28/05/2026
Profesionistët e shëndetit nuk kanë vetëm një rol human, por edhe një detyrim ligjor për të mbrojtur dhe raportuar rastet e dhunës.
Një pyetje e bërë me kujdes, një dëgjim pa gjykim dhe një referim në kohën e duhur mund të bëjnë diferencën mes frikës dhe sigurisë për një grua apo vajzë që përjeton dhunë.
Kristiana Tusha, një nga këshillueset e ka treguar më shumë duke u përgjigjur disa pyetjeve mbi funksionimin e këtyre hallkave.
📞 116117 Linja Kombëtare e Këshillimit për Gra dhe Vajza.
Shërbim falas, konfidencial dhe 24/7 për mbështetje, këshillim dhe referim.
Së bashku ndërtojmë një rrjet mbrojtjeje dhe besimi për çdo viktimë të dhunës.
Ky postim është shpërndarë në kuadër të projektit “Forcimi i Hallkës së Parë: Identifikimi i Dhunës përmes Kujdesit Shëndetësor”, i zbatuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (operator i Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza), në kuadër të projektit AGORA, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
#116117 StopDhunës