RADIO TIRANA

RADIO TIRANA Tel: 04 222 47 05
Radio Tirana filloi transmetimin më 28 nëntor 1938. ttp://www.rtsh.al/?fq=radio https://sq.wikipedia.org/wiki/Radio_Tirana

Radio Tirana filloi transmetimin e emisioneve më 28 nëntor të vitit 1938, Mbreti Zog përmes një ceremonie inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri me fuqi 3 kilovat dhe me valë të shkurtra 40 metra e pagëzuar me emrin Radio-Tirana. Në mikrofonin e kësaj radioje kanë kaluar zëra nga më të njohurit në artin dhe kulturën shqiptare si Marije Kraja (soprano), Tonin Guraziu (pianist), Tefta Tas

hko Koço (soprano), Lola Gjoka (soprano), Dhora Leka (redaktorja e parë) , Kaliopi Plasari (spikerja e parë), Haki Bejleri (spikeri i parë), Viktori Xhaçka, Kristaq Andoniu, Sterio Spase, Mihal Popi, Besim Lubonja, Kadri Roshi, Reshat Arbana, Vera Zheji, Piro Naçe, Hamdi Sulçebej e mjaft të tjerë. Radio Tirana ka qenë "Akademia" e parë e gjuhës letrare shqipe duke e ruajtur dhe kultivuar atë. Përmes emisioneve të saj informative njohëse, edukative dhe kulturore, ajo ka luajtur një rol të pa zëvëndësueshëm në përçimin e vlerave kulturore të popullit shqiptar. Veç vlerave të saja artistike e kulturore, kjo radio përmban një vlerë kombëtare, arkivin në të cilën ndodhen zëra unike siç është një fjalim i poliedrikut shqiptar Fan Stilian Noli si dhe zëri i 'ambasadorit' të artit shqiptar Aleksandër Moisiu.

27/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sot është Kurban Bajrami, dita e solidaritetit dhe e ndihmës ndaj atyre që kanë më pak. Ku harxhohet më shumë energji dhe buxhet sot: te përgatitja e festës apo te ndarja e gëzimit me ata që nuk munden?

26/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas studimeve të fundit, njerëzit po shpenzojnë më shumë për status social se sa për nevojë. A keni marrë ndonjëherë kredi ose borxh vetëm për të blerë një makinë të shtrenjtë ose pushime luksoze?

21/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Studimet thonë se thashethemet me miqtë e bëjnë marrëdhenien më të ngushtë. A ndani të njëjtin mendim me gjetjet e këtij studimi?

​A) Po, terapi antistres e na bashkon
​B) Jo, është toksike

20/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Trajneri brazilian Sylvinho ka mbyllur kontratën me Kombëtaren Shqiptare. Si e vlerësoni punën e tij?

19/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas psikologëve, telefonata e papritur kërkon vëmendje të menjëhershme dhe reagim në kohë reale, gjë që rrit nivelet e stresit. A është mungesë edukate të telefonosh dikë direkt pa i shkruar më parë "A mund të të telefonoj?"

18/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Çfarë ju pëlqeu më shumë nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision këtë vit?

A) Kënga dhe mesazhi i saj
B) Vokali i Alisit
C) Performanca skenike

08/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sa të frikësuar ndiheni nga lajmet e fundit për shfaqjen e rasteve me Hantavirus?

A) ​Shumë, duhet kujdes i shtuar
B) ​Deri diku, por nuk ka vend për panik
C) ​Aspak, më duket diçka e lokalizuar

07/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas studimeve të fundit, shpenzimet e padukshme janë "vjedhja" moderne e parave, siç janë abonimet ose shpenzimet automatike nga karta dhe kafet e përditshme jashtë. Për ju, cila është "vjedhja" më e madhe moderne e parave?

A) Abonimet mujore
B) Kafet e përditshme jashtë
C) Tjetër

06/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Studimet e fundit e lidhin përdorimin e celularëve nga të miturit me një sërë problemesh neurologjike, psikologjike dhe arsimore. A duhet t'u ndalohet celulari fëmijëve nën 16 vjeç me ligj?

A) Po, shkatërron trurin
B) Jo, është mjet edukimi

05/05/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë kërkuar të rishikohet praktika e arrestit me burg, në rastet kur mund të zëvendësohet me masa alternative. E vlerësoni të drejtë?

Address

Adresa: Rruga Ismail Qemali № 11, Tiranë
Tirana
1000

Telephone

042224705

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RADIO TIRANA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to RADIO TIRANA:

Share