Propozimit tonë iu përgjigjën pozitivisht mbi 350 biznese në këto treva. Një fillim i mbarë që na nxit të shkojmë më tej në rrugën e sipërmarrjes krijuese. Me një solidaritet simpatik, Shtëpia Botuese BOTART, sipërmarrjet e këtyre qyteteve dhe komuniteti i të rinjve, hedhin në treg një nga produktet më interesante në fushën e botimeve: kartën e përfitimeve reale në përdorim të nxënësve dhe student
ëve shqiptarë në të gjitha shkollat dhe universitetet publike e private, brenda dhe jashtë vendit. Libri i Studentit dhe Student Club Card botohen sipas përvojës më të mirë në vendet e zhvilluara. Ato do të përdoren për një afat kohor 1-vjeçar. Me këtë kartë studenti do të ketë si përfitim të drejtpërdrejtë ulje reale gjatë blerjeve në të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit që kanë reklamuar produktet e tyre në faqet e librit. Libri dhe karta botohen me një tirazh mjaft të lartë, bazuar në pritshmërinë e komunitetit të të rinjve, i cili në Tiranë numëron rreth 200 mijë vetë. Çmimi i sh*tjes së librit do të jetë 500 lekë për studentët në Shqipëri dhe 5 Euro për studentët në Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera. Për një përdorim sa më praktik të tij, kemi zgjedhur botimin në format xhepi. Karta Student Club do të jepet falas për të gjithë ata që blejnë librin. Ajo është e personalizuar, me emrin dhe foton e përdoruesit, si dhe ka elementë sigurie që e bëjnë të pamundur çdo orvatje për falsfikimin e saj. Pra, karta nuk mund të përdoret prej askujt tjetër përveç mbajtësit. Aplikimi për të gjithë të interesuarit do të bëhet nëpërmjet faqes online www.studentclub.al , në rubrikën Anëtarësohu. Regjistrimi është i lejuar për cilindo që plotëson kriterin bazë: të jetë nxënës-student në një institucion arsimor publik ose privat. Postimi i fotos me e-mail është i detyrueshëm, sepse karta është vetjake. Secili prej anëtarëve të Student Club do të ketë faqen e tij të personalizuar në web, ku do të gjejë ofertat dhe informacionet që i nevojiten sipas fushës së interesit që ka zgjedhur. Informacionet personale garantohen në bazë të ligjit për mbrojtjen e tyre. Përveç uljeve të publikuara në Librin e Studentit, klientët e Student Club Card do të përfitojnë edhe nga ofertat e tjera që do t’u dërgohen me e-mail gjatë vitit në vazhdim nga kompani dhe biznese të ndryshme, që kanë shprehur interes për të bashkëpunuar në këtë projekt. Web-i www.studentclub.al do të jetë vazhdimisht në dispozicion të sipërmarrjeve që dëshirojnë të bëhen pjesë e komunitetit të biznesit që ofron një ulje të posaçme për studentët dhe nxënësit.