Carlos Ruiz Zafon | Loja e Engjëllit .
….📖

Botim i ri 📖!Abel Sançes : një histori pasioni Autori - Miguel De Unamuno"Abel Sancez" shtê një nga veprat métè ndjeshme...
07/11/2023

Botim i ri 📖!
Abel Sançes : një histori pasioni
Autori - Miguel De Unamuno

"Abel Sancez" shtê një nga veprat mé
tè ndjeshme tè Miguel de Unamunos,
që mund të lexohet si njè histori pasioni
apo si historia e niê pasioni. Përfaqson
pèrfshirjen në një menyrë te re narrative
në karrierèn romantike tè Unamunos:
ate tè rrêfimtarit. Kjo temè, që i pérket trashëgimise së kulturës dhe që eshte trajtuar prej letërsise në të gjitha zhanret,merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër,
pasi mund tè lexohet si varianti tjetér i
historise se Kainit dhe Abelit - nje histori
pasioni - ose si analiza e brendisé së një personazhi - historia e njé pasioni.
Edhe pèrtej kèsaj, Unamuno përpiqet te
depertojè në atë që, në dukje, është ves
historik zilie dhe cinizmi i spanjollève.
Çmimi - 800 L

Botim i ri 📖!Rini pa riniAutori - Mircea EliadeNgjarjet zhvillohen nè Bukuresht, nè vitin 1938. DominikMatei, njè akadem...
07/11/2023

Botim i ri 📖!
Rini pa rini
Autori - Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen nè Bukuresht, nè vitin 1938. Dominik
Matei, njè akademik qè e ka kaluar pjesën mè tè madhe tè jetès duke u pèrpjekur tè pèrfundojè nje vepèr tê
shtrohet nè spital pasi goditet nga rrufeja. Çuditërisht ai mbijeton dhe, nè mènyrè tè pashpjegueshme, fillon
kataklizmik qè i jep mundèsinè tè jetojè njè jetè tè re me
kapacitet intelektual befasues. Matei duhet tè ndryshoje
identitetin e tij, pèr tê mos iu nènshtruar eksperimenteve
njerèzore me anê tê goditjeve elektrike. Pèr kètè i duhet te nisê njè odise shumèdekadèshe nè disa shtete, në kerkim të përgjigjeve për pyetje thelbësore të jetes:
"Carè lè bejmè me kohèn?.
Çmimi - 800 L

BRETKOSANga - Aristofani"Bretkosat" èshté njè nga komedité më kryesore mbèrritur deri nè ditèt e sotme. Dionisi, i masku...
07/11/2023

BRETKOSA
Nga - Aristofani

"Bretkosat" èshté njè nga komedité më kryesore mbèrritur deri nè ditèt e sotme. Dionisi, i maskuar
si Herkuli, zbret n Had, me qëllim që tè ktheje
ne tokè Euripidin, sepse teatri athinas vuan
nderkaq nga mungesa e krijuesve tê pêrmasave të tilla. Pra, edhe Eskili e Sofokliu jane shpèrngulur nè Botèn e Poshtme. Pas shumè peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argétimeve dhe i teatrit, mbèrrin pérfundimisht
nè mbretèrinè e Plutonit, pikèrisht nè castin kur atje pèrgatitet zhvillimi i njè konkursi poezie midis
Euripidit he Eskilit.
Shpotités dhe sarkastik, mendimtar dhe endèrrimtar, rebel dhe i papajtueshèm,
Aristofani èshté, pa dyshim, pêrfaqésuesi
kryesor i komedisè antike dhe, sic vazhdon tè cilèsohet me të drejte, babai i ketij Iloji letrar.
Çmimi - 650 L

Address

Bulevardi Zogu 1 Rruga Haxhi Hysen Dalliu, Ish Stac Trenit
Tirana
1016

Telephone

042222645

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari Art's posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Librari Art's:

Share

Category

Letra Milenës… Franz Kafka i shkruan Milena Jesenskës

Milena Jesenska ishte e martuar kur, në vitin 1920 i shkroi Kafkës një letër ku i kërkonte të përkthente një nga librat e tij. Ajo letër ishte pikënisja e një korrespondence sa filozofike, aq edhe pasionante. Kafka vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre pasi Milena nuk pranoi të linte të shoqin. Pas vdekjes së Kafkës, letrat që shkrimtari i kishte dërguar Milena ia dha Max Brod-it, i cili i botoi në vitin 1952 me titullin “Letra Milenës”. Por letrat që Milena i dërgoi Kafkës nuk u gjetën, me shumë mundësi ishte shkatërruar.

Më poshtë është një prej letrave që Kafka i ka shkruar Milenës, ku shprehen të gjitha ndjenjat që ai përjeton:

“Sërish e shtunë. Ky shkëmbim letrash duhet të marrë fund, Milena, po na shkatërrojnë! Nuk mbahet mend se çfarë është shkruar apo përgjigjur, por gjithsesi ekziston gjithnjë ajo dridhja. E kuptoj shumë mirë mënyrën se si shkruan në gjuhën çeke, madje edhe qesh ndonjëherë, por zhytem në letrat e tua mes fjalëve dhe të qeshurave. Natyra ime është në përgjithësi ankthioze. Nuk arrij dot ta kuptoj se edhe pas letrave të dy ditëve më parë dëshiron ende të më takosh. E kuptoj lidhjen mes nesh (ti më përket mua, edhe pse nuk duhet të të shikoj më), e kuptoj edhe pse nuk bën pjesë në territorin konfuz të ankthit, por nuk njoh ndjenjën tënde ndaj meje, kjo i përket tërësisht ankthit. Dhe as ti nuk më njeh, Milena. Ajo që po ndodh është diçka monstruoze për mua, bota ime shembet dhe ringrihet dhe shikon se si mund të veprosh si duhet. Nuk ankohem për rënien, bota po shembej, ankohem për rindërtimin e saj, ankohem për forcat e mia të dobëta, ankohem për ardhjen në botë, ankohem për dritën e diellit. Si do të vazhdojmë të jetojmë? Nëse u përgjigjesh pozitivisht letrave të mia, nuk duhet të jetosh më në Vjenë, është e pamundur. Milena, për mua nuk je një zonjë, por një vajzë. Nuk kam njohur kurrë një grua që të ishte kaq fëmijë. Nuk do të guxoj të të j*p dorën, vajzë, dorën e pistë, konvulsive, me thonj, të pasigurt, të dridhur, përvëluese dhe të ftohtë”.