11/09/2026
🇦🇱 PËRFUNDON KURSI 5-DITOR “TERMINOLOGJIA SAR DHE KOORDINIMI OPERACIONAL”
Sot u përmbyll me sukses kursi 5-ditor “Terminologjia SAR dhe Koordinimi Operacional”, i zhvilluar nën drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSH/RCC-TIRANA).
Në trajnim morën pjesë pilotë dhe përfaqësues të strukturave të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Migracionit, Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, AKISA, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
🎯 Qëllimi ishte forcimi i njohurive mbi terminologjinë SAR, koordinimin operacional, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe marrjen e vendimeve gjatë operacioneve të Kërkim-Shpëtimit.
Trajnimi u përmbyll me një Tabletop Exercise (TTX), ku pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi dhe gatishmërie.
🤝 Të gjithë së bashku për një mision të përbashkët – për të shpëtuar jetë!