Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Autoriteti Kombetar i Ushqimit Kjo eshte faqja zyrtare e Autoritetit Kombetar te Ushqimit

INSPEKTOHET ECURIA E PUNIMEVE TË LABORATORËVE RAJONALË TË AKU-SË NË DURRËS DHE VLORËDrejtori  I Përgjithshëm i AKU-së Z....
25/03/2013

INSPEKTOHET ECURIA E PUNIMEVE TË LABORATORËVE RAJONALË TË AKU-SË NË DURRËS DHE VLORË


Drejtori I Përgjithshëm i AKU-së Z.Artan Gjergji dhe drejtues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe të Drejtorive rajonale përkatëse, kanë inspektuar ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e laboratorëve rajonalë të Qarkut të Durrësit dhe të Vlorës.
Gjatë inspektimeve për rindërtimin e këtyre laboratorëve Z Artan Gjergji u shpreh se “për nga vetë rëndësia që kanë këto laboratore në kryerjen e analizave të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore për ngarkesat mikrobiologjike dhe ato fiziko-kimike të tyre, nevojitet që këto laboratore të kenë standardet dhe kushtet e krahasueshme me ato të laboratorëve europianë”.
“Prandaj në këto kushte kërkoj që punimet të bëhen konformon standardeve europiane dhe afateve të caktura”, theksoi Drejtori I Përgjithshëm I AKU-së .
Kompania Proplan është kompania mbikësqyrëse e këtij projekti , i cili është e financuar nga fondet e Komisionit Europian.
Vlen për t’u theksuar fakti se në të gjithë territorin e vendit do të rindërtohen gjithsej 9 laboratorë deri në fund të vitit 2013, të cilat do të inspektohen për ecurinë e punimeve të tyre në ditët në vijim nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së

Qumeshti me Aflatoksine???MBUMK: Panik i tepruar, nivelet jane larg rrezikutLexoni artikullin e plote ketu: http://noa.a...
01/03/2013

Qumeshti me Aflatoksine???

MBUMK: Panik i tepruar, nivelet jane larg rrezikut

Lexoni artikullin e plote ketu: http://noa.al/news/artikull.php?id=285767

Tiranë, 1 mars 2013, NOA.al- Ministria e Bujqësisë ka dalë në një qëndrim zyrtar lidhur me qumështin e kontaminuar nga alfatoksina. ZyrtarÃ

Te ftuar ne "Mengjes me Endrin" ne A.S televizion, Altin Goxhaj Kryetar i ZMK, Vigan Dervishi Drejtor i Primalat dhe Dr....
28/02/2013

Te ftuar ne "Mengjes me Endrin" ne A.S televizion, Altin Goxhaj Kryetar i ZMK, Vigan Dervishi Drejtor i Primalat dhe Dr.Prof. Nefail Biba...

Sqarohet me se miri situata e qumeshtit, jane terhequr nga tregu partite e ngarkeses qe dyshohet me perqindje te larte aflatoksine...

Ndiqeni te plote ketu:

http://webtv.albanianscreen.tv/pages/videot/mengjes_me_endrin__27022013/ALB

Drejtori i Sigurise Ushqimore prane MBUMK, Gani Moka, ne Wake Up, Top-Channel: Jane marre te gjitha masat per sigurine e...
28/02/2013

Drejtori i Sigurise Ushqimore prane MBUMK, Gani Moka, ne Wake Up, Top-Channel: Jane marre te gjitha masat per sigurine e konsumatorit

Ndiqeni te plote ketu:

http://top-channel.tv/video.php?id=23432

26/02/2013

AKU merr masat per qumeshtin e dyshuar me aflatoksine

Në vijim të komunikimit dhe bashkëpunimit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka patur me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e AKU ka reaguar gjatë ditëve të fundit për të verifikuar dyshimet për gjetjen e Aflatoksinës në sasitë e qumështit të prodhuar në Shqipëri, me destinacion EKSPORTIN (kryesisht drejt Kosovës).

Rezultatet e analizave paraprake (e theksoj, paraprake) që u bënë gjatë së hënës në laboratorët e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë na bëjnë të dyshojmë për përmbajtje mbi normat e lejuara nga Bashkimi Europian, të Aflatoksinës në partitë e kontrolluara të disa subjekteve shqiptare dhe atyre të importit. Këto rezultate mbeten paraprake, pasi ISUV ende nuk është laborator i akredituar për analizat e Aflatoksinës.

Pavarësisht kësaj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke menduar së pari për sigurinë e konsumatorit shqiptar, ka zhvilluar dje me urgjencë një takim me subjektet në fjalë dhe po brenda ditës së djeshme, dt 25 shkurt, u ka kërkuar atyre që të tërheqin vullnetarisht të gjitha produktet e dyshuar për përmbajtje Alfatoksine nga tregu, deri në përfundimin e analizave mbi të gjitha partitë e mallit që janë gjendje në magazina apo në rrjetin shpërndarës.

Gjithashtu, ne do të marrim të gjithë masat që këto analiza që janë kryer tashmë, por edhe ato që do të vijojmë të kryejmë, të konfirmohen në laboratorë të akredituar nga Bashkimi Europian. E marrim këtë masë, për arsye se as laboratorët e Shqipërisë dhe as ata të Kosovës, ende nuk janë akredituar për kryerjen e analizave të mykotoksinave.
MBUMK dhe AKU kanë nën kontroll të plotë situatën. Nga të dhënat paraprake, gjykojmë që shkaqet të jenë të karakterit sezonal për arsye se institucionet tanë e kanë mbajtur vazhdimisht nën monitorim këtë industri dhe kanë zbatuar me përpikmëri Planin Kombëtar të Mbetjeve, për të cilin raportojmë çdo vit në Bruksel. 17 analizat e kryera vetëm për Aflatoksinën në zbatim të këtij plani për vitin 2012 kanë rezultuar negative.

Dua të sqaroj opinionin publik se në shtete të ndryshme normat e lejuara të Aflatoksinës janë të ndryshme. Dua të sjell shembullin e SHBA-ve, të cilat kanë një normë të lejuar 10 herë më të lartë se norma e BE-së dhe e Shqipërisë. Dhe rezultatet e analizave mbi të cilat është ngritur dyshimi ynë tregojnë një normë shumë më të ulët se sa ajo e lejuar në SHBA.

Dua të përfitoj nga ky rast që falënderoj autoritetin homolog të Kosovës, me të cilin bashkëpunojmë ngushtësisht, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe ruajtjen e standardeve të sigurisë ushqimore në tregjet respektive. Po kështu, një falënderim të veçantë dua t’u bëj mediave të të dy vendeve tona, për sensibilizimin e tyre qytetar, për çështjet me ndjeshmëri të madhe për publikun.

Address

Rruga Muhamed Gjollesha Nr. 56
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kombetar i Ushqimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti Kombetar i Ushqimit:

Share